Manchester City Football Club është klub futbollistik profesionist me seli në Manchester, Angli, që momentalisht luan në Premier League. Krijuar në vitin 1880 si St. Mark's (West Gorton), ata u bënë Ardwick Association Football Club në vitin 1887 dhe Manchester City në vitin 1894.

Manchester City
Emri i plotëManchester City Football Club
Pseudonimi(et)Citizens, Sky Blues, City
Emri i shkurtërMCFC, Man City
ThemeluarNë vitin 1880 si St. Mark's (West Gorton)
16 prill 1894 (1894-04-16) (129 vite më parë) si Manchester City[1]
StadiumiCity of Manchester Stadium
Kapaciteti55,017[2]
PronariCity Football Group
PresidentiKhaldoon Al Mubarak
TrajneriPep Guardiola
LigaPremier League
2018-191
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë
Sezoni aktual

Klubi i luan ndeshjet në shtëpi në stadiumin City of Manchester që nga viti 2003, pasi kishin luajtur që nga viti 1923 te stadiumi Maine Road. Periudha më e suksesshme e klubit ishte në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970, ku ata fituan League Championship, Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Kupën Evropiane të Fituesve të Kupës nën drejtimin e trajnerëve Joe Mercer dhe Malcolm Allison.

Pasi humbën finalen e Kupës FA në vitin 1981, klubi pati periudhën më të vështirë në histori, duke kulmuar me rënjen në divizionin e tretë të futbollit anglez për herë të parë dhe të vetme në histori në vitin 1998. Duke rikthyer statusin e klubit Të Premier Leagues, klubi u ble në vitin 2008 nga Abu Dhabi United Group duke u bërë një nga klubet më të vlefshme në botë.

Në vitin 2011, Manchester City u kualfikua për në UEFA Champions League dhe gjithashtu fitoi Kupën FA. Vitin tjetër, ata fituan titullin e Premier Leagues, titulli i parë kampion i tyre pas 44 vitesh. Në vitin 2014, ata fituan Kupën e Ligës dhe titullin e dytë të Premier Leagues.

Historia Redakto

City mori trofeun e parë në historinë e saj duke fituar divizionin e dytë në vitin 1899; kjo gjë bëri që klubi të ngjitej në divizionin më të lartë të futbollit anglez, divizioni i parë. Klubi më pas arriti të marrë trofeun e parë të madhë më 23 prill 1904, duke mposhtur me rezultatin 1–0 BoltoninCrystal Palace për të fituar FA Cup; City humbi Kupën e Ligës dhe ligën pasi në këtë të fundit e mbylli në vendin e dytë, megjithatë, City u bë klubi i parë nga Manchesteri që fiton një trofe madhor.[3] Në sezonet e tjera pas triumfit në FA Cup, klubi u ndoq nga akuzat për parregullsi financiare, duke arritur kulmin me pezullimin e shtatëmbëdhjetë lojtarëve në vitin 1906, përfshirë edhe kapitenin Billy Meredith, i cili më pas u zhvendos te rivalët e qytetit Manchester United.[4] Një zjarr i rënë në Hyde Road shkatërroi stadiumin e tyre në vitin 1920, dhe tre vite më vonë ata lëvizën në stadiumin e ri të ndërtuar, të quajtur Maine Road, e cila ndodhej në Moss Side.[5]

 
Skuadra e Manchester City që fitoi FA Cup në vitin 1904.

Në vitet 1930, Manchester City arriti në dy finale rresht të FA Cup, duke humbur kundër Evertonit në vitin 1933, përpara se të fitonte një vit më vonë trofeun duke mposhtur Portsmouth.[6] Gjatë zhvillimit të FA Cup në vitin 1934, Manchester City theu rekordin për numrin më të madhë të shikueshmërisë të të gjithë historisë së futbollit anglez, pasi 84,569 tifozë ishin akomoduar në Maine Road për ndeshjen e raundit të gjashtë të FA Cup kundër Stoke City në vitin 1934 – një rekord i cili qëndron ende në ditët e sotme.[7] Klubi fitoi titullin e parë të Divizionit të Parë në vitin 1937, por u rrëzuan një divizion më poshtë sezonin tjetër, pavarësisht se shënuan më shumëë gola se çdo skuadër në atë sezon.[8] Njëzet vjet më vonë, skuadra e Cityt e frymëzuar nga një sistem taktik e quajtur Revie Plan arriti dy finale rresht të FA Cup sërisht, në vitet 1955 dhe 1956; njësoj në vitet 1930, ata e humbën finalen e parë, duke u mposhtur nga Newcastle United, por fitoi të dytën. Në finalen e vitit 1956, ku Manchester City mposhti 3–1 Birmingham City, një nga finalet më të famshme të të gjitha kohërave, duke u mbajtur mënd për portierin Bert Trautmann i cili vazhdoi të luajë pavarësisht se nuk e dinte se kishte thyer qafën e tij.[9]

