Antikuarizmi (nga Latinishtja : antikuarius, do të thotë diçka që i përket kohërave të lashta) është një lloj pasioni ose studimi i lashtësisë ose i gjërave të së kaluarës. Më konkretisht, termi është përdorur për ata që studiojnë historinë me vëmendje të veçantë ndaj artefakteve të lashta (antike), arkeologjike dhe historike, ose arkivat dhe dorëshkrime. Thelbi i antikuarizmit është një përqendrim në provat empirike të së kaluarës, dhe ndoshta është i përfshirë në moton e miratuar nga antikuari i shekullit XVIII Sir Richard Colt Hoare, "Ne flasim nga faktet, jo nga teoria".

Kabineti i kurioziteteve të Ole Worm, nga Museum Wormianum, 1655

Fjalori Anglez i Oksfordit së pari citon "arkeologun" nga viti 1824; gjë që ngërthente në vete edhe termin e zakonshëm për një degë të madhe të veprimtarisë antikuariane. Vepra me titull "Arkeologjia", nga viti 1607 e tutje, fillimisht nënkuptonte atë që tani shihet si "histori e lashtë" përgjithësisht, me sensin më të ngushtë modern për herë të parë në vitin 1837.

Sot termi "antikuarian" përdoret shpesh në një kuptim pezhorativ, për t'iu referuar një përqendrimi tepër të ngushtë në vogëlsitë faktike historike, për përjashtimin e një sensi të kontekstit ose procesit historik. Shumë pak njerëz sot do ta përshkruanin veten si një "antikuar", megjithëse termi "librar antikitetesh" mbetet aktual për tregtarët e librave të vjetër më të shtrenjtë, dhe disa institucione të tilla si Shoqëria e Antikuarëve të Londrës (themeluar në vitin 1707) ruajnë emrat e tyre historikë. [1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] .

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Levine, Battle of the Books.
  2. ^ Woolf, "Erudition and the Idea of History".
  3. ^ Levine, Humanism and History, pp. 54–72.
  4. ^ Levine, Amateur and Professional, pp. 28–30, 80–81.
  5. ^ Bacon, Francis (2000) [1605]. Kiernan, Michael (red.). The Advancement of Learning. Oxford Francis Bacon (në anglisht). Vëll. 4. Oxford: Clarendon Press. fq. 66. ISBN 0-19-812348-5.
  6. ^ B.S. Allen, Tides in English Taste (1619–1800), 2 vols (Cambridge, Massachusetts, 1937), vol. 2, pp. 87–92.
  7. ^ Brown, Hobby-Horsical Antiquary, esp. pp. 13–17.
  8. ^ Sweet, Antiquaries, pp. xiii, 4–5.
  9. ^ "Archived copy" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2014-10-17. Marrë më 2014-10-10.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) Goslow, B. (2014, January 30). Worcester’s best kept secret: The American Antiquarian Society belongs to everyone. Worcester Magazine.

Literatura

Redakto