Hape menynë kryesore

Amanda Peet lindi më 11 janar 1972New York City, New York. Është aktore amerikane, ajo është në horoskop Bricjapi.

Amanda Peet
Amanda Peet
Informacione personale
Ditëlindja 11 janar 1972
Vendlindja New York City, New York

Më e reja nga dy vajzat, Amanda u rite pranë babait Charles, avokat dhe nënës Penny, punëtore sociale, para se ata të shkurorëzoheshin në vitin 1990.

Për këtë bukuroshe thuhet se e kishte "të shkruar" të hynte në showbiz, ngase njëherë gjatë një shfaqjeje në teatër, kur i kishte vetëm katër-pesë vjetë, hyri në skenë, përderisa jipej një shfaqje. Më vonë, në moshën adoleshente nga shoumenët ftohet të merr pjesë në shfaqje artistike prej nga dhe fillon karriera e saj. Sidoqoftë, që nga mosha fëmijërore ajo ishte në një rrugë e cila e dërgoi deri te një karrierë e mrekullueshme.

Për dallim nga koleget e saj, Amanda filloi të studioj aktrimin më tepër si hobi se sa diçka tjetër që i flente në shpirt. Megjithëse nuk ndihej si aktore e madhe, dhe i kishte mbetur edhe pak të diplomonte historinë në Universitetin e Kolumbisë, papritur, profesori i dramaturgjisë e bindi të merr pjesë në audicionin për aktrim te profesori Uta Hagen, te i cili më vonë ajo do të shkoj në studime për një periudhë katër vjeçare. Gjatë asaj kohe ajo merr pjesë në revynë e Broadway-it të Clifford Odets’it të titulluar “Awake and Sing”.

Njëra nga 50 njerëzit më të bukur në botë të vitit 2000, e shpallur nga People Magazine, Amanda, punonte si kameriere për ta financuar shkollimin e vet. Puna e rëndë u shpagua te kjo bukuroshe. Në vitin 1990 ajo merr pjesë në një serial filmik NYPD Blue, ku e luan rolin e viktimës së kidnauar. Filmi i pare i saj debitues erdhi në vitin 1995 në filmin Animal Room. Pas kësaj pasuan edhe disa filma tjerë, dhe në fund arinë të fitoj rolin në komedinë The Whole Nine Yards ku luajti me Bruce Willis-in, gjë e cila e largoi nga rolet me status ndihmës dhe e bëri aktore dhe zonjë udhëheqëse. Ëndrra e saj që një ditë të luaj me idolin e saj, Meryl Streep, mbetet të përmbushet.

Çfarëdo roli që ka pasur Amanda, gjithnjë ka dhënë edhe një sasi të kreativitetit dhe karizmës së vet.

FilmografiaRedakto

Lidhje të jashmeRedakto