Pas rënjes në Divizionin e Dytë në vitin 1963, e ardhmja dukej e zymtë, me klubin që regjistroi rekordin për numrin më të ulët të shikueshmërisë, pasi vetëm 8,015 tifozë ishin në ndeshjen kundër Swindon Town në janar 1965.[10] Në verën e vitit 1965, klubi vendosi Joe Mercer dhe Malcolm Allison si skuadrën drejtuese të ri të klubit. Në sezonin e ri nën drejtimin e Mercer, City fitoi titullin e Divizionit të Dytë dhe bëri blerje të rëndësishme duke firmosur me Mike Summerbee dhe Colin Bell.[11] Dy sezone më vonë, në 1967–68, Manchester City fitoi ligën për herë të dytë në histori, duke e marrë titullin në ditën e fundit të ligës pas fitores 4–3 kundër Newcastle United, duke lënë në vendin e dytë rivalët e qytetit Manchester United.[12] Pas kësaj, trofe të mëtejshëm erdhën: City fitoi FA Cup në vitin 1969, përpara se të arkivonte suksesin e parë Europian duke fituar European Cup Winners' Cup në vitin 1970, duke mundur në finale Górnik Zabrze me rezultatin 2–1 në Vjenë.[13] City gjithashtu fitoi edhe League Cup në atë sezon, duke u bërë skuadra e dytë angleze që fiton një titull europian dhe vendor në të njëjtin sezon.

Skuadra vazhdoi sfidat për të fituar trofe edhe në vitet 1970, duke e përfunduar ligën vetëm një pikë larg skuadrës kampione në dy raste dhe duke arritur në finalen e League Cup në vitin 1974.[14] Një nga ndeshjet që do të mbahet mend gjatë nga kjo periudhë nga tifozët e Manchester Cityt në ndeshjen e fundit të sezonit 1973–74 kundër rivalëve të qytetit Manchester United, e cila kishte nevojë për një fitore për të shmagur rënjen një divizion më poshtë. Ish lojtari i United Denis Law shënoi një Gol me takë për t'i dhënë Cityt fitoren 1–0 në Old Trafford, duke konfirmuar rënjen e Manchester United një divizion më poshtë.[15][16] Trofeu i fundit e periudhës më të suksesshme të klubit ishte League Cup e fituar në vitin 1976, duke mposhtur në finale Newcastle United me rezultatin 2–1.

 
Grafika e renditjes së Cityt në ligë vit pas viti.

Një periudhë e gjatë e rënjes e ndoqi klubin pas sukseseve në vitet 1960 dhe 1970. Malcolm Allison u ribashkua me klubin duke u bërë trajner për herë të dytë në vitin 1979, duke shpenzuar shuma të mëdha parash për blerje të pasuksesshme, si Steve Daley.[17] Një varg trajnerësh e pasuan atë – shtatë vetëm në vitet 1980. Nën drejtimin e John Bond, City arriti finalen e FA Cup në vitin 1981, por humbi në finalen e përsëritur nga Tottenham Hotspur. Klubi u rrëzua dy herë nga Divizioni i Parë në vitet 1980 (në vitin 1983 dhe 1987), por u rikthye në nivelin më të lartë të futbollit anglez sërisht në vitin 1989 dhe përfundoi në vendin e pestë në vitet 1991 dhe 1992 nën dretjimin e Peter Reid.[18] Megjithatë, kjo ishte vetëm një lehtësim i përkohshëm, dhe pas largimit Reid, fati i Manchester City filloi të zbehej. City ishte një nga bashk-krijuesit e Premier Leagues në krijimin e saj në vitin 1992, por pasi përfundoi në vendin e nëntë në sezonin e parë, dhe luftuan në tre sezone rresht për të mbijetuar, klubi u rrëzua në vitin 1996. Pas dy sezoneve në Divizionin e Parë, City arriti në pikën më të ulët të historisë së saj, duke u bërë klubi i dytë europian që të rrëzohen në ligën e tretë të futbollit anglez, pas gjermanëve1. FC Magdeburg.

