Arben Malaj
Arben Qamil Malaj, lindi më 19 shtator të vitit 1961 në Vlorë, është politikan shqiptar. Aktualisht është Profesor i Asociuar në Shkencat Ekonomike në Universitetin e Tiranës dhe është lektor i jashtëm i Fakultetit Ekonomik. U diplomua në Universitetin e Tiranës , për financë në vitin 1986 dhe në vitin 1997 mori gradën Doktor i Shkencave Ekonomike. Është autor dhe bashkëautor i shumë publikimeve dhe artikujve shkencorë. Ka marrë pjesë në një sërë kursesh kualifikimi dhe specializimi mbi bankat, administrimin e biznesit , ekonominë dhe ka drejtuar shumë tema diplome dhe punime shkencore pas-universitare. Arben Malajt i është akorduar titulli " Honoris Causa " nga Akademia Ndërkombëtare për Tregjet në Zhvillim , New York-SHBA dhe njëkohësisht është anëtar nderi i kësaj akademia. Ka mbajtur gjithashtu një sërë leksionesh në disa prej qarqeve akademke në Europë si në Universitetin e Bocconit Itali, Universitetin e Bumbergut në Gjermani, në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Tetovës, në Casa NATO, Bukuresht Rumani, Komiteti i Breton Woods.[1]
Arben Malaj | |
---|---|
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
Në detyrë 1997–vazhdon | |
Ministër i Financave | |
Në detyrë mars 1997 – shtator 1998 | |
Ministër i Ekonomisë | |
Në detyrë gusht 2002 – dhjetor 2003 | |
Ministër i Financave | |
Në detyrë dhjetor 2003 – shtator 2005 | |
Pasuar nga | Ridvan Bode |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 19 shtator 1961 Vlorë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PS |
Punësimi | Politikan |
Ka qenë Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Financat dhe Privatizimin në Kuvendin e Shqipërisë si dhe kryetar i Komisionit Parlamentar në tryezën ekonomike të Paktit të Stabilitetit. Që nga viti 1997 ka qenë një ndër njerëzit kryesor në Partinë Socialiste.[2]
Veprimtaria profesionale
Redakto1995-1997 | Konsulent financiar i pavarur; |
1993-1995 | Drejtor rajonal i SME-ve dhe manaxher në programin PHARE; |
1992-1993 | Drejtor i Degës së Bankës së Shtetit, Vlorë; |
1993 | Lektor i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës; |
1986-1992 | Ekonomist i Bankës së Shqipërisë, Dega Vlorë. Lektor në universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, botues. |
Veprimtaria politike
Redakto2002-2005 | Ministër i Ekonomisë. |
2002 | Guvernator i Shqipërisë në BERZH dhe BIZH; 2000-2002: Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së; |
2001-2002 | Kryetar i Delegacionit Ndërparlamentar të Kuvendit të Shqipërisë në Parlamentin Evropian ; |
1998-2001 | Kryetar i Komisionit për Ekonominë, Financat dhe Privatizimin; |
2000 | Kryetar i Komisionit Parlamentar për Tryezën Ekonomike të Paktit të Stabilitetit ; Sekretar i Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit ; Kryetar i Delegacionit të Iniciativës së Evropës Qendrore ; anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së ; |
1997-2001 | Deputet në Legjislaturën e XV të Kuvendit të Shqipërisë; |
1997-1998 | Ministër i Financave në Qeverinë "Aleanca për Shtetin"; |
1997 | Ministër i Financave në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe Guvernator i Shqipërisë në BB ; |
1992 | Zv.Kryetar i PS-së, Vlorë dhe anëtar i Departamentit të Ekonomisë dhe Financave ; |
Referime
Redakto- ^ "Arben Malaj". Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2009. Marrë më 10 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ministrat e Financave. Tiranë: Ministria e Financave. fq. 51. ISBN 999-27-857-2-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Ky artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |