Muskujt
Muskujt janë pjese aktive e sistemit lokomotor, janë një kombinat kimik ku bëhet prodhimi, grumbullimi dhe përdorimi i energjisë, ai është organ i cili si aftësi kryesore ka kontrakcionet. Muskujt përbëjnë 40-60% të peshës së trupit të njeriut. Muskuli në përbërjën e tij ka 79% ujë, 20% proteina dhe 1% kripëra minerale.
Muskujt në përbërjën e tyre kanë edhe enet e gjakut dhe nervat. Njëkohësisht për çdo fije muskulare ka 1 kapilar gjaku që transporton lëndet ushqimore. Mirëpo në një muskul të pastërvitur, në 100 fije muskulore funksionojnë 45 kapilare, kurse në një muskul të stërvitur, në një 100 fije muskulare funksionojnë 95 kapilare.
Muskujt për tu tkurrur, duhet patjetër të ngacmohen dhe këtë punë e bëjnë nervat lëvizore që vijnë nga palca kurrizore, nga truri. Fijet nervore janë më të pakëta në krahasim me fijet muskulore, prandaj në 150 fije muskulore kemi zakonisht 4-5 fije nervore.
Qeliza muskulore përbëhet prej protoplazmes. Në përbërjën e saj ajo ka mioglobine, yndyrna, glokogjen, fosforide (CP) acid adenoproteinik që quhet miofibril. Miofibrilin po ta shofim në mikroskop elektronik do të zbulojmë disa shirita të errët dhe disa të qartë. Në përbërje të zonës së qartë hyn aktina, ndërsa në zonën e errët miozina.