Pas rënjes, klubi hasi rrëmë të madhe jashtë fushave të lojës, me presidentin e ri David Bernstein i cili kishte probleme fiskale.[19] Nën drejtimin e trajnerit Joe Royle, City u promovua që në mundësinë e parë, duke arritur në një play-off dramatik kundër Gillingham. City u rikthye në divizionin më të lartë, por megjithatë qëndrimi nuk do të zgjaste shumë pasi klubi do të rrëzoheshe sërisht në vitin 2001. Kevin Keegan zëvëndëoi Royle si trajner në fund të sezonit, dhe arriti një kthim të menjëhershëm duke fituar Divizionin e Parë 2001–02, duke thyer rekordet e klubit për numrin e pikë të marra dhe golave të shënuar.[20] Sezoni 2002–03 do të ishte i fundit në Maine Road, ku ata fituan 3–1 kundër rivalëve të Manchester United duke marrë fitoren e parë në derbi pas 13 vitesh.[21] City gjithashtu u kualifikua për në kompedicionet europiane për herë të parë pas 25 vitesh. Në fund të sezonit 2002–03, klubi lëvizi në City of Manchester Stadium. Në katër sezonet e para në stadiumin e ri, klubi e përfundoi sezonin në mesin e tabelës. Ish trajneri i Anglisë Sven-Göran Eriksson u bë trajneri i parë i huaj i klubit në vitin 2007.[22] Pas një fillimi të venitur në gjysmën e dytë të sezonit, Eriksson u shkarkua në qershor 2008.[23] Ai u zëvëndësua vetë, pas dy ditësh më 4 qershor nga Mark Hughes.[24]

Nga viti 2008, klubi ishte në një situatë të pasigurtë financiare. Thaksin Shinawatra mori kontrollin e klubi një vit më parë, por mundimet e tij politike e bënë pasurinë e tij të ngrirë.[25] Pas kësaj, në gusht 2008, klubi u ble nga Abu Dhabi United Group. Blerja u ndoq menjëherë nga oferta marramëndëse për të blerë lojtarë të kalibrit të lartë; klubi theu rekodin britanik të transferimit duke blerë lojtarin ndërkombëtar brazilian Robinho nga Real Madrid për 32.5 milion £.[26] Megjithatë, performancat e skuadrës nuk kishin ndonjë ndryshim nga sezoni i kaluar pavarësisht fluksit të madhë të parave, me skuadrën që e përfundoi ligën në vendin e dhjetë, dhe duke arritur në çerek–finale të UEFA Cup. Gjatë verës së vitit 2009, klubi shpenzoi shifra të mëdha parash për të kryer transferim – me një shumë prej 100 milion £ për të blerë Gareth Barry, Roque Santa Cruz, Kolo Touré, Emmanuel Adebayor, Carlos Tevez dhe Joleon Lescott.[27] Në dhjetor 2009, Mark Hughes – i cili ishte vendosur si trajner pak pasi klubi ishte blerë nga pronarët e rinj – u zëvëndësua nga Roberto Mancini.[28] City e përfundoi sezonin në Premier League në vendin e pestë, duke humbur mundësinë për t'u kualifikuar për në Ligën e Kampioneve, duke u kualifikuar për në UEFA Ligën e Evropës në sezonin 2010–11.

 
Manchester City kundër Bayern Munich në UEFA Ligën e Kampioneve në vitin 2011

Vazhdimsia e blerjeve të lojtarëve me kualitet solli edhe vazhdimin e sezoneve të suksesshme, dhe rezultatet filluan të përputheshin me kualitetet e lojtarëve. City arriti në 2011 finalen e FA Cup, finalja e tyre e parë në një trofe madhor pas tridhjetë vitesh, duke mposhtur në gjysmë–finale rivalët e qytetit Manchester United,[29] duke i eliminuar për herë të parë në një kupë që pas vitit 1975. Ata mposhtën Stoke City me rezultatin 1–0 në finale, duke siguruar trofeun e pestë të FA Cup në histori, gjithashtu duke siguruar edhe trofeun e parë madhor që pas 1976 League Cup. Në të njëjtën javë, klubi u kualifikuar për në UEFA Ligën e Kampioneve për herë të parë që pas vitit 1968 pasi mposhtën me rezultatin 1–0 rivalët e Tottenham Hotspur.[30] Në ditën e fundit të sezonit 2010–11, City parakaloi Arsenalin në garën për vendin e tretë në Premier League, duke siguruar kualifimin direkt për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Performancat e pozitive vazhduan edhe në sezonin 2011–12, duke e nisur sezonin në një formë fantastike, duke mposhtur Tottenham Hotspur me rezultatin 5–1 në White Hart Lane dhe duke shkatërruar rivalët e Manchester United me rezultatin 6–1 në stadiumin e United. Pavarësisht se kjo formë e fortë filloi duke humbur në gjysmën e sezonit, me Cytin që ishte tetë pikë larg nga vendi i parë me gjashtë ndeshje ende për t'u luajtur, por rivalët e United patën një formën drastike të keqe duke humbur ndeshje, duke bërë që diferenca e pikë të barazohej me vetëm dy ndeshje nga fundi i sezonit, duke bërë që klubet të kishin finale emocionuese në ndeshjen e fundit të sezonit.

 
Manchester City në vitin 2013

Pas fundit të sezonit shumë veta besonin se City do të vazhdohej të nxiteshe për të fituar, por mergjithatë, në sezonin tjetër City dështoi të fitonte ato që kishte fituar sezonin e shkuar nën drejtimin e Mancinit. Merkatoja verore pa praktikisht se asnjë lojtar nuk ju bashkua klubit deri në ditën e fundit të saj, ku plot katër lojtarë të ndryshëm u bashkuan me klubin në dhjetë orët e mbetura të merkatos. City pati një sezon shumë ndryshëm nga ai kaluari, duke rivalizuar shumë pak për titull, duke e përfunduar ligën në vendin e dytë me 78 pikë, 11 pikë më pak se fituesit dhe rivalët e Manchester United. Në Ligën e Kampioneve, klubi u eleminua që në fazën e grupeve për sezonin e dytë rresht, duke konfirmuar reputacionin e trajnerit Mancini si një trajner i aftë vetëm në ndeshjet vendore se sa në europë, kurse humbja 1–0 në finalen e FA Cup kundër skuadrës së rrëzuar Wigan Athletic në finalen e dytë në tre sezone, hapi zërat për një shkarkim të Mancinit.[31] Mancini u shkarkua dy ditë më vonë, sepse ai kishte dështuar për të arritur objektivat e sezonit,[32] por shumë media pretendonin për një prishje të marrëdhënjeve midis trajnerit dhe lojtarëve,[33] por gjithashtu edhe ndërmjet italianit dhe bordit drejtues të klubit,[34] duke refuzuar për të promovuar lojtarët e rinj në skuadër.[35] Në vend të tij u vendos kiljani Manuel Pellegrini,[36] i cili kishte një rekord më të mirë në Ligën e Kampioneve por një reputacion të dobët në fitimin e trofeve. Në sezonin e parë nën drejtimin e Pellegrinit, City fitoi Kupën e Ligës,[37] dhe gjithashtu fitoi edhe titullin e Premier Ligës në ditën e fundit të sezonit.[38]

Identiteti Redakto

Ngjyrat e fanellës më të cilat Manchester City luan ndeshjen si vendas janë bojëqielli dhe e bardhë. Ngjyrat tradicionale të fanellës si mysafir kanë qënë (nga vitet 1960) e kuqja dhe e zeza; megjithatë, në vitet e fundit janë përdorur shumë ngjyra për fanellën e dytë. Origjina e ngjyrave të fanellës si vendas janë ende të paqarta, por ka dëshim se thonë që klubi ka veshur ngjyrën blu nga viti 1892 ose edhe më herët. Një broshurë me titull Famous Football Clubs – Manchester City, i botuar në vitin 1940, tregon se West Gorton (St. Marks) ka luajtur si fillim me ngjyrë të kuqe dhe të zezë, dhe raportet që datojnë që nga viti 1884 përshkruajnë se skuadra vishte fanella të zeza me kryq të bardhë, duke treguar origjinën e klubit [39]. Fanella jashtë fushe me ngjyrat kuq e zi erdhi nga ndihmës trajneri Malcolm Allison, i cili besonte se duke vendosur ngjyrat e gjigandëve të A.C. Milan do t'a frymëzonte skuadrën drejt lavdisë [40]. Teoria e Allison funksionoi, me Cityin që fitoi 1969 finalen e FA Cup, 1970 finalen e League Cup dhe 1970 finalen e European Cup Winners' Cup duke veshur fanellën kuq e zi në vend të fanellës blu.

Stema momentale e klubit u vendos në vitin 1997 si rezultat i stemave të tjera të cilat ishin të papërshtatshme për regjistrim si markë tregtare. Stema është e bazuar në krahët e qytetit të Manchester, dhe në mes të këtyre krahëve të arta është shqiponja, gjithashtu e artë. Shqiponja është një simbol i vjetër i qytetit të Manchesterit, shqiponja e parë u vendos për herë të parë në stemën e klubit në vitin 1958 (por që nga ajo kohë është hequr), duke përfqsuar industrinë në rritje të aviacionit. Në emblemë është një anije e artë që përfaqson Manchester Ship Canal, kurse poshtë janë disa vija djagonale për përfaqson tre lumenjtë e qytetit – Irwell, Irk dhe Medlock. Në fund të stemës është motoja Superbia in Proelio, që në shqip do të thotë Krenari në betejë në latinisht. Lart shqiponjës dhe emblemës janë tre yje, të cilët janë qartësisht dekorative.

