Abdesi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(20 shkurt 2009) |
Abdesi ose avdesi nënkupton pastrimin e pjesëve të caktuara të trupit për kryerjen e ibadeteve të ndryshme fetare islame.
All-llahu xhele shanuhu e ka bërë abdesin kusht kryesor për faljen e namazit.Këtë mund ta vërtetojmë me fjalët e All-llahut xh.sh. ku thotë: "O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjt".[1]
Po ashtu në këtë rast mund ta përmendim edhe fjalën e Pejgamerit a.s. ku thotë: "Nuk e pranon Allahu namazin e ndonjërit nga ju deri sa ai të merr abdes".
- Larja e fytyrës (prej ku nisen flokët e deri në fund të nofullës, nën mjekër dhe prej veshit deri në veshin tjetër).
- Larja e duarve deri mbi bërryla.
- Mes-hi, një e katërta e kokës të fshihet me dorë të lagët, duke filluar prej pjesës së parme të kokës.
- Larja e këmbëve deri mbi nyje. Për të qenë abdesi i rregullt duhet të plotësohen këto kushte:
- Të mos pengohet depërtimi i ujit deri në lëkurë, p.sh. trupi të mos jetë i lyer me materie të yndyrshme, ose me llak që lyhen thonjtë.
- Uji që pastrohemi duhet ta përshkojë edhe pjesën më të vogël të trupit, në veçanti ata të cilët mbajnë unaza duhet ta rrotullojnë atë që të depërtojë uji nën të.
- Para se të marrim abdest, duhet t`i largojmë nga trupi të gjitha ato pengesa që e prishin abdestin, p.sh. në qoftë se të ka rrjedhur gjak, duhet të presim derisa të ndërpritet mirë gjaku, ose kur e kryen nevojën duhet të presim që të largohet mirë ndyrësia. E larë për abdes konsiderohet pjesa e trupit, kur nga ajo gjatë larjes pikojnë disa pika ujë.
Sunnetet e abdesit
RedaktoSunnetet e abdesit janë teprica mbi farzet që i ka bërë Pejgameri a.s. dhe ka kërkuar prej nesh që t'u bashkangjitemi veprave të tij. Ato janë:
- Të përmendurit e emrit të Zotit në fillim (të thuhet bismilah).
-Të vendos për marrjen e abdesit me nijet, jo me gojë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem thotë: "Veprat vlerësohen sipas nijetit". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
- Lajmë duart rreth shuplakës tri herë duke fërkuar mire deri në kyçe.
- Shpërlajmë gojën tri herë.
- Shpërlajmë hundën tri herë.
- Veshët të fshihen me duar të lagët. Pastrimin e veshëve e bëjmë duke prekur me gishtin tregues brendinë e tyre e me të madhin pjesën e jashtme të veshëve.
Kur ta përfundojë abdestin, sunnet është që ta thotë këtë dua :
"Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër pos All-llahut të Vetmit i Cili nuk ka shok dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij."
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem ka thënë:" Kush merr abdes në mënyrë të përpikt e pastaj thotë: Dëshmoj se nuk ka Hyjni tjetër pos All-llahut të Vetmit i Cili nuk ka shok dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij" i hapen tetë dyer të xhennetit dhe hyn nga cila derë të dëshiron." (Transmeton Tirmidhiu).
Mustehabet e abdesit
Redakto(Çfarë është e pëlqyeshme të veprohet gjatë abdesit.)
- Të lahet e djathta para të majtës.
- Të kryhet larja e abdesit sipas rregullave.
- Të vazhdojë mes-hi deri te qafa.
- Të mos flitet gjatë abdesit, (përpos disa lutjeve që lexohen).
- Gjat larjes së hundës, uji të merret me dorën e djathtë ndërsa ta nxjerim me të majtën.
- Më në fund të kthehet nga Kibla, të shqiptojë shehadetin e të thotë: O Zot më bëj si ata, të cilët bëjnë teube (pendim) dhe nga ata të cilët rregullisht pastrohen. Duke u bazuar në fjalën e Pejngamberit a.s. ku thotë:" Kush mer abdes e pastaj thotë Esh-hedu en lailahe il-lallah ve esh-hedu ene Muhammeden abduhu veresuluhu, i hapen atij tetë dyert e xhenetit, hyn në cilën derë dëshiron.”
(Gjërat që nuk janë të pëlqyeshme)
- Të derdhurit ujë pa masë.
- Të përplasurit e ujit gjat marjes së abdesit.
