Andrea Gudha
Andrea Gudha është Mjek Pediatër- Reanimator, drejtues i shëndetsisë shqiptare i vlerësuar nga Institucionet, akademik në Institucionet Universitare Shëndetësore, historian si dhe kompozitor i disa këngëve të njohura popullore. Në vitin 1974 mbaron studimet në Fakultetin e Mjekësisë – UT. Prej 20 vjetësh punon si mjek pediatër në Gjirokastër. Pas viteve 1994 zotëron përvojën e Organizimit dhe Administrimit Shëndetësor, duke prekur disa sektorë tek Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë me kontribut të ndjeshëm në sektorin spitalor, në zhvillimin e burimeve njerëzore, në ngritjen e Komitetit Kombëtar të Etikës Mjekësore, në transformimin profesional bashkëkohor të Infermieristikës Shqiptare etj. Lëvrues i historiografisë së Mjekësisë Shqiptare dhe asaj botërore. Nga viti 2007-2011 ka kontribuar në procesin akademik si Dekan i Shkencave Mjekësore në Universitetin Privat “”Kristal”” . Është Lektor në Fakultetin e Mjekësisë UT. Në vitin 1990 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor i Shkencave” dhe aktualisht mban titullin “Profesor” . Krijues i Shoqatës së Mjekëve Artistë me anëtarë të njohur si aktoret – mjeke Anisa Markarian e Linda Cangonji, mjekët Zisa Cikuli, Pandeli Çina, Emil Cimbi, Flamur Topi e shkrimtarja e re – mjeke Brunilda Zllami, farmacisti – piktor Harallamb Fandi apo psikopediatria koleksioniste Linda Spahiu etj.
Formimi profesional
RedaktoVepra studimore&krijuese
Redakto- 1985 - Manual teknik për kuadrot e mesme të shërbimit pediatrik.
- 1998 - Audio kasetë & CD " Andrea".
- 2000 - Ç'ia thoshte bilbili...
- 2000 - Nëna Kangur një shpresë për fëmijët prematurë. ( me bashkautorë O.Tushe, O.Glozheni)
- 2000 - Vështrim historik i Organeve Drejtuese të Shëndetsisë Shqiptare. Periudha 1912-2000. (me bashkautorë F.Tartari dhe R.Bezhani)
- 2001 - Diarretë e mprehta me dehidrim të rëndë. ( Monografi)
- 2002 - Jetë tjetër...Antologji - Artistë mjekë.
- 2002 - Manual teknik. Infermierja në Shërbimin Pediatrik - Spitalor. Përshtatur për studentët e Shkollës së Lartë të Infermierisë.
- 2003 - Fakulteti i Mjekësisë - 50 vjet Histori. Botim i Fakultetit të Mjekësisë.
(Nën drejtimin e A.Gudha)
- 2003 - Në kujtesën e një mjeku. Retrospektivë - Rrëfime rastesh. (1980 - 1992)
- 2003 - GOUDAS ( GUDHA) familje e madhe dhe e vjetër...shqip, frëngjisht, anglisht.( me bashkautor Vasilis GOUDAS )
- 2003 - Vasil GOUDAS (GUDHA) luftëtari epiriot i 1821-shit, Zv.Gjeneral dhe Sekretar i Marko Boçarit dhe Anastas GOUDAS (GUDHA) mjek, politikan, shkrimtar “Plutarku i Ri: jeta dhe vepra e tyre.
- 2010 Shqipëria përballë epidemive. Gripi i ri nga virusi A (H1N1), ( me bashkautor P.Pipero)
Shih edhe
RedaktoReferimet
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Toena.com.al Arkivuar 16 dhjetor 2012 tek Wayback Machine
- Google Books
- Allbookstores.com