City më përpara ka vazhur dy stema të tjera në fanellat e tyre. E para, e pezantuar në vitin 1970, ishte bazuar në një modelim e cila ishte përdorur në dokumentacionin zyrtar të klubit në mesin e viteve 1960. A përbëhej nga një stemë rrethore që tashmë përdoret si mburojë në stemën momentale, brënda një rrethi që mban emrin e klubit. Në vitin 1972, kjo stemë u ndryshua duke bërë që gjysma e mburojës së poshtme u ndryshua, duke vendosur simbolin e kuq të Lancashire. Në raste kur Manchester City ka luajtur në finale kupash, stema e zakonshme nuk është përdorur, duke e zëvëndësuar stemën në fanellë me krahët e City of Manchester, si simbol i krenarisë në përfaqsimin e qytetit të Manchesterit në finalen e një kupe madhore [41]. Në finalen e FA Cup në vitin 2011, City përdori një stemë të veçantë, ku gjithashtu ishte përfshirë edhe krahët e Manchester në një pikturë të vogël njëngjyrëshe [42].

Lojtarët Redakto

Skuadra aktuale Redakto

Redaktuar më 1 shtator 2022[43]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
2   Kyle Walker (kapiteni i 4të)
3   Rúben Dias (kapiteni i 3të)
4   MF Kalvin Phillips
5   John Stones
6   Nathan Aké
7   João Cancelo
8   MF İlkay Gündoğan (kapiteni)
9   Erling Haaland
10   Jack Grealish
14   Aymeric Laporte
16   MF Rodri (kapiteni i 5të)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
17   MF Kevin De Bruyne (zëv-kapiten)
18   Stefan Ortega
19   Julián Álvarez
20   MF Bernardo Silva
21   Sergio Gómez
25   Manuel Akanji
26   Riyad Mahrez
31   Ederson
33   Scott Carson
47   MF Phil Foden
80   MF Cole Palmer
82   Rico Lewis

Në huazim Redakto

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
14   Sm Wilfried Bony (at Stoke City until 30 June 2017)
20   Mb Eliaquim Mangala (at Valencia until 30 June 2017)
27   Sm Patrick Roberts (at Celtic until 30 June 2017)
28   Mb Jason Denayer (at Sunderland until 30 June 2017)
29   Sm Marlos Moreno (at Deportivo La Coruña until 30 June 2017)
35   Mf Oleksandr Zinchenko (at PSV Eindhoven until 30 June 2017)
36   Mf Bruno Zuculini (at Rayo Vallecano until 30 June 2017)
51   Sm David Faupala (at NAC Breda until 30 June 2017)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
59   Mf Bersant Celina (at Twente until 30 June 2017)
62   Mf Brandon Barker (at NAC Breda until 30 June 2017)
76   Mf Manu García (at Deportivo Alavés until 30 June 2017)
--   Mf Luke Brattan (at Melbourne City until 30 June 2017)
--   Mf Anthony Cáceres (at Melbourne City until 30 June 2017)
--   Pt Joe Hart (at Torino until 30 June 2017)
--   Mf Aaron Mooy (at Huddersfield Town until 30 June 2017)
--   Mf Samir Nasri (at Sevilla until 30 June 2017)

Rezervat me paraqitje në skuadrën e parë Redakto

Skuadra rezervë e Manchester City, që në termat e klubit Elite Development Squad (EDS), luan në Barclays U–21 Premier League, NextGen Series dhe në një numër trofesh vendorë. Lojtarët më poshtë kanë bërë të paktën një paraqitje me skuadrën e parë.

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
78   Sm José Ángel Pozo

Numrat e tërhequr Redakto

23   Marc-Vivien Foé, Mesfushor (2002–03) – nderim pas vdekjes.

Që nga viti 2003, Manchester City e ka tërhequr numrin 23 dhe nuk e ka përdorur. U tërhoq në kujtim të Marc-Vivien Foé, i cili ishte në huazim te klubi nga Lyon në kohën e vdekjes së tij. Ai vdiq gjatë kohës që luante me Kamerunin2003 Kupën e Konfederatave.[44]

Lojtari i Sezonit Redakto

Burimi: [45][46][47][48][49]

 
Sezoni Fituesi
1985–86   Kenny Clements
1986–87   Neil McNab
1987–88   Steve Redmond
1988–89   Neil McNab
1989–90   Colin Hendry
1990–91   Niall Quinn
1991–92   Tony Coton
1992–93   Garry Flitcroft
1993–94   Tony Coton
1994–95   Uwe Rösler
 
Sezoni Fituesi
1995–96   Georgi Kinkladze
1996–97   Georgi Kinkladze
1997–98   Michael Brown
1998–99   Gerard Wiekens
1999–2000   Shaun Goater
2000–01   Danny Tiatto
2001–02   Ali Benarbia
2002–03   Sylvain Distin
2003–04   Shaun Wright-Phillips
2004–05   Richard Dunne
 
