Festivali Evropian i Këngës 2023
Festivali Evropian i Këngës 2023 është edicioni i ardhshëm i 67-të i Festivalit Evropian të Këngës. Ai do të zhvillohet në Liverpool, Mbretëria e Bashkuar, pasi Ukraina, fituesja e konkursit 2022 me këngën "Stefania" nga Kalush Orchestra, nuk ishte në gjendje të përmbushte kërkesat e organizimit të ngjarjes për shkak të shqetësimeve të sigurisë të shkaktuara nga pushtimi rus i vitit 2022 të Ukrainës. Organizuar nga Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) dhe transmetuesi pritës Korporata Britanike e Transmetimeve (BBC) në emër të Kompanisë Publike Transmetuese të Ukrainës (UA:PBC), konkursi do të mbahet në Liverpool Arena dhe do të përbëhet nga dy gjysmë-finalet më 9 dhe 11 maj dhe një finale më 13 maj 2023. Tri shfaqjet live do të prezantohen nga këngëtarja britanike Alesha Dixon, aktorja britanike Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina, me prezantuesin televiziv irlandez Graham Norton që do t'i bashkohet finales.
Festivali Evropian i Këngës 2023 | |
---|---|
United by Music | |
Datat | |
Gjysmëfinalja e parë | 9 maj 2023 |
Gjysmëfinalja e dytë | 11 maj 2023 |
Finalja | 13 maj 2021 |
Pritës | |
Vendi | Liverpool Arena, Liverpool, Mbretëri e bashkuar |
Prezantues | |
Kryetar |
|
Mbikëqyrës ekzekutiv | Martin Österdahl |
Producent ekzekutiv | Andrew Cartmell |
Transmetuesi pritës | Korporata Britanike e Transmetimeve |
Pjesëmarrës | |
Numri i pjesëmarrësve | 37 |
Shtetet debutuese | Asnjë |
Shtetet që kthehen | Asnjë |
Shtetet që nuk kthehen | Bullgaria Mali i Zi Maqedonia e Veriut |
Votimi | |
Sistemi i votimit | Secili shtet jep një palë pikë (në gjysmëfinale) dhe dy palë pikë (në finale) nga 12, 10, 8–1 pikë për këngët e tyre të preferuara. Në të trija shfaqjet, votat në internet nga shikuesit në vendet jopjesëmarrëse grumbullohen dhe jepen si një grup pikësh. |
Kënga fituese | Suedia Tattoo |
Tridhjetë e shtatë shtete do të marrin pjesë në konkurs, ku Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë tërhequr pjesëmarrjen e tyre, kryesisht për shkak të ndikimit ekonomik të krizës globale të energjisë 2021-2023.