Andrés Iniesta Luján (lindur më 11 Maj 1984) është një futbollist spanjollë që luan për klubin japonezë Vissel Kobe dhe me Kombëtaren Spanjolle. Gjatë gjithë karrierës së tij luajti me Barcelonën, ku shërbeu si kapiten për tri sezone.

Andrés Iniesta
Iniesta në UEFA Euro 2012
Personal information
Emri i plotë Andrés Iniesta Luján
Data e lindjes 11 maj 1984 (40 vjeç)
Vëndi i lindjes Fuentealbilla, Spanjë
Gjatësia 1.70 m (5 ft 7 in)
Pozicioni(et) Mesfushor
Informacioni i skuadrës
Skuadra aktuale
Vissel Kobe
Number 8
Karriera rinore
1994–1996 Albacete
1996–2001 Barcelona
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
2001–2003 Barcelona B 54 (5)
2002–2018 Barcelona 442 (35)
2018– Vissel Kobe 47 (9)
Karriera ndërkombëtare
2000 Spanja U15 2 (0)
2000–2001 Spanja U16 7 (1)
2001 Spanja U17 4 (0)
2001–2002 Spanja U19 7 (1)
2003 Spanja U20 7 (3)
2003–2006 Spanja U21 18 (6)
2006–2018 Spanja 131 (13)
2004–2005 Katalonia 2 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 1 dhjetor 2018

Iniesta ka ardhur nga "La Masia", akademia e Barcelonës - pas migirimit nga vendlindja. Ai bëri debutimin e tij me skuadrë e parë në vitin 2002, në moshën 18 vjeçare. Ai filloi të luante rregullisht me skuadrën e parë në sezonin 2004-05, dhe që nga ai sezon, ai ka luajtur rregullisht çdo sezon. Ai ishte lojtar i rregullt i Barcelonës në sezonin 2008-09, sezon ku Barcelona fitoi gjashtë trofe.

Iniesta në Kupën e Konfederatave.

Iniesta ka luajtur me kombëtaren spanjolle të moshave U16, U19 dhe U21, përpara se të bënte debutimin zyrtarë në vitin 2006 me kombëtaren e parë. Ai u zgjodh për të luajtur me kombëtaren në Botërorin 2006, ai luajti vetëm 1 ndeshje, Spanja u eleminua në raundin e dytë. Ai ndihmoi skuadrën që të kualifikoheshe në Euro 2008, dhe luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e trofeut, ai u zgjodh në formacionin më të mirë të turnamentit. Iniesta u zgjodh për të luajtur edhe në Botërorin 2010, ai shënoi Golin e fitores në finalen kundër Hollandës, ai gjithashtu shënoi edhe 1 Gol në fazën e grupeve kundër Kilit. Pas finales, ai u zgjodh si lojtari i ndeshjes dhe gjithashtu ishte pjestar i formacionit më të mirë.

Karriera me klube

Redakto

Vissel Kobe

Redakto

Më 24 maj 2018, klubi japonez Vissel Kobe lajmëroi blerjen e Iniestës në një marrëveshje tre-vjeçare.[1] Ai bëri debutimin e tij më 22 korrik duke luajtur si zëvëndësues në pjesën e dytë të disfatës 3–0 kundër Shonan Bellmare.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ "Merr fund pritja, Iniesta firmos kontratën me ekipin e ri". Tirana Today. 24 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 16 janar 2019.
  2. ^ "Iniesta ka debutuar me japonezët e Vissel Kobes". Botasot.info. 22 korrik 2018. Marrë më 16 janar 2019.

Lidhje të jashtme

Redakto

Stampa:Kupa e Botës 2010 Skuadra e Turnamentit