Sezoni Fituesi
2005–06   Richard Dunne
2006–07   Richard Dunne
2007–08   Richard Dunne
2008–09   Stephen Ireland
2009–10   Carlos Tevez
2010–11   Vincent Kompany
2011–12   Sergio Agüero
2012–13   Pablo Zabaleta
2013–14   Yaya Touré
2014–15   Sergio Agüero
 
Year Winner
2015–16   Kevin De Bruyne
2016–17   David Silva
2017–18   Kevin De Bruyne
2018–19   Bernardo Silva
2019–20   Kevin De Bruyne

Stafi Redakto

Bordi i drejtorëve Redakto

Pozicioni Emri
Presidenti   Khaldoon Al Mubarak
Drejtori Jo-Ekzekutiv   Simon Pearce
Drejtori Jo-Ekzekutiv   Marty Edelman
Drejtori Jo-Ekzekutiv   Mohamed Al Mazrouei
Drejtori Jo-Ekzekutiv   John Macbeath
Drejtori Jo-Ekzekutiv   Alberto Galassi

Menaxhimi i korporatës Redakto

Pozicioni Emri
Shefi Ekzekutiv   Ferran Soriano
Shefi Operativ & Shefi Komercial   Tom Glick
Drejtori i Futbollit   Txiki Begiristain
Zyra e administratorit   John Williams
Drejtori Tenik Global i City Football Group   Rodolfo Borrell
Drejtori dhe Menaxheri i City Football Academy   Brian Marwood

Stafi i drejtimi Redakto

 
Trajneri momental i skuadrës është Manuel Pellegrini
Pozicioni Emri
Trajneri   Manuel Pellegrini
Ndihmës-trajneri   Rubén Cousillas
Ndihmës-trajneri   Brian Kidd
Trajneri i portierëve   Xabier Mancisidor
Trajneri i palestrës   Jose Cabello
Shefi i Akademisë   Mark Allen
Menaxheri i Elitës së Zhvillimit të Adakemisë U–21   Patrick Vieira
Menaxheri i Akamesisë   Jason Wilcox

Menaxherë të shquar Redakto

Tabela e redaktuar më 28 shtator 2014 Trajnerët e mëposhtën kanë fituar të paktën një trofe me skuadrën (pa përfshirë Community Shields) me Manchester City (përfshihen vetëm komepdicionet zyrtare ) [50]
Emri Nga Te Ndeshje Fitore Barazime Humbje % Fitores Trofe/shënime
  Tom Maley
1902 1906 &0000000000000150.000000150 &0000000000000089.00000089 &0000000000000022.00000022 &0000000000000039.00000039 &0000000000000059.33000059,33 1904 FA Cup
  Wilf Wild
1932 1946 &0000000000000352.000000352 &0000000000000158.000000158 &0000000000000071.00000071 &0000000000000123.000000123 &0000000000000044.89000044,89 1934 FA Cup
1936–37 First Division
1937 Charity Shield
  Les McDowall
1950 1963 &0000000000000592.000000592 &0000000000000220.000000220 &0000000000000127.000000127 &0000000000000245.000000245 &0000000000000037.16000037,16 1956 FA Cup
  Joe Mercer
1965 1971 &0000000000000340.000000340 &0000000000000149.000000149 &0000000000000094.00000094 &0000000000000097.00000097 &0000000000000043.82000043,82 1965–66 Second Division
1967–68 First Division
1968 Charity Shield
1969 FA Cup
1970 European Cup Winners' Cup
1970 League Cup
  Tony Book
1973 1980 &0000000000000269.000000269 &0000000000000114.000000114 &0000000000000075.00000075 &0000000000000080.00000080 &0000000000000042.38000042,38 1976 League Cup
  Roberto Mancini
2009 2013 &0000000000000191.000000191 &0000000000000113.000000113 &0000000000000038.00000038 &0000000000000040.00000040 &0000000000000059.16000059,16 2011 FA Cup
2011–12 Premier League
2012 FA Community Shield
  Manuel Pellegrini
2013 Vazhdon* &0000000000000057.00000057 &0000000000000041.00000041 &0000000000000006.0000006 &0000000000000010.00000010 &0000000000000071.93000071,93 2014 League Cup
2013–14 Premier League
Ka % më të madhe të fitoreve nga një trajner i Cityt*

Tifozët Redakto

Manchester City ka shumë tifozë në botë pavarësisht se nuk ka shumë suksese gjatë historisë. Që kur ndëroi stadium dhe klubi filloi të luajë në City of Manchester Stadium, shikueshmërua gjatë ndeshjeve është rritur shumë dhe mesatarja e shikueshmërisë së Manchester Cityt ka qënë në gjashtë më të mirat, mesatarisht nga 40.000 mijë për ndeshje [51]. Edhe në vitet 1990, kur klubi ishte rrëzuar dy herë në tre sezone dhe luante në ligën e tretë Angleze (më parë në Divizionin e Dytë, tani Football League One), shikueshmëria mesatare në ndeshjet në shtëpi ishte 30.000 mijë tifozë, krahasuar me shikueshmërinë mesatare të ligës që ishte më pak se 8.000 mijë tifozë [52].

