Arijanet Anan Muriqi[4][5] i lindur më 7 nëntor 1998 është një futbollist profesionist i cili luan si portier, për klubin e Anglisë Manchester City dhe ekipit përfaqësues të Kosovës.[6] Ai më parë ka luajtur për grup moshat nën-21 vjet të kombëtares futbollistike së Malit të zi.

Arijanet Muric

Muric me Kosovën në nëntor 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëArijanet Anan Muric[1]
Datëlindja (1998-11-07) 7 nëntor 1998 (25 vjeç)
VendlindjaSchlieren, Zvicër[2]
Gjatësia1.98 m (6 ft 6 in)[3]
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Manchester City
Numri49
Karriera me të rinjtë
0–2009YF Juventus
2009–2010Zürich
2010–2015Grasshoppers
2015–2018Manchester City
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2017–Manchester City0(0)
2018NAC Breda (huazim)1(0)
2019–2020Nottingham Forest (huazim)4(0)
Karriera ndërkombëtare
2017Mali i Zi U212(0)
2018–Kosova10(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 31 maj 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17 nëntor 2019

Jeta e hershme Redakto

Muriqi ka lindur në Schlieren të Zvicrës nga prindër shqiptar me përardhje nga Rozhaja e Malit të Zi. Ai ka pasaportë të Kosovës,[2]Malit të Zi dhe të Zvicrës.[3]

Karriera me klube Redakto

Karriera e hershme Redakto

Muriqi është produkt i ekipeve të të rinjëve të klubeve zvicerane si YF Juventus, FC Zyrihu dhe Grasshoppers. Në vitin 2015, u bashkangjit me ekipin e të rinjëve të Manchester City.[7]

Manchester City Redakto

Më 27 korrik 2017, Muriqi nënshkroj një kontratë profesionale për 3 vite me Manchester City.[8]

Huazimi te KKK Breda Redakto

Më 31 korrik 2018, Muriqi u bashkua me klubin holandez NAC BredaEredivisie në formë huazimi për një sezon.[9] Më 18 gusht 2018, ai bëri debutimin e tij si profesionist në fitoren 3–0 në shtëpi kundër De Graafschap, duke luajtur si titullar.[10][11]

Rikthimi te Manchester City Redakto

Më 22 gusht 2018, Muriqi u rithirr nga Manchester City pas vetëm një ndeshjeje në Holandë për të zëvëndësuar portierin e dëmtuar Claudio Bravo si zgjedhja e dytë.[12] Ai e nisi aventurën e tij si lojtar i ekipit të parë tre ditë më pas ku ai ishte rezervë në ndeshjen kundër Wolverhampton Wanderers e vlefshme për javën e 3të të Premier Ligës.[13] Debutimi i tij me Manchester City erdhi, më 25 shtator, në raundin e tretë të 2018-19 EFL Kupës kundër Oxford United, pasi u fut si startues.[14][15]

Kariera ndërkombëtare Redakto

Mali i zi Redakto

Nën-21 Redakto

Më 22 gusht 2017 Muriq u ftua nga Mali i Zi nën-21 për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-21 të Futbollit 2019 kundër Kazakistanit dhe miqësoren kundër Bosnje & Hercegovinës.[16] Ai nuk luajti në ndeshjen e parë, por debutoi më 5 shtator në miqësoren ndaj Bosnjës dhe Herzegovinës, duke luajtur si titullar.[17][18] Ai zhvilloi gjithsej dy paraqitje me ekipin nën-21, dhe në të dyja këto ndeshje ai u ndëshkua me karton të kuq; kartoni i kuq i parë erdhi në debutim kundër Bosnjes ku ai e zotëroi topin me duar jashtë zonës së tij, kurse i dyti erdhi në një ndeshje kompetitive ndaj Sllovenisë për shkak se goditi kundërshtarin me kokë.[19]

Kosova Redakto

Më 26 gusht 2018, Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate deklaroi se pas disa muajve bisedime, Muriqi kishte pranuar të luante për përfaqësuesen e Kosovës.[20][21] Më 9 nëntor 2018, ai u ftua në ekipin e parë për ndeshjet e UEFA Ligës së Kombeve kundër Maltës dhe Azerbajxhanit.[22] Muriqi debutoi kundër Azerbajxhanit dhe kontriboi në fitoren 4–0 duke e mbajtur portën e paprekur për 90 minuta.

Statistikat e karrierës Redakto

Klube Redakto

Redaktuar më 23 janar 2019[23]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Manchester City 2017–18 Premier League 0 0 0 0 0 0 0 0
2018–19 0 0 0 0 5 0 0 0 0 0 5 0
Gjithsej 0 0 0 0 5 0 0 0 0 0 5 0
NAC Breda (huazim) 2018–19 Eredivisie 1 0 0 0 1 0
Gjithsej 1 0 0 0 1 0
Gjithsej karriera 1 0 0 0 5 0 0 0 0 0 6 0

Kombëtarja Redakto

Redaktuar më 20 nëntor 2018[24]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Kosova 2018 1 0
Gjithsej 1 0

