Xhennetul Muala
Xhennetul Muala (arabisht: جَنَّة ٱلْمُعَلَّاة, romanizuar: Jannah al-Muʿallāh, lit. "Xhenneti më i Lartësuar"), i njohur gjithashtu si Varrezat e Ma'la[1] (arabisht: مَقْبَرَة ٱلْمَعْلَاة Maqbarah al-Maʿlāh) dhe el-Haxhun (arabisht: ٱلْحَجُوْن Al-Ḥajūn) është një varrezë në veri të Xhaminë e Shenjtë, dhe afër Xhamisë së Xhinëve në Mekë, Arabia Saudite. Është vendi ku janë varrosur gruaja e Profetit Islam Muhamed, gjyshi dhe paraardhësit e tjerë.
Historia
RedaktoShumë nga të afërmit e Muhamedit u varrosën këtu para hixhretit të tij në 622.[2] Shumë kube dhe struktura janë ndërtuar ose rindërtuar mbi varre të njohura gjatë viteve. Varret në këtë varrezë u shkatërruan në vitin 1925, në të njëjtin vit kur varrezat e Xhenet el-Baki në Medine u rrënuan nga mbreti saudit, Ibën Saudi. Kjo ndodhi pavarësisht protestave të bashkësisë ndërkombëtare islame. Disa myslymanë shiitë vazhdojnë të mbajnë zi ditën që Shtëpia e Saudit shkatërroi faltoret në el-Baki, e cila është quajtur Yaum-e Gham ose Dita e Pikëllimit dhe protestojnë kundër prishjes së këtyre faltoreve nga qeveria saudite.
Njerëzit që u varrosën këtu
RedaktoFigura historike të varrosura këtu përfshijnë:
- Ebu Talib ibn Abdulmutalib, xhaxhai i Muhamedit dhe babai i Aliut
- Abdumenaf, stër-stërgjyshi i Muhamedit
- Abdylmutalib, gjyshi i Muhamedit
- Hatixheja, gruaja e parë e Muhamedit
- Rahmatullah Kairanawi, studiues mysliman indian i shekullit të 19-të dhe autor i Izhar ul-Haqq
- Imdadullah Muhajir Makki, një tjetër studiues mysliman indian i shekullit të 19-të
- Ebu Turab el-Zahiri, klerik mysliman i shekullit të 20-të
- Muhammad 'Alawi al-Maliki, klerik mysliman sunit i shekullit të 20-të
- Mulla Ali Qari Herawi, dijetar i famshëm sunit i komentimit të Kuranit, fikhut, teologjisë, gjuhës arabe
- Abdullah Ibn el-Zubejri, shok i Muhamedit dhe nipi i Aishes
- Esma bint Ebi Bekër, shoqëruese e Muhamedit dhe nëna e Abdullah ibn Zubejrit
- Kasim ibn Muhamed, djali i parë i Muhamedit dhe Hatixhes
Referime
Redakto- ^ Tütüncü, Mehmet (2015). "The Uppsala Makkah Painting: A New Source for the Cultural Topography and Historiography for Mecca". përmbledhur nga Buitelaar, Marjo; Mols, Luitgard (red.). Hajj: Global Interactions through Pilgrimage (në anglisht). Leiden: Sidestone Press. fq. 137–163. ISBN 978-90-8890-285-7.
- ^ Jannat Al-Mu'alla Cemetry - Makkah