Adobe Photoshop
Adobe Photoshop (lexohet: Adob Fotoshop) është një program kompjuterik (software) që lejon manipulime të fotografive. Adobe Photoshop është njëri nga programet më te përhapura në botë dhe përdoret nga profesionistët, amatorët dhe fillestarët.
![]() | |
![]() dhe ![]() Figura 1: Adobe Photoshop CS3 në Mac OS X. Mund të dallohet Skënderbeu dhe flamuri shqiptar. Figura 2: Adobe Photoshop për Windows pamje e mjeteve punuese nga ekrani. | |
Zhvillues | Adobe Systems |
---|---|
Versioni i fundit | 2022 (23.4.1) / 16 qershor,2022 |
Sistemi operativ | Mac OS X, Microsoft Windows |
Përdoret për | Raster graphics editor |
Licenca | Proprietary |
Faqja zyrtare | www.adobe.com |
Adobe Photoshop është një makineri veglash informatike, një punishte e ndarë në laboratorë të ndryshëm për përpunimin, transformimin, transportimin, regjistrimin e veglave grafike. Programi ka një pasqyrim të laboratorit të fotografisë, me disa funksione plotësuese vizuale që mundësojnë përpunimin e fotografisë me metoda më të zhvilluara në këtë lëmi. Me ndihmën e veglave të programit mundësohet përcjellja e të dhënave tek aparatet periferike si printeri ose kamera.