Pronësia dhe financa Redakto

Kompania mbajtëse e Manchester City F.C., Manchester City Limited, është një kompani private e limituar, që ka rreth 54 milion aksione. Klubi ka qënë në duar private që nga viti 2007, kur aksionerët e mëdhenj ranë dakord që të shisnin të drejtat e klubit te UK Sports Investments Limited (UKSIL), një kompani që kontrollohet nga ish krye ministri i Tajlandës Thaksin Shinawatra. UKSIL pastaj bëri një ofertë zyrtare për të blerë aksionet e mbajtura nga disa mijëra aksionerëve të vegjël. UKSIL pastaj bëri një ofertë zyrtare për të blerë aksionet e mbajtura nga disa mijëra aksionerëve të vegjël.

Stadiumi Redakto

Stadiumi i Manchester Cityt është City of Manchester Stadium, njohur gjithashtu si Eastlands dhe Etihad Stadium që nga korriku u 2011 për shkak të angazhimeve sponsoritive.

Një panoramë e City of Manchester Stadium

Trofe Redakto

Brënda Redakto

Ligat Redakto

 
Manuel Pellegrini me trofeun e Premier Ligës pas suksesit në sezonin 2013–14.

Kupat Redakto

Europë Redakto

Rekordet Redakto


Referime Redakto

  1. ^ On 16 April 1894, the name was changed to Manchester City.
  2. ^ "Premier League Handbook 2018–19". Premier League. 30 korrik 2018. Marrë më 3 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ James, Manchester City – The Complete Record, p32
  4. ^ James, Manchester:The Greatest City, pp 59–65.
  5. ^ Bevan, Chris (11 maj 2003). "Maine Road through the ages" [Rruga Maine ndër vite]. BBC Sport. Marrë më 10 shtator 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Ward, The Manchester City Story, pp. 31–33
  7. ^ James, Gary (22 prill 2011). "FA Cup special: Thrills, spills and a cast of thousands at Maine Road" [Të veçantat e FA Cup: Të dridhurat dhe e hedhura e mijërave në rrugen Maine]. menmedia.co.uk. Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2012. Marrë më 23 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "England 1937/38" [Tabela e ligës nga RSSSF.com]. League table from RSSSF. Marrë më 29 dhjetor 2005. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Rowlands, Trautmann – The Biography, pp. 178–184
  10. ^ Ward, The Manchester City Story, p. 57
  11. ^ Penney, Manchester City – The Mercer-Allison Years, pp. 27–36
  12. ^ Penney, Manchester City – The Mercer-Allison Years, pp. 37–56
  13. ^ Gardner, The Manchester City Football Book No. 2, pp. 13–22
  14. ^ James, Manchester City – The Complete Record, pp. 410–420
  15. ^ Rezultatet e tjera tregonin United do të rrëzohej një divizion më poshtë edhe nqs ata barazonin ose fitonin, por asnjë nga skuadrat nuk e dinte këtë gjë në atë kohë.
  16. ^ Ward, The Manchester City Story, p. 70
  17. ^ Tossell, Big Mal, Chapter 18
  18. ^ James, Manchester City – The Complete Record, p. 68
  19. ^ Buckley, Andy; Burgess, Richard (2000). Blue Moon Rising: The Fall and Rise of Manchester City [Hëna blu në rritje: Rënja dhe ngritja e Manchester Cityt]. Bury: Milo. ISBN 0-9530847-4-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) p. 177
  20. ^ Manchester City – The Complete Record, p. 265
  21. ^ "Goater double gives City derby win" [Dopieta e Goater i jep Cityt fitoren në derbi]. RTÉ. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2007. Marrë më 28 maj 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Eriksson named Man City manager" [Eriksson emërohet trajneri i Man City]. BBC Sport. 6 korrik 2007. Marrë më 20 korrik 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Eriksson's reign at Man City ends" [Epoka e Eriksson tek Man City përfundon]. BBC Sport. 2 qershor 2008. Marrë më 2 qershor 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Manchester City appoint Mark Hughes" [Manchester City punëson Mark Hughes]. Manchester City FC. 4 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2009. Marrë më 21 tetor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Winrow, Ian (12 gusht 2008). "Thaksin Shinawatra's crisis ends Manchester City's European dream" [Kriza e Thaksin Shinawatra i jep fund ëndërrës europiane të Manchester Cityt]. Londër: Daily Telegraph. Marrë më 4 shtator 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Man City beat Chelsea to Robinho" [Man City mposht Çelsin për Robinhon]. BBC News. 1 shtator 2008. Marrë më 19 shtator 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Lescott completes Man City move" [Lescott përfundon lëvizjen tek Man City]. BBC Sport. 