Alberti i Madh
(Përcjellë nga Albertus Magnus)
Alberti i Madh (lat. Albertus Magnus 1193 Lauingen - 15 nëntor, 1280, Këln) i njohur edhe si Shën Alberti i Madhi dhe Alberti i Këlnit, ishte një murg domenikan, dhe mbahet si filozofi dhe teologu më i madh gjerman i mesjetës.
Jeta
RedaktoPër shkak të diturisë së tij të gjërë ai thirrej edhe "Doctor Universalis" - mësues i gjithanshëm. Alberti i Madh njihet edhe për orvatjet e tij të mbrojtjes së bashkëjetesës paqësore midis shkencës dhe fesë. Ai ishte shkollari i parë mesjetar që përdori filozofinë Aristoteliane në mendimin e krishterë të asaj kohe. Ai ishte edhe mjeshtri (shën. asokohe mjeshtër quhej mësuesi) i Tomas Akuinit. Kisha katolike e nderon atë si mësues të kishës dhe shenjtor.
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Albertus Magnus.