Bilall ibën Ribah
Bilal ibn Rabah (Arabisht: بلال ابن رباح, 580-640) ose Bilal el-Habeshi, ishte etiopian me origjinë nga Habesha, shoqërues i pejgamberit Muhammed (paqja qoftë mbi të) i cili ka lindur në Mekë dhe konsiderohet myezini i parë i zgjedhur nga vetë pejgamberi (paqja qoftë mbi të).
Bilall ibën Ribah بِلَال بِن رَبَاح | |
---|---|
U lind në | 580 e.r. |
Vdiq | 2 mars 640 (59-60 vjet) |
Njohur për | Duke qenë muezini i parë në historinë islame |
Bashkëshorti/ja |
|
Prindër |
|
Jeta e hershme
RedaktoBilal ibn Rabah lindi në Hejaz në vitin 580.[1] Babai i tij Rabah ishte rob arab prej fisit Banu Jumah, ndërsa nëna e tij Hamamah, ishte princeshë Abisinisë (Etiopisë së sotit) e cila u kap pas ngjarjes së Vitit të Elefantit dhe u bë robëreshë. Sipas një rrëfimi tjetër, Hazret Bilali lindi në Surat, që ishte një zonë e afërt me Jemenin dhe Abisininë, ku shumica ishin njerëz të racave të ndryshme.[2]
Bilali lindi si rob dhe nuk kishte zgjidhje tjetër veq që të punojë për zotërinë e tij Umayyah ibn Khalaf. Nëpërmjet punës së vështirë, Bilali u bë rob i mirë dhe i'u besua çelësat për idhujtë e Arabisë. Për shkak racizmit, Bilali nuk kishte të drejtë të kishte pozitë të lartë në shoqëri.[1]
Konvertimi në Islam
RedaktoKur Muhammedi (paqja qoftë mbi të) filloi të predikonte mesazhin e islamit, Bilali hoqi dorë nga idhujtaria dhe u bë një nga konvertuesit e hershëm në besim.[3]
Kur zotëria e tij Ummayyah ibn Khalaf e morri veshë, ai filloi ta torturonte Bilalin.[1] Pasi Ebu Xhehli e nxiti, Ummayah e lidhi Bilalin dhe e tërhiqte zvarritur rreth Mekës[3] dhe fëmijët talleshin me të.[3] Bilali refuzonte të largohet nga Islami dhe e pësëriste fjalën "Ahad, Ahad" (Zoti është një).[3]
Ezani
RedaktoMuhammedi (paqja qoftë mbi të) zgjodhi Bilalin si muezinin e parë.[4] Edhe pse ka versione të ndryshëm mes Sunnive dhe Shiave në lidhje se si u vendos të jetë ezani, por të dy pranojnë që Bilali ishte muezini i parë.
Mendimi i Sunnive
RedaktoThuhet në një traditë sunnite se një nga sahabët e sugjeroi Muhammedin (paqja qoftë mbi të) që ezani të jetë me buri ose me zile, por Muhammedi (paqja qoftë mbi të) nuk pranoi, pasi që ai nuk deshi të merrte traditën jehude dhe krishtere.[5] Një ditë, Abdullah ibn Zijed erdhi te Muhammedi dhe i tha se kishte parë në ëndërr një zë të njeriut e thirrte ezanin.[5] Përveç kësaj, njeriu i'a mësoi Abdullahut fjalët e ezanit. Historianët tregojnë që Muhammedit e pëlqeu.[5] Pastaj Muhammedi i'a mësoi Bilalit ezanin.[5]
Mendimi i Shiave
RedaktoSipas shiave, Ezani i'u shpall Muhammedit ashtu siq i'u ka shpall Kurani el-Mexhid. Sipas traditave shiite, engjëlli që i'a mësoi Muhammedit se si të kryente lustrime përgatitore për lutjet dhe si të kryenin lutjet, gjithashtu i'a mësoi atij ezanin.[5]
Vdekja
RedaktoNë lidhjen me vdekjen e Bilalit, kjo ka qenë debat mesin e historianëve. Disa thojnë se ai ka vdekur në vitin 638, ku disa të tjerë thojnë se ai ka vdekur në vitin 642. Thuhet se Bilali ishte 63 vjeçar kur vdiq.
Shumica e dijetarëve thojnë se varri i Bilali ndodhet në Bab al-Saghir në Damaskë, Siri. Sidoqoftë është një varrë tjetër në periferi të Amanit, Jordani, në një fshat të quajtur "Rabahiya". Varri duke si falltore e ndërtuar për nder të Bilalit.
Dijetari sunni El-Sujut ka shkruar në librin e tij Historia e Halifëve:
"Bilali vdiq në Damaskë në vitin 17 ose 18 pas hixhretit, por disa thojnë se ai ka vdekur 20 ose 21 pas hixhretit kur ishte 60 vjeç. Disa thojnë se ai ka vdekur në Medine, por kjo është gabim. Kështu është në al-Isabah dhe vepra të tjera të tilla si Tahdhib i Imam Neveviut.[6]
Kur gruaja e Bilalit e kuptoi se vdekja qenka afruar Bilalit, ajo u bë e pikëlluar.[7] Thuhet se ajo qajti dhe tha:
"Sa vuajtje e dhimbshme!"[7]
Megjithatë, Bilali kundërshtoi opinionin e gruas së tij duke deklaruar,
"Përkundrazi, ç'fondë e lumtur! Nesër do të takoj Muhammedin dhe mikun e tij të dashur!"[7]
Pasardhësit
RedaktoThuhet se pasardhësit e Bilal ibn Rabah el-Habashi kanë migruar në vendin e Etiopisë në Afrikë.[8]
Referime
Redakto- ^ a b c Janneh, Sabarr. Learning from the Life of Prophet Muhammad (SAW): Peace and Blessing of God Be upon Him. Milton Keynes: AuthorHouse, 2010. Print. Pgs. 235-238
- ^ Ibn Sa’d (2017). “Et-Tabakat el-kubra”. Vëll. III. Beirut: “Kutub el-‘ilmijje”. fq. 174–175.
- ^ a b c d Sodiq, Yushau. Insider's Guide to Islam. Bloomington, Indiana: Trafford, 2011. Print. Pg. 23
- ^ Ludwig W. Adamec (2009), Historical Dictionary of Islam, p.68. Scarecrow Press. Quote: "Bilal, ..., was the first muezzin."
- ^ a b c d e Razwy, Ali A. A Restatement of the History of Islam & Muslims 570 to 661 CE. Stanmore, Middlesex, U.K.: World Federation of K S I Muslim Communities Islamic Centre, 1997. Print. Pg. 553
- ^ "Rijal: Narrators of the Muwatta of Imam Muhammad." Bogvaerker. N.p., 08 Jan. 2005. Web. 2013.
- ^ a b c Qušairī, Abd-al-Karīm Ibn-H̲awāzin Al-, and Abu'l-Qasim al-Qushayri. al-Qushayri's Epistle on Sufism: al-Risala al-Qushayriyya Fi 'ilm al-Tasawwuf. Trans. Alexander D. Knysh. Lebanon: Garnet & Ithaca Press, 2007. Print. Pg.313
- ^ Nasr, Seyyed Hossein. The Heart of Islam: Enduring Values for Humanity. New York, New York: HarperCollins, 2009. Print. Pg. 92