Afrim Gashi
Afrim Gashi (maqedonisht: Африм Гаши; i lindur më 9 nëntor 1977, në Shkup) është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016, kandidoj si pjesë e lëvizjes BESA dhe u zgjodh deputet i legjislaturës 2016-2020 dhe më 9 mars 2019 emrin e partisë ta ribrendojë në “AlternAtivA” dhe aktualisht është kryetar i saj dhe u zgjodh deputet i legjislaturës 2020-2024 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.[1]
Shkollimi
RedaktoShkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindjen e tij, duke bërë betejë për hapjen e paraleles së mjekësisë edhe në Shkup.
Gjatë shkollës së mesme është marrë edhe me muzikë, ndërsa bashkë me grupin e tij kanë marrë pjesë edhe nëpër festivale të ndryshme.
Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës e mbaroi në vitin 2007, ndërsa aktualisht është në studime pasuniversitare në Institutin e Studimeve Juridike, Sociologjike dhe Politike në Shkup, në drejtimin e shkencave politike.
Puna në SHB “Logos-A”
RedaktoNjë kohë ka punuar edhe si redaktor në Shtëpinë Botuese “Logos-A”, ndërsa në opinionin është i njohur edhe si publicist, duke qenë aktiv me shkrime publicistike.
Themelimi i revistës Shenja
RedaktoNë vitin 2011 e ka themeluar revistën mbarëkombëtare “Shenja” dhe deri në vitin 2014 ka qenë kryeredaktor i saj.[2]
Themelimi i partisë politike Lëvizjen Besa dhe aktivitieti
RedaktoNga viti 2014 është aktiv edhe në politikë, duke e themeluar Lëvizjen Besa. Ai është nismëtar, projektues dhe ideator i saj, ndërsa një kohë e ka ushtruar edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të saj. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitin 2016, Afrim Gashi, është zgjedhur deputet, duke kandiduar në njësinë zgjedhore nr. 2
Themelimi i partisë politike AlternAtivA
RedaktoPas ndërhyrjeve së gjykatave shtetërore dhe pamundësisë së funksionimit politik, Afrim Gashi vendosi që më 9 mars 2019 emrin e partisë ta ribrendojë në “AlternAtivA” dhe aktualisht është kryetar i saj.[3] Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitin 2020, Afrim Gashi, është zgjedhur deputet, duke kandiduar në njësinë zgjedhore nr. 2.
Ai është i martuar dhe prind i dy vajzave dhe një djali.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Afrim Gashi". sobranie.mk (në maqedonisht). Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrë më 23 qershor 2017.
- ^ "Revista Shenja - revistashenja.com". revistashenja.com - REVISTA SHENJA (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-02-01.
- ^ "Kreu - Alternativa" (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-02-01.