Ahmet Korenica (i njohur edhe si Ahmet Gjakova) ishte një komandant ushtarak shqiptar dhe udhëheqës rajonal i Lidhjes së Prizrenit.

Biografia

Redakto

Në vitin 1877 ai u bashkua me Komitetin Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave ShqiptareKonstantiniyye. [1] Organizata, qëllimi i së cilës ishte mbrojtja dhe promovimi i çështjeve shqiptare, në vitin 1878 u bë Lidhja e Prizrenit . Ndërsa traktatet e Kongresit të Berlinit përcaktuan kufij të rinj që do të lejonin aneksimin e territoreve të banuara me shqiptarë të Perandorisë Osmane nga shtetet fqinje të Ballkanit, lidhja thirri një asamble të përgjithshme në qytetin e Prizrenit .

Në asamblenë e korrikut 1878 të Lidhës, ai u zgjodh deputet i Gjakovës, rajoni i tij i origjinës, në Këshillin e Përgjithshëm të organizatës. [2] Në gusht të po atij viti përfaqësuesi osman në Kongresin e Berlinit, gjnerali Mehmed Ali Pashë u nis për në provincën e Kosovës për të shpërbërë Ligën dhe për të normalizuar kalimin e zonës së Plavës në Mal të Zi. Drejtuesit e Lidhjes Sulejman Vokshi dhe Ahmet Korenica i dhanë atij një ultimatum që të kthehej në kryeqytetin osman ose të përballej me pasojat e një sulmi kundër tij. [3] Mehmed Ali Pasha hodhi poshtë ultimatumin dhe vazhdoi udhëtimin e tij. Më 1 shtator, ai u vendos në pronat e Abdullah Pashës në Gjakovë me numrin e përgjithshëm të trupave të tij që arrinte në 700 dhe pritej një batalion që t'i përforconte nga Mitrovica. Sulmi i i njohur si Aksioni i Gjakovës filloi më 3 shtator dhe përfundoi tre ditë më vonë me vdekjen e tij, dhe të Abdullah Pashës dhe djegien e pasurisë së tij. [4] Sulmi shënoi fillimin e armiqësive të armatosura midis Lidhjës së Prizrenit dhe shtetit osman. Gjatë luftës kundër osmanëve, Korenica shiti pronën e tij të tokës për të mbështetur Lidhjen e Prizrenit. Më 1885 kapet dhe gjykohet së bashku me Sulejman Vokshin. Të dhënat e gjyqit të tij tregojnë se ai ishte internuar në Anadoll. [5]

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • Frashëri, Kristo (2002). Kristaq Prifti (red.). Historia e Popullit Shqiptar. Vëll. 2. Toena. ISBN 9992716231.
  • Prifti, Kristaq (1978). Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane 1878-1881. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë.

Referime

Redakto
  1. ^ Frashëri 2002, p. 143
  2. ^ Frashëri 2002, p. 160
  3. ^ Frashëri 2002, p. 169
  4. ^ Frashëri 2002, p. 170
  5. ^ Prifti 1978, p. 265