Referime Redakto

  1. ^ "2018/19 Premier League squads confirmed" [Konfirmohen ekipet për Premier League 2018/19] (në anglisht). Premier League. 3 shtator 2018. Marrë më 3 shtator 2018.
  2. ^ a b "Edhe zyrtarisht, Arijanet Anan Murici është kosovar". Periskopi. 19 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2018. Marrë më 19 tetor 2018.
  3. ^ a b Yadran Blanco (31 korrik 2018). "NAC huurt doelman Muric (19) voor een seizoen van Manchester City" [NAC merr portierin Muric (19) nga Manchester City për një sezon]. BN DeStem (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2018. Marrë më 31 korrik 2018.
  4. ^ "Manchester City U18s Arijanet Muric profile" (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2018. Marrë më 25 shtator 2018.
  5. ^ Simon Bajkowski (25 gusht 2018). "Who is Aro Muric? Manchester City goalkeeper profiled as he is named on the bench vs Wolves". Manchester Evening News (në anglisht). Marrë më 25 gusht 2018.
  6. ^ Blanco, Yadran (17 gusht 2018). "Muric klaar voor zijn debuut, Ilic moet NAC vleugje creativiteit geven". BN De Stem (në holandisht). Marrë më 17 gusht 2018.
  7. ^ "Profil a štatistiky hráča Arijanet Muric" [Profili dhe statistikat e lojtarit Arijanet Muric] (në sllovakisht). Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2018. Marrë më 22 gusht 2018.
  8. ^ "We are delighted to announce that Arijanet Muric has signed a three-year contract extension with the Club!" [Jemi të kënaqur të lajmërojmë se Arijanet Muriqi ka firmosur një kontratë tre-vjeçare me klubin!]. Manchester City Academy (në anglisht). Twitter. 27 korrik 2017. Marrë më 4 prill 2019.
  9. ^ "NAC huurt Muric van City" [NAC merr Muric nga City] (në holandisht). NAC Breda. 31 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2018. Marrë më 31 korrik 2018.
  10. ^ "De Graafschap na stunt tegen Feyenoord kansloos op 'avondje NAC'". Algemeen Dagblad (në holandisht). Rotterdam. 18 gusht 2018. Marrë më 18 gusht 2018. NAC startte met Arijanet Muric op doel. De negentienjarige keeper die wordt wordt gehuurd van Manchester City, kon vorige week nog niet spelen
  11. ^ Eijkhout, Fabian (31 korrik 2018). "NAC Breda huurt 19-jarige doelman Arijanet Muric van Manchester City: 'Ik kan niet wachten!'" (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2018. Marrë më 31 korrik 2018.
  12. ^ "Muric keert terug naar Manchester City" [Muric rikthehet te Manchester City] (në holandisht). NAC Breda. 22 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2019. Marrë më 22 gusht 2018.
  13. ^ Phil McNulty (25 gusht 2018). "Wolverhampton Wanderers 1–1 Manchester City: Aymeric Laporte rescues Molineux draw for champions" [Wolverhampton Wanderers 1–1 Manchester City: Aymeric Laporte i jep një barazim kampionëve] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 25 gusht 2018.
  14. ^ "Oxford United V Manchester City" (në anglisht). Manchester City F.C. 25 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2018. Marrë më 25 shtator 2018.
  15. ^ "Foden, Muric and Diaz all start for City" (në anglisht). Manchester City F.C. 25 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2018. Marrë më 25 shtator 2018.
  16. ^ "U21: Spisak ze mečeve sa Kazahstanom i BiH" [U21: Lista e ndeshjeve me Kazakistanin dhe Bosnje & Hercegovinën] (në serbisht). Federata Malazeze e Futbollit. 22 gusht 2017. Marrë më 22 gusht 2017.
  17. ^ "Crna Gora – BiH" [Mali i Zi – Bosnja dhe Hercegovina] (në serbisht). Federata Malazeze e Futbollit. 5 shtator 2017. Marrë më 5 shtator 2017.
  18. ^ "U21: Bez pobjednika u Nikšiću" [U21: Nuk ka fitues në Nikšić] (në serbisht). Federata Malazeze e Futbollit. 5 shtator 2017. Marrë më 5 shtator 2017.
  19. ^ "Slučaj Murić": Dvije utakmice, dva isključenja, jedan nokaut i jedan ultimatum" ["Çshtja Muric": Dy ndeshje,dy përjashtime, një nokaut dhe një ultimatum]. Vijesti (në serbisht). Podgorica. 28 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2018. Marrë më 28 gusht 2018.
  20. ^ "Portieri Arjanet Muriqi i Manchester Cityt i bashkohet Kombëtares A". Federata e Futbollit të Kosovës. 26 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2018. Marrë më 26 gusht 2018.
  21. ^ "Portieri shqiptar i Manchester Cityt i thotë po Kosovës". MediaWorks. 26 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2018. Marrë më 26 gusht 2018.
  22. ^ "Challandes publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës". Federata e Futbollit të Kosovës. 9 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2019. Marrë më 9 nëntor 2018.
  23. ^ "Arijanet Muriqi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 4 prill 2019.
  24. ^ "Arijanet Muric". European Football (në anglisht). Marrë më 20 nëntor 2018.

Lidhje të jashtme Redakto