Antonie Philips van Leeuwenhoek (shqiptimi në holandisht [ɑnˈtoːni vɑn ˈleːuə(n)ˌɦuk];[1] 24 tetor 1632 – 26 gusht 1723) ishte një biznesmen dhe shkencëtar holandez në Epokën e Artë të shkencës dhe teknologjisë holandeze. Një njeri kryesisht i vetë-mësuar në shkencë, ai është i njohur zakonisht si "Babai i Mikrobiologjisë", dhe një nga mikroskopistët dhe mikrobiologët e parë. Van Leeuwenhoek është i njohur më së shumti për punën e tij pioniere në mikroskopi dhe për kontributet e tij drejt krijimit të mikrobiologjisë si një disiplinë shkencore.

Antonie van Leeuwenhoek
Portret i Antonie van Leeuwenhoek (1632–1723) nga Jan Verkolje
Lindi24 tetor 1632
Vdiq26 gusht 1723 (90 vjet)
Delft, Republika Holandeze
KombësiaHolandez
Njohur përMikroskopisti dhe mikrobiologu i parë i njohur
Zbulimi mikroskopik i mikroorganizmave (kafshët e vogëla)
Karriera shkencore
FushatMikroskopia
Mikrobiologjia
InfluencesRobert Huk
Regnier de Graaf
InfluencedHistoria e biologjisë dhe jetës shkencore
Historia natyrore
Revolucioni shkencor
Iluminizmi
Nënshkrimi

I rritur në Delft, Republika Holandeze, van Leeuwenhoek punoi si draper në rininë e tij dhe themeloi dyqanin e tij në vitin 1654. Ai u njoh mjaft mirë në politikën komunale dhe zhvilloi një interes në lentet. Në vitet 1670, ai filloi të eksplorojë jetën mikrobike me mikroskopin e tij. Kjo ishte një nga arritjet e dukshme të Epokës së Artë të hulumtimit dhe zbulimit holandez (rreth viteve 1590 - 1720).

Duke përdorur mikroskopë me lente të vetme të modelit të tij, van Leeuwenhoek ishte i pari që eksperimentoi me mikrobe, të cilat ai fillimisht u referohej si dierkens, diertgens ose diertjes (holandisht për "kafshë të vogla"). Përmes eksperimenteve të tij, ai ishte i pari që përcaktoi relativisht madhësinë e tyre. Shumica e "kafshëve të vogëla" tani quhen organizma njëqelizorë, megjithëse ai vëzhgoi organizmat shumëqelizorë në ujin e pellgut. Ai ishte gjithashtu i pari që dokumentoi vëzhgimet mikroskopike të fibrave muskulorë, baktereve, spermatozoideve, qelizave të kuqe të gjakut, kristaleve në tofi të përdhes dhe rrjedhjen e gjakut në kapilarë. Megjithëse van Leeuwenhoek nuk shkruajti ndonjë libër, zbulimet e tij dolën në dritë përmes korrespondencës me Royal Society, e cila botoi letrat e tij. Ai vdiq në moshën 90 vjeç, më 26 gusht 1723 dhe u varros katër ditë më vonë në Oude Kerk në Delft.

Referime

Redakto
  1. ^ "How to pronounce Anton van Leeuvenhoek" (në anglisht). howtopronounce.com. 2018. Marrë më 12 korrik 2018.