Arben Dedja (Tiranë, 15 janar 1964) është poet, përkthyes, shkrimtar, kërkues shkencor, pedagog.

Arben Dedja në Festivalin Congiunzioni, Mestre 2017

Biografia

Redakto

Jeton në Padovë (Itali) me të shoqen dhe dy fëmijët. Bir dhe nip mjeku [1], diplomohet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës më 1988. Në periudhën 1988-91 punon si mjek i përgjithshëm në Maqellarë (Dibër). Kthehet në Spitalin Universitar të Tiranës, ku përfundon specializimin si Kirurg i Përgjithshëm në vitin 1994. Në periudhën 1995-99 është urolog pranë Klinikës së Urologjisë të Spitalit Universitar të Tiranës. Në vitin 1999 emigron në Padovë me një bursë studimi të Universitetit të Padovës. Qysh atëhere është marrë vazhdimisht me kërkime shkencore në departamente dhe institute të ndryshme të këtij universiteti. Interesat e tij profesionale janë: mikrokirurgjia [2], kirurgjia eksperimentale, transplantet [3], përdorimi i qelizave staminale, etj [4]. Në vitin 2012 mbrojti pranë Departamentit të Pediatrisë të Universitetit të Padovës doktoraturën me një tezë eksperimentale në neonatologji: Administration of L-citrulline in an animal model of perinatal lung damage.

Aktualisht është kërkues shkencor në Departamentin e Shkencave Kardio-Torako-Vaskulare dhe të Shëndetit Publik të Universitetit të Padovës. Prej vitit 2011, përveç nënshtetësisë shqiptare mban edhe atë italiane. Nga adoleshenca vazhdimisht ka shkruar dhe përkthyer.

Libra të botuar

Redakto

Prozë

Redakto

Përkthime

Redakto

Çmime dhe nderime

Redakto
  • 2014, Autori i Vitit. Shoqata e Botuesve Shqiptarë [5], Tiranë (Shqipëri)
  • 2004, Premio Internazionale di Poesia e Traduzione. Fondazione Carisap, Ascoli-Piceno (Itali)

Burime

Redakto
  1. ^ Il Mattino di Padova
  2. ^ www.fasebj.org
  3. ^ onlinelibrary.wiley.com
  4. ^ tandfonline.com
  5. ^ Top Channel