Albina Kelmendi (lindur më 27 janar 1998)[1] është një këngëtare dhe tekstshkruese shqiptare nga Kosova. Ajo u bë e famshme pasi e zuri vendin e dytë në sezonin e katërt të The Voice of Albania më 2014.[2] Pas fitores së votave të publikut në Festivalin e Këngës 61, ajo do ta prezantojë ShqipërinëFestivalin Evropian të Këngës 2023.[3]

Albina Kelmendi
Informata themelore
Lindi27 janar 1998 (26 vjeçe)
Pejë, Rugovë, RF e Jugosllavisë (sot Kosovë)

Vitet e hershme dhe karriera

Redakto

Albina Kelmendi ka lindur në Pejë, Kosovë (atëherë pjesë e RF të Jugosllavisë). Ajo studioi klarinetë dhe piano në një shkollë muzikore në vendlindjen e saj dhe filloi të performojë së bashku me familjen e saj me emrin Family Band.[4]

Ajo u bë e njohur në vitin 2014, kur ishte nënkampione në sezonin e katërt të The Voice of Albania. Një vit më pas, ajo mori pjesë në edicionin e dymbëdhjetë të Top Fest, ku prezantoi këngën "Nuk ka ma mirë".[5]

Në qershor 2022, Albina Kelmendi publikoi albumin e saj debutues, Nana loke.[6] Në dhjetor të të njëjtit vit, ajo mori pjesë në Festivalin e 61-të të Këngës, ku prezantoi këngën "Duje", në performancën e së cilës morën pjesë pesë anëtarë të familjes së saj me emrin Familja Kelmendi.[7] Pavarësisht se u rendit në vendin e dytë në natën finale, rezultati i së cilës u vendos nga një juri, votimi i publikut e zgjodhi atë si përfaqësuesen shqiptareFestivalin Evropian të Këngës 2023LiverpoolMbretërisë së Bashkuar.

Diskografia

Redakto

Albume në studio

Redakto
Lista e albumeve në studio me detajet e albumit
Titulli Detajet e albumit
Nana loke
  • Publikuar: 25 qershor 2022
  • Etiketa: Fole Publishing

Këngët teke

Redakto

Si artiste kryesor

Redakto
Lista e këngëve si artiste kryesor, që tregon vitin e publikimit dhe emrin e albumit
Titulli viti Albumi
"Ëndrrën mos ma merr" 2015  
"Hera e parë" 2016
"Denim"
(me Sinan Vllasaliun)
2018
"Potpuri 2020"
(me Taulant Bajraliun)
2019
"Shko" 2020
"Hajredin Pasha"
"Një takim"
(me Taulant Bajraliun)
"Ishim"
"Mos me lini vet"
"Ta fali zemra"
"Vjet e mija po kalojn"
"Hallakam"
(me Labinot Tahirin)
"Ç'ka don tash prej meje"

(me Ymer Bajramin)

"Mirazh" 2021
"Kur ta ktheva Kosovën shpinën"
"Vullkan"
"Zot mos e bo"
"E kom prej teje"
"Pa mu"
"Çike e bukur"
"Moj e mira te pojata"
"Jakup ferri" 2022
"Jetoj me shpresë"
"Nane moj kom gabu"
"Syte e tu"
"Duje"

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Albina Kelmendi në Radio KFOR zbuloi se në fund të muajit shkurt lanson projektin e ri muzikor". Radio KFOR Shqip (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-12-23.
  2. ^ "Albina Kelmendi - Biografia". www.teksteshqip.com. Marrë më 2022-12-23.
  3. ^ Farren, Neil (2022-12-22). "Albania: Albina & Familja Kelmendi to Eurovision 2023". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2022-12-23.
  4. ^ "Ja pse u përlot Albina Kelmendi në intervist". InfoKosova. 2022-12-16. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2022. Marrë më 2022-12-23.
  5. ^ "Intervistë me këngëtaren Albina Kelmendi: Nuk ka zhanër të mirë apo të keq, gjithçka varet nga interpretimi dhe ndjenja që e përçon përmes këngës". Kosova Sot (në anglisht). 2020-05-11. Marrë më 2022-12-23.
  6. ^ "Në bashkëpunim me nënën, Albina Kelmendi publikon albumin "Nana loke"". Dielli.info. Marrë më 2022-12-23.
  7. ^ Granger, Anthony (2022-10-27). "Albania: Festivali i Këngës 61 Participants Revealed". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2022-12-23.
Çmimet dhe arritjet
Parardhësi 
Ronela Hajati
me "Sekret"
Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës
2023
Pasardhësi 
TBA