- Të bisedohet gjatë marjes së abdesit.
- Të kërkohet ndihmë nga dikush tjetër.
Çfarë e prish abdesin
Redakto- Kryerja e nevojës (të madhe ose të vogël), ose dalja e gazrave nga trupi.
- Nëse vjell me gojën plot përnjëherë.
- Nëse pështyn gjak, apo ndryshohet ngjyra e pështymës në të kuqe.
- Nëse fle i mbështetur, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, ku ti nuk ke qene i vetedijshëm. Pra te ka kapluar gjumi.
- Nëse humber vetëdijen, të bie të fiktë.
Uji me të cilim merret abdesi
Redakto- Duhet të jetë i pastër dhe me cilësi pastruese.
- Nuk lejohet që të merret abdes me ujë të ndotur.
- Nuk lejohet të merret abdes me ujë në të cilin kanë ndotur kafshët.
- Uji i detit, liqenit, lumenjve apo vendeve që uji qarkollon është I LEJUAR.
- Uji është i lejuar kur nuk i vjen erë (ndotjeje), është pa ngjyrë (dmth. nuk ka pisllëk në te).
Shartet e mesteve
Redakto- MES-HI MBI FASHË - (lidhëz) Në qoftë se kemi ndonjë varrë, plagë ose dregëz, të cilën nuk guxojmë ta lagim me ujë, dhe plaga gjindet në ato vende të cilat duhet larë gjatë abdesit, atëherë në vend të larjes do të marrim mes-h (me dorë të lagur e fshijmë plagën dhe kudo që larja shkakton dëme mund të zëvendësohet me mes-h. Nëqoftë se plaga gjithnjë pikon (rrjedh) atëherë për çdo kohë të namazit duhet marrë abdes të ri; gjatë kohës së atij namazi mund të falen shumë namaze tjera edhe pse plaga pikon.
- MES'HI MBI MESTE Islami si fe tolerante e ka lehtësuar për muslimanët, që në rastin e abdesit mund të mos i lajnë këmbët po të mbathin meste, sipas dëshirës. Ky është një lehtësim për njeriun dhe arsyetohet meqë këmba me meste më pak bie në kontakt me ndyrësirën. Ky lehtësim vlen sidomos në stinën e dimrit kur klima është e ftohtë dhe ata për të cilët punojnë tërë ditën; dhe janë të lejuar të mbathin meste, po ashtu mund të mbathin meste edhe të tjerët në qoftëse i plotësojnë kushtet e parapara.
- Farz : është që mes-hi mbi meste t`a përfshij pjesën e përparme të këmbës, fillon prej gishtave e përpjetë, me dorëne djathtë, pasi e kemi lagur e fshijmë këmbën e djathtë, dhe me dorën e majtë e fshijmë këmbën e majtë. Nuk pranohet që mes-hi të jetë anash ose nën këmbë.
- Kushtet e mesteve:
- Mestet t'i mbulojnë nyjet e këmbëve.
- Të mbathen pasi që të marrim abdes.
- Të mos jenë të grisura deri në masën e caktuar (që të duken tre gishtra).
- Pa lidhur të rrijnë të pëlqyera për këmbe.
- Që të mund të ecë me to, një largësi deri mbi gjashtëmijë metër (6 km).
- Të jenë të forta të mos depërtojë uji në to, dhe të jenë prej lëkure..etj. Koha që mestet mund të mbahen të mbathura: Ata që gjinden në shtëpitë e tyre, për ata mes-hi vazhdon një ditë e një natë (24 orë) prej kohës që e prish abdesin që e ka marrë në fillim të mbathjes së mesteve. Ndërsa për udhëtarin, koha e mes-hit vazhdon deri në tri ditë (72 orë). Udhëtarë sipas ligjit të Sheriatit islam konsiderohet ai njeri i cili e kalon një largësi prej (81 km) e më shumë larg vendit që jeton. (Sipas disa dijetarve mes-hi mund të mirret edhe mbi qorapë, te cilet janë sado pak te trasha e jo te tejdukshme)
Çka e prish mes-hin mbi meste
Redakto- Gjithçka që e prish abdesin e prish edhe mes-hin.
- Të qenurit xhunub (gjendja kur njeriu është i obliguar të lajë tërë trupin).
- Nxerrja e këmbës nga mestet, ose një pjesë më të madhe të këmbës.
Referime
Redakto- ^ "Wikibooks: El-Maide 6" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2006. Marrë më 13 gusht 2006.