Abdurrahman Pasha

Abdurrahman Abdi pashë Arnauti ose Bonati (turqisht: Arnavut Abdurrahman Abdi Paşa; 1616–1686/1687) ishte politikan dhe udhëheqës ushtarak osman me prejardhje shqiptare, i cili qe bejlerbeu i fundit i krahinës së BudinitHungarinë e sotme.

BiografiaRedakto

Nga fshati Çiçull,[1] ka qenë farefis i Hasan pashë Hoxhollit nga Dibra.[2] Më 1666 ka urdhëruar ndërtimin e një xhamie, një hamami, çeljen e shtatë krojeve, dhe ndërtimin e disa haneve, dyqaneve e urave; ndërtime në sajë të të cilave iu dha Peqinit statusi i kasabasë.[3]

Në vitin 1669 u bë aga i jeniçerëve, ndërsa më 1674 fitoi gradën e vezirllëkut dhe pozitën e valiut të Bagdadit. Prej atje më 1679 shkoi në Egjipt, kurse në vitin 1681 u emërua vali i Bosnjës. Në vitin 1682 ishte muhafiz (komandant) i kalasë së Kamenicës, kurse në vitin 1684 u bë vali i Budimit. Në vitin 1685 qe komandant i ushtrisë osmane në Hungari dhe po atë vit shkoi vali në Halep.[2]

Në vitin 1686 shkoi përsëri vali në Budim, ku duke qenë në këtë pozitë, u përball me mësymjen e një ushtrie të krishterë të përbërë prej afro 90.000 trupash me habsburgas, hungarezë, kroatë, gjermanë etj., më 2 shtator 1686, pas një rrethimi 78 ditësh, me një sulm të rreptë morën Kalanë e Budimit, ku mbeti i vrarë edhe bejlerbeu peqinas.[4]

Peqin ndërtoi Xhaminë e Sahatit dhe Kalanë e Peklinjes. Ai përveç vakëfeve që ka lënë në Peqin, ka rinovuar edhe tyrben e Ma’rûf’ul-Kerhi-t në Bagdad.[2]

ReferimeRedakto

LiteraturëRedakto

  • Machiel Kiel (1990). Ottoman architecture in Albania (1385-1912). Islamic art series. Band 5. Istanbul: Research Centre for Islamic History, Art and Culture. ISBN 92-9063-330-1. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Nehat Krasniqi (2017). Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale. Prishtinë: Instituti Albanologjik. ISBN 978-9951-24-055-0. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

CitimeRedakto

  1. ^ Fatos Salliu (20 dhjetor 2015). "Peqinasi që drejtonte ushtritë osmane". Shekulli (gazetë). Marrë më 21 shkurt 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c Krasniqi 2017, pp. 154-155.
  3. ^ Krasniqi 2017, p. 221.
  4. ^ Krasniqi 2017, pp. 102-103.