25 gusht 2009. Marrë më 12 shtator 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Mark Hughes sacked as Man City appoint Mancini manager" [Mark Hughes shkarkohet me Man Cityn që punëson trajnerin Mancini]. BBC Sport. 19 dhjetor 2009. Marrë më 19 dhjetor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Man City 1 – 0 Man Utd". BBC Sport. Marrë më 16 prill 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Man City 1 – 0 Tottenham". BBC Sport. 10 maj 2011. Marrë më 10 maj 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "REVEALED: Bitter dressing room battles that sealed the fate of preening Mancini" [E zbuluar: Betejat e hidhura në dhomat e zhveshjeve që vulosën fatin e Mancinit]. The Daily Mail. 17 maj 2013. Marrë më 7 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Club Statement" [Deklaratë e klubit]. mcfc.co.uk. 13 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2016. Marrë më 7 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Player power: Kompany, Hart and Silva threatened to quit Manchester City if Mancini didn't leave" [Fuqia e lojtarit: Kompany, Hart dhe Silva kërcënuan të largoheshin nqs Mancini nuk do të largohej]. The Mirror (UK). 18 maj 2013. Marrë më 7 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Ex-City boss Mancini reveals Soriano rift" [Ish shefi i Cityt Mancini zbulon çarjen me Sorianon]. Manchester Evening News. 4 korrik 2013. Marrë më 7 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Roberto Mancini: Man City exit because of poor relationships" [Roberto Mancini: Largimi nga Man City për shkak të marrëdhënjeve të dobta]. BBC Sport. 14 maj 2013. Marrë më 7 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Manuel Pellegrini: Manchester City appoint Chilean as manager" [Manuel Pellegrini: Manchester City punëson kiljanin si trajner]. BBC Sport. 12 qershor 2013. Marrë më 7 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ O'Rourke, Pete (2 mars 2014). "Capital One Cup final: Manchester City win Capital One Cup after beating Sunderland 3–1" [Finalja e Capital One Cup: Manchester City fiton Capital One Cup pasi mposhti Sunderlandin 3-1]. Sky Sports News. Marrë më 11 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Manchester City crowned Premier League champions with 2–0 victory over West Ham" [Manchester City kurorëzohet kampion i Premier Ligës me një fitore 2-0 ndaj West Ham]. Sky Sports News. 11 maj 2014. Marrë më 11 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ James, Manchester: The Greatest City pp. 14–15
  40. ^ Turner, Georgina (23 nëntor 2005). "Nicking the shirts off their backs". The Guardian. Londër. Marrë më 18 dhjetor 2006. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ David Clayton, Everything Under the Blue Moon (Mainstream Publishing, 2002), 21
  42. ^ "Cup final shirt to feature coat of arms". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 18 maj 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "Squads: Mens' team" [SKuadrat: Ekipi i burrave] (në anglisht). Manchester City F.C. Marrë më 22 korrik 2018.
  44. ^ "Man City retire number 23 shirt" [Man City tërheq fanellën me numrin 23] (në anglisht). BBC Sport. 27 qershor 2003. Marrë më 30 shtator 2008.
  45. ^ "50 YEARS OF MCFC PLAYER OF THE YEAR: PART 1" [50 vite të MCFC Lojtari i Vitit: Pjesa 1]. mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Marrë më 12 korrik 2017.
  46. ^ "50 YEARS OF MCFC PLAYER OF THE YEAR: PART 2" [50 vite të MCFC Lojtari i Vitit: Pjesa 2]. mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Marrë më 12 korrik 2017.
  47. ^ "50 YEARS OF MCFC PLAYER OF THE YEAR: PART 3" [50 vite të MCFC Lojtari i Vitit: Pjesa 3]. mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Marrë më 12 korrik 2017.
  48. ^ "50 YEARS OF MCFC PLAYER OF THE YEAR: PART 4" [50 vite të MCFC Lojtari i Vitit: Pjesa 4]. mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Marrë më 12 korrik 2017.
  49. ^ "50 YEARS OF MCFC PLAYER OF THE YEAR: PART 5" [50 vite të MCFC Lojtari i Vitit: Pjesa 5]. mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Marrë më 12 korrik 2017.
  50. ^ "Managers" [Trajnerët]. mcfcstats.com. Marrë më 29 mars 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ "Top 30 English Football Clubs by League Attendances". footballeconomy.com attendance table 2002-2005. Marrë më 30 dhjetor 2005. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ "Average Attendances – English Football Divisions – 1994/95–2004/05". footballeconomy.com division attendance table 1995–2005. Marrë më 30 dhjetor 2005. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto