Hatixheja
Hatixheja (Arabisht: خديجة) ishte gruaja e Muhammedit. Ajo ishte gruaja e parë e cila u konvertua në Islam.
Hatixheja | |
---|---|
![]() |
JetaRedakto
Gjyshi i Hatixhes, Asad ibn Abd-al-Uzza ishte stërgjyshi i fiseve së Asadit nga fisi i Kurejshëve në Meke. Babai i saj, Huvejlid ibn Asad ishte tregtar. Hatixheja u bë tregtare e sukseshme. Ajo dhe Muhammedi ishin të martuar për njëzet e pesë vite. Edhe pas vdekjes së saj, Aisheja ishte xheloze që Muhammedi kishte besnikëri dhe dashuri ndaj saj. Hatixheja dhe Muhammedi kishin gjashtë fëmijë. Djali i tij i parë ishte Kasimi, i cili vdiq para se t'i mbushte dy vjetë. Pastaj ajo i'a lindi katër vajza, Zejnebi, Rukija, Umm Kulthum dhe Fatimen dhe në fund Abdullahin.
Kur u bë Muhammedi profet, Hatixheja ishte përkrahëse e tij, e ndihmonte atij. Ishte inkurajimi i saj që e ndihmonte Muhammedin në misionin e tij dhe për ta përhapur Islamin.
VdekjaRedakto
Hatixheja vdiq 10 vite pas profetcisë, ajo vdiq në Ramazan. Këto dhjetë vite, Muhammedi i quajti si vit i hidhërimit, poashtu xhaxhai i tij vdiq në njëjtin kohë. Thuhet se Hatixheja vdiq në moshë 65 vjet. Ajo u varros në Jannat al-Mu'alla në Meke.
FamiljarëtRedakto
DjemëtRedakto
- Abdullah ibn Atiq, ndoshta vdiq në foshnjëri.
- Hala ibn Abi Hala, ndoshta vdiq para vitit 610.
- Hind ibn Abi Hala, vdiq pas vitit 656.
- Kasim ibn Muhammed, vdiq para se t'i mbushte dy vjet.
- Abd-Allah ibn Muhammed, vdiq në fëmijëri në vitin 615.
VajzatRedakto
- Zejnebja, vdiq në prill 630.
- Rukija, vdiq nga një sëmundje në vitin 624.
- Umm Kulthum, vdiq në nëntor/dhjetor 630.
- Fatimja, vdiq në gusht 632 pas vdekjes së Muhammedit.
MotraRedakto
- Halah bint Khuwailid
KushërirëtRedakto
- Abd-Allah ibn Umm-Maktum
- Waraqah ibn Nawfal
MendimetRedakto
Mendimi i sunniveRedakto
Dijetari i sunnive Jusuf ibn abd al-Barr thotë se Hatixheja i'a lindi Muhammedit katër vajza dhe nuk ka ndryshim të mendimeve për këtë.
Mendimi i shi'aveRedakto
Sipas Shi'ave, Fatimja është e vetmja vajzë e Hatixhes dhe Muhammedit.