Alfa dhe Omega
Alfa dhe Omega (A-Ω)[1] A (alfa) dhe Ω (omega) janë shkronja e parë dhe e fundit e alfabetit grek. Këtë përdorim e hasim në kapitullin e fundit të Biblës, të titulluar Zbulesa[2] ose Apokalipsi, të shkruar nga apostull Joani: “Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, thotë Zoti, Ai që është dhe që ishte dhe që vjen, i Gjithëpushtetshmi”[3].
Kjo frazë i referohet Krishtit si fillimi dhe mbarimi jo vetëm në aspektin ekzistencial, por edhe në atë shpirtëror. Sipas saj, Krishti ishte, është dhe do të jetë, pra Atij i takon pushteti mbi materien dhe shpirtin, përpara dhe përtej të gjitha kohërave.
Përdorimet më të hershme të simbolit të Alfës dhe Omegës, që nënkuptojnë përjetësinë e jetës më Krishtin, datojnë që nga shek. III pas Krishtit dhe janë gjendur në katakombet e Romës. Ndërsa në Lindje, ky simbol u përdor gjatë debateve me Arianët heretikë, të cilët u dënuan nga Sinodi i parë Ekumenik, i mbajtur në vitin 325. Që prej asaj kohe, përdorimi i këtij simboli shoqëroi themelimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të besimit orthodhoks.
A dhe Ω përdoreshin dhe vazhdojnë të përdoren në forma dhe kombinime të ndryshme me shenjën e kryqit dhe simbole të tjera të krishtera që përfaqësojnë Personin dhe veprën e Jisu Krishtit.
Në ikonografinë Orthodhokse, ikona e Krishtit shoqërohet gjithnjë nga shkronjat A dhe Ω, si dhe nga shkronjat greke të fjalës biblike “Ai që është” (O-Ω-N).[4]
Referime
Redakto- ^ Rev. Nicon D. Patrinacos, A Dictionary of Greek Orthodoxy (Një fjalor i terminologjisë Orthodhokse Greke), Hellenic Heritage Publications, Pleasantville, N.Y. 10570, fq. 1.
- ^ "Libri i Zbulesës, Dhiata e Re".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Zbulesa 1:8
- ^ "Eksodi 3:14" (në anglisht).