Julián Álvarez

futbollist argjentinas

Julián Álvarez (lindur më 31 janar 2000) është një futbollist profesionist argjentinas i cili luan si sulmues për klubin spanjoll Atlético Madrid dhe kombëtaren argjentinase. Ai konsiderohet si një nga talentët më të mirë në botë dhe dallohet për finalizimin, krosimet, agresivitetin dhe gjuajtjet nga distanca.[3]

Julián Álvarez

Álvarez me ArgjentinënFIFA Kupën e Botës 2022
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJulián Álvarez[1]
Datëlindja31 janar 2000 (24 vjeç)[1]
VendlindjaCalchín, Argjentinë[2]
Gjatësia1.70 m (5 ft 7 in)[1]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Atlético Madrid
Numri19
Karriera me të rinjtë
2014–2016Atlético Calchín
2016–2019River Plate
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2018–2022River Plate74(34)
2022–2024Manchester City67(20)
2024–Atlético Madrid4(1)
Karriera ndërkombëtare
2018–2020Argjentina U2015(2)
2019–2020Argjentina U237(1)
2021–Argjentina36(9)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15 shtator 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 2 gusht 2024

Álvarez e nisi karrierën e tij si futbollist në Argjentinë duke u bërë pjesë e akademisë së River Plate. Ai debutoi si profesionist në vitin 2018 dhe fitoi disa trofe me klubin në katër sezone, përfshirë Copa Argentina, Copa Libertadores 2018 dhe Primera División 2021. Ai gjithashtu u emërua Futbollisti Amerikano Jugor i Vitit, kurse në janar 2022 u transferua te Manchester City. Álvarez filloi të luante me klubin në sezonin 2022–23, gjatë së cilës ai fitoi tripletën.

Álvarez mori pjesë në Kupën e Botës nën-19 me ekipin nën-19. Në vitin 2020, ai luajti në Turnamentin Para-Olimpik të CONMEBOL me ekipin nën-23. Në vitin 2021, ai debutoi me kombëtaren e parë, duke fituar Copa América 2021, Finalissima 2022 dhe FIFA Kupën e Botës 2022. Më 10 qershor 2023, Álvarez u bë futbollisti i parë në histori që fiton tripletën dhe Kupën e Botës në një sezon.

Pseudonimi i Álvarez është "La Araña" (merimanga) ose "El Hombre Araña" (Njeriu Merimangë) për shkak të festimit të golave sikur lëshon rrjeta me duar[4]

Karriera me klube

Redakto

River Plate

Redakto

Álvarez u transferua te River Plate nga Atlético Calchín në vitin 2016; ai luajti në Generation Adidas Cup me ekipin e të rinjëve.[5][6][7] Para se të bëhej pjesë e River Plate, Álvarez pati prova me klube si Boca Juniors dhe Real Madrid; me Los Blancos, ai shënoi dy gola në pesë ndeshje në një turnament me ekipin e të rinjëve.[6][8][9] Ai nuk mundi t'i bashkohej Realit për shkak të moshës.[6] Álvarez u bë pjesë e ekipit të parë të River Plate në sezonin 2018–19 nën drejtimin e trajnerit Marcelo Gallardo; ai debutoi si profesionist më 27 tetor duke u aktivizuar si zëvëndësues në fitoren 1–0 kundër Aldosivi në kampionat.[10][11]

Álvarez shënoi golin e parë si profesionist më 17 mars 2019 në fitoren 3–0 kundër Independientes.[5] Pas kësaj, ai shënoi në finalen e Kupës së Argjentinës 2019 kundër Central Córdoba, duke ndihmuar ekipin të fitonte 3–0.[12] Në vitin 2020, Álvarez shënoi pesë gola në gjashtë ndeshje në fazën e grupeve të Copa Libertadores.[13]

Më 25 maj 2022, Álvarez shënoi gjashtë gola në fitoren 8–1 kundër Alianza Lima në Copa Libertadores.[14]

Manchester City

Redakto
 
Álvarez me Manchester Cityn.

Më 31 janar 2022, u konfirmua se Álvarez kishte firmosur një kontratë deri në qershor 2027 me klubin e Premier Ligës Manchester City. Megjithatë, ai do të vazhdonte të ishte pjesë e River Plate në huazim deri në korrik.[15]

2022–2023: Sezoni debutues dhe Tripleta kontinentale

Redakto

Álvarez bëri debutimin e tij zyrtar me klubin më 30 korrik në humbjen 3–1 kundër ekipit rival LiverpoolFA Community Shield, duke shënuar golin e vetëm të Cityt.[16] Më 7 gusht, ai luajti ndeshjen e parë në Premier Ligë në fitoren 2–0 në transfertë kundër West Ham United, duke zëvendësuar Erling Haaland në pjesën e dytë.[17] Golat e tij të parë në Premier Ligë erdhën më 31 gusht në fitoren 6–0 kundër Nottingham ForestEtihad Stadium.[18] Më 5 tetor, Álvarez shënoi golin e parë në UEFA Ligën e Kampioneve në fitoren 5–0 kundër ekipit danez Copenhagen në fazën e grupeve.[19]

Më 17 maj 2023, Álvarez shënoi golin e fundit të fitores 4–0 kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales të Ligës së Kampioneve, me Cityn që u kualifikua në finale.[20] Katër ditë më pas, ai shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër Çelsit që i siguroi Cityt matematikisht titullin kampion të Premier Ligës.[21] Më 10 qershor, Álvarez fitoi Ligën e Kampioneve pasi City mposhti Interin 1–0 në finalen e luajtur në Stamboll.[22] Si rezultat i kësaj, ai u bë lojtari i parë në histori që fiton tripletën kontinentale me klube dhe FIFA Kupën e Botës në një sezon.[23]

2023–2024: Fitimi i vendit të titullarit

Redakto

Álvarez shënoi golin e parë të sezonit 2023–24 më 19 gusht në fitoren 1–0 kundër Newcastle United në kampionat.[24] Ai filloi të aktivizohej më shumë si titullar pas dëmtimeve të Kevin De Bruyne dhe Bernardo Silvës, duke kontribuar në katër gola në dy ndeshjet e rradhës në Premier Ligë, përfshirë dy asiste në fitoren 3–1 kundër West Ham United.[25] Më 21 shtator, ai shënoi një dopietë në fitoren 3–1 kundër Yllit të Kuq të Beogradit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.[26] Më 31 tetor, Álvarez u rendit i shtati në garën për çmimin prestigjoz Topi i Artë.[27]

Më 22 dhjetor, Álvarez shënoi dy gola dhe një asist në fitoren 4–0 kundër Fluminenses në finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube, duke ndihmuar ekipin të fitonte këtë trofe për herë të parë;[28] ai e mbylli turnamentin si golashënuesi më i mirë kurse goli i parë që shënoi në finale në sekondën e 40të ishte më i shpejti në historinë e këtij kompeticioni.[29] Më 4 maj 2024, ai luajti ndeshjen e tij të 100të me klubin në suksesin 5–1 kundër Wolverhampton Wanderers, duke shënuar gol në minutat e fundit.[30] Manchester City e mbylli sezonin me një tjetër titull të Premier Ligës.[31]

Atlético Madrid

Redakto

Më 12 gusht 2024, Atlético Madrid konfirmoi transferimin e Álvarez në një marrëveshje gjashtë-vjeçare për 95 milion €, duke u bërë shitja më e madhe në historinë e Manchester Cityt.[32][33] Ai bëri debutimin e tij shtatë ditë më pas më barazimin 2–2 kundër VillarrealitLa Liga.[34] Álvarez shënoi golin e parë me Los Colchoneros në fitoren 3–0 kundër Valencias në shtëpi.[35]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

2018–2020: Të rinjtë

Redakto

Në vitin 2018, Álvarez u thirr nga ekipi nën-20 e cila do të stërvitej kundër ekipit të parëFIFA Kupën e Botës 2018.[36][37] Në dhjetor, ai ishte pjesë e ekipit që do të luante në Kampionatin Amerikano Jugor nën-20.[38] Álvarez shënoi një gol në fitoren 5–0 kundër Arabisë Saudite në një turnament miqësor si pjesë e përgatitjeve për Kupën e Botës nën-20. Pas kësaj, ai u ftua nga trajneri Fernando Batista si pjesë e ekipit që do të luante në Kupën e Botës nën-20 në maj 2019.[39] Gjatë turnamentit të zhvilluar në Poloni, Álvarez shënoi një gol në katër ndeshje.[5]

Në shtator 2020, Batista e ftoi Álvarezin në ekipin nën-23 për Turnamentin Para-Olimpik të CONMEBOL; Argjentina e fitoi turnamentin. Álvarez u aktivizua në shtatë ndeshje gjatë turnamentit, duke shënuar kundër Venezuelës.[5][40]

2021–vazhdon: Debutimi me ekipin e parë dhe suksesi në Copa América dhe Kupën e Botës

Redakto

Álvarez debutoi me ekipin e parë të Argjentinës më 3 qershor 2021 në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kilit; ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 62të në vend të Ángel Di Marías.[41] Goli i tij i parë ndërkombëtar erdhi më 29 mars 2022 në barazimin 1–1 kundër Ekuadorit.[42]

Më 11 nëntor 2022, Álvarez ishte pjesë e ekipit me 26 lojtarë që do të merrte pjesë në FIFA Kupën e Botës 2022 në Katar.[43] Ai e nisi turnamentin si zëvëndësuesi i Lautaro Martínez por e fitoi vendin e titullar në fazën me eliminim direkt.[44] Më 30 nëntor, ai shënoi golin e parë në Kupën e Botës në fitoren 2–0 kundër Polonisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.[45] Katër ditë më pas, ai shënoi në fitoren 2–1 kundër Australisë në raundin e 16-tave.[46] Në ndeshjen gjysëm-finale kundër Kroacisë, Álvarez shënoi një dopietë duke kualifikuar Argjentinën në finale;[47] ai u bë lojtari më i ri (22 vjeç dhe 316 ditë) pas Pelés në vitin 1958 që shënon dy gola në një gjysëm-finale të Kupës së Botës.[48] Më 18 dhjetor, Argjentina mposhti Francën me penallti për të fituar trofeun pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 3–3; Álvarez mori pjesë në aksionin e golit të dytë.[49]

Profili i lojtarit

Redakto

Álvarez është një sulmues i shkathët i cili mund të luaj në çdo pozicion në sulm.[50][51] Ai është i drejtpërdrejtë, i shpejtë dhe zotëron kontroll të mirë të topit me këmbën e djathtë.[52] Álvarez gjithashtu është i aftë të kombinojë me shokët e ekipit, kjo falë vizionit të tij, teknikës dhe stilit të lojës me një prekje të topit.[50][53]

Álvarez dallohet për manovrat e tij në zona të ngushta, kjo falë dribimeve dhe shkathtësisë.[51] Ai gjithashtu njihet për energjinë e tij dhe lëvizjet pa top, duke ndihmuar ekipin të rikuperoj zotërimin e topit.[54][55] Kontrolli i topit dhe veçanërisht prekja e parë janë lavdëruar nga media angleze. Kjo sëbashku me shpejtësinë dhe rezistencën e bejnë atë një lojtar të rrezikshëm në sulm.[54][55]

Pozicioni i preferuar i Álvarez është ai i qendër-sulmuesit; në sezonin 2023–24, ai filloi të aktivizohej si mesfushor-sulmues nga trajneri Pep Guardiola, duke zëvendësuar të dëmtuarin Kevin De Bruyne.[56] Ai shkëlqeu në rolin e tij të ri, kjo falë pasimeve të sakta dhe vizionit, duke u komplimentuar në disa raste nga media angleze.[54][57][58]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 25 gusht 2024[5]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare[a] Kupa e Ligës[b] Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
River Plate 2018–19 Primera División Argjentinase 5 1 1 0 1[c] 0 1[d] 0 8 1
2019–20 7 0 3 1 2 0 5[c] 1 17 2
2020 10 2 3 1 1 1 11[c] 5 25 9
2021 35 20 10[c] 2 1[e] 2 46 24
2022 17 11 1 1 0 0 8[c] 6 0 0 26 18
Gjithsej 74 34 8 3 3 1 35 14 2 2 122 54
Manchester City 2022–23 Premier League 31 9 5 3 2 1 10[f] 3 1[g] 1 49 17
2023–24 36 11 6 1 1 0 7[f] 5 4[h] 2 54 19
Gjithsej 67 20 11 4 3 1 17 8 5 3 103 36
Atlético Madrid 2024–25 La Liga 2 0 0 0 0 0 0 0 1 0
Career total 143 54 19 7 6 2 52 22 7 5 227 90
  1. ^ Përfshirë Copa Argentina, FA Cup
  2. ^ Përfshirë Copa de la Superliga, EFL Cup
  3. ^ a b c d e Të gjitha ndeshjet në Copa Libertadores
  4. ^ Të gjitha ndeshjet në FIFA Kupën e Botës për Klube
  5. ^ Ndeshje në Trofeo de Campeones de la Liga Profesional
  6. ^ a b Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  7. ^ Ndeshje në FA Community Shield
  8. ^ Një ndeshje në FA Community Shield, një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje dhe dy gola në FIFA Kupën e Botës për Klube

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 14 korrik 2024[59]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Argjentina 2021 5 0
2022 14 7
2023 7 0
2024 8 2
Gjithsej 36 9

Golat me kombëtaren

Redakto
Rezultatet e Argjentinës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Álvarez.[59]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Julián Álvarez
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 29 mars 2022 Estadio Monumental Isidro Romero Carbo, Guayaquil, Ekuador 7   Ekuador 1–0 1–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
2 27 shtator 2022 Red Bull Arena, Harrison, Shba 11   Jamaica 1–0 3–0 Ndeshje miqësore
3 16 nëntor 2022 Zayed Sports City Stadium, Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe 12   Emiratet e Bashkuara Arabe 1–0 5–0 Ndeshje miqësore
4 30 nëntor 2022 Stadium 974, Doha, Katar 15   Polonia 2–0 2–0 FIFA Kupa e Botës 2022
5 3 dhjetor 2022 Ahmad bin Ali Stadium, Al Rayyan, Katar 16   Australia 2–0 2–1 FIFA Kupa e Botës 2022
6 13 dhjetor 2022 Lusail Stadium, Lusail, Katar 18   Kroacia 2–0 3–0 FIFA Kupa e Botës 2022
7 3–0
8 20 qershor 2024 Mercedes-Benz Stadium, Atlanta, Shtetet e Bashkuara 32   Kanadaja 1–0 2–0 Copa América 2024
9 9 korrik 2024 MetLife Stadium, East Rutherford, Shtetet e Bashkuara 35   Kanadaja 1–0 2–0 Copa América 2024
River Plate[5]
Manchester City[5]

Kombëtarja

Redakto
Argjentina nën-23[5]
Argentina[5]

Personale

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c "FIFA World Cup Qatar 2022™: List of Players: Argentina" (PDF) (në anglisht). FIFA. 29 nëntor 2022. fq. 1. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 30 nëntor 2022.
  2. ^ "Julian Alvarez" (në spanjisht). Club Atlético River Plate. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2022.
  3. ^ "Top talent Álvarez joins Man City - Remains on loan at River Plate". Transfermarkt (në anglisht). 31 janar 2022. Marrë më 5 nëntor 2023.
  4. ^ ""Merimanga" Alvarez, kush është djaloshi i artë që po shkëlqen me Argjentinën në Botëror". Panorama Sport. 15 dhjetor 2022. Marrë më 25 gusht 2024.
  5. ^ a b c d e f g h i "Julian Álvarez". Soccerway (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2021. Marrë më 31 tetor 2018.
  6. ^ a b c "Julian Alvarez: The ex-Real Madrid kid spearheading River Plate's Libertadores quest". Goal.com (në anglisht). 17 dhjetor 2020. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2020. Marrë më 18 dhjetor 2020.
  7. ^ "Álvarez: Llego al gol por consecuencia del juego" (në spanjisht). River Plate. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2019. Marrë më 31 tetor 2018.
  8. ^ "Se probó en Real Madrid, but later admitting to sopporting F.C. Barelona because of his idol, Lionel Messi - La historia del pibe al que Gallardo le dio la 9 de River para la Copa Libertadores" (në spanjisht). Clarín. 9 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2019. Marrë më 31 tetor 2018.
  9. ^ "Se probó en Real Madrid, estuvo en el Mundial y el sábado debutaría en River" (në spanjisht). La Nación. 25 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2018. Marrë më 31 tetor 2018.
  10. ^ "Ficha Estadistica de Julian Alvarez" (në spanjisht). BDFA. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2022. Marrë më 31 tetor 2018.
  11. ^ "Julián Álvarez, el 9 que hizo su debut en River" (në spanjisht). TyC Sports. 27 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2018. Marrë më 31 tetor 2018.
  12. ^ "Central Córdoba (SdE) - River, la gran Final de la Copa Total Argentina 2019" (në spanjisht). Copa Argentina. 15 nëntor 2019.
  13. ^ "Julián Álvarez » Club matches » Copa Libertadores". World Football (në anglisht). Marrë më 5 nëntor 2023.
  14. ^ "Future Manchester City Player Julian Alvarez Scores Six Goals for River Plate in 8-1 Win". mscfootball.com (në anglisht). 26 maj 2022. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2022. Marrë më 26 maj 2022.
  15. ^ "City sign Julian Alvarez from River Plate". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 31 janar 2022. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2022. Marrë më 31 janar 2022.
  16. ^ Shamoon Hafez (29 korrik 2022). "Community Shield: Liverpool 3-1 Man City - Darwin Nunez seals victory" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 korrik 2022.
  17. ^ Phil McNulty (7 gusht 2022). "West Ham 0-2 Man City: Erling Haaland scores twice as Man City turn on style" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2022. Marrë më 7 gusht 2022.
  18. ^ "Man City 6-0 Nottingham Forest: Erling Haaland scores another hat-trick in easy victory" (në anglisht). BBC Sport. 31 gusht 2022. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2022. Marrë më 31 gusht 2022.
  19. ^ "Pep Guardiola talks up 'weapon' Julian Alvarez after latest Man City goal" (në anglisht). The Independent. 6 tetor 2022.
  20. ^ "Super City secure UCL final spot with stunning win over Real Madrid" (në anglisht). Manchester City F.C. 17 maj 2023.
  21. ^ "Manchester City cap title triumph with win over Chelsea thanks to Álvarez" (në anglisht). The Guardian. 21 maj 2023.
  22. ^ "Manchester City 1–0 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 10 qershor 2023.
  23. ^ "Julián Álvarez and Máximo Perrone win Champions League with Manchester City" (në anglisht). Mundo Albiceleste. 10 qershor 2023.
  24. ^ "Julian Alvarez's first-half goal enough for Man City to beat Newcastle in EPL". AP News (në anglisht). 19 shtator 2023. Marrë më 8 tetor 2023.
  25. ^ "City fight back to win Hammers thriller and maintain perfect start". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 16 shtator 2023.
  26. ^ Adam Marrett (21 shtator 2023). "Matheus Nunes makes an immediate impact in first start for City". Esteemed Kompany (në anglisht). Marrë më 23 shtator 2023.
  27. ^ "Ballon d'Or 2023 official rankings: Lionel Messi beats Erling Haaland and Kylian Mbappe to claim eighth Golden Ball" (në anglisht). Goal.com. 31 tetor 2023. Marrë më 4 nëntor 2023.
  28. ^ "Clinical City clinch maiden Club World Cup title" (në anglisht). FIFA. 22 dhjetor 2023. Marrë më 22 dhjetor 2023.
  29. ^ "Saudi Arabia 2023 in stats" (në anglisht). FIFA. 23 dhjetor 2023. Marrë më 25 gusht 2024.
  30. ^ "Alvarez reaches 100 City appearances". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 4 maj 2024. Marrë më 4 maj 2024.
  31. ^ "Man City win to claim fourth consecutive Premier League title" (në anglisht). Sky Sports. 19 maj 2024. Marrë më 20 maj 2024.
  32. ^ "Welcome, Julián Alvarez!" (në anglisht). Atlético Madrid. 12 gusht 2024. Marrë më 12 gusht 2024.
  33. ^ "ZYRTARE/ Atletiko Madrid prezanton goditjen e madhe të merkatos, Julian Alvarez i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Simeone". Panorama Sport. 12 gusht 2024. Marrë më 12 gusht 2024.
  34. ^ "Villarreal hold Atletico Madrid to a draw in first game of season" (në anglisht). ESPN FC. 19 gusht 2024. Marrë më 23 gusht 2024.
  35. ^ "Conor Gallagher and Julian Alvarez fire Atletico Madrid to Valencia victory" (në anglisht). Sports Yahoo. 15 shtator 2024. Marrë më 15 shtator 2024.
  36. ^ "Es cordobés, hace siete años se fotografió con Messi y hoy entrenan juntos" (në spanjisht). Mundod Lavoz. 21 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2018. Marrë më 31 tetor 2018.
  37. ^ "De 18 años - Julián Alvarez, el pibe argentino que jugó en Real Madrid y hoy es sparring de Lionel Messi" (në spanjisht). Clarín. 1 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2022. Marrë më 31 tetor 2018.
  38. ^ "Convocados para el Sudamericano Sub 20" (në spanjisht). AFA. 22 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2019. Marrë më 2 janar 2019.
  39. ^ "Lista de convocados para el Mundial" (në spanjisht). AFA. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2019. Marrë më 4 maj 2019.
  40. ^ "La Selección Sub 23 jugará ante Bolivia desde las 19, en el estadio de Banfield" (në spanjisht). AFA. 3 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2020. Marrë më 4 shtator 2019.
  41. ^ "Argentina v Chile game report" (në anglisht). ESPN FC. 3 qershor 2021. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2021. Marrë më 7 qershor 2021.
  42. ^ "How many goals has Julian Alvarez scored for Argentina?". El Futbolero (në anglisht). 29 mars 2022. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2022. Marrë më 13 prill 2022.
  43. ^ "Lista de la Selección Argentina para el Mundial de Qatar 2022" (në spanjisht). TyC Sports. 11 nëntor 2022. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2022. Marrë më 11 nëntor 2022.
  44. ^ "Inter star Lautaro risks losing Argentina's starting spot to Man City's Alvarez" (në anglisht). Football Italia. 1 dhjetor 2022. Marrë më 6 nëntor 2023.
  45. ^ "World Cup 2022: Poland 0-2 Argentina - South Americans top group after dramatic night" (në anglisht). BBC Sport. 30 nëntor 2022. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2022. Marrë më 30 nëntor 2022.
  46. ^ "Argentina 2-1 Australia". FIFA (në anglisht). 3 dhjetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2022. Marrë më 3 dhjetor 2022.
  47. ^ "Argentina vs. Croatia Highlights – 2022 FIFA World Cup" (në anglisht). Fox Sports. 13 dhjetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2022. Marrë më 13 dhjetor 2022.
  48. ^ de 2022, Por Newsroom Infobae13 de Diciembre. "Julián Álvarez, el doblete más joven desde Pelé". infobae (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2023. Marrë më 22 janar 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  49. ^ "A ground-breaking World Cup with a fairy tale ending" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2022. Marrë më 18 dhjetor 2022.
  50. ^ a b Emmanuel Odey (27 qershor 2023). "Julian Alvarez has had a Surreal First Year at Manchester City". Bitter and Blue (në anglisht). Marrë më 26 tetor 2023.
  51. ^ a b "Alvarez revels to underline status as world's best second-choice striker". The Independent (në anglisht). 1 prill 2023. Marrë më 26 tetor 2023.
  52. ^ "Player Analysis: Why is Man United target Julian Alvarez so highly rated?". The Football Faithful (në anglisht). 18 janar 2022. Marrë më 26 tetor 2023.
  53. ^ Sam Lee. "Julian Alvarez: Manchester City's 'unique' player" (në anglisht). The Athletic. Marrë më 26 tetor 2023.
  54. ^ a b c Michael Cox. "Julian Alvarez is Argentina's No 9 but increasingly a Man City No 8". The Athletic (në anglisht). Marrë më 26 tetor 2023.
  55. ^ a b Sam Lee. "Of course Man City want Haaland to play... but Alvarez really is a dream fit". The Athletic (në anglisht). Marrë më 26 tetor 2023.
  56. ^ Oliver Hopkins (30 shtator 2023). "Julián Álvarez: Man City's Hybrid Midfielder Who Has Stepped Up in De Bruyne's Absence". The Analyst (në anglisht). Marrë më 26 tetor 2023.
  57. ^ "Julian Alvarez thriving for Man City having stepped into Kevin De Bruyne void". Sky Sports (në anglisht). Marrë më 26 tetor 2023.
  58. ^ Daniel Murphy (29 shtator 2023). "Julian Alvarez's best Man City role is even clearer after Newcastle blank". Manchester Evening News (në anglisht). Marrë më 26 tetor 2023.
  59. ^ a b Benjamin Strack-Zimmermann. "Julián Álvarez" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 7 nëntor 2023.
  60. ^ "El 11 ideal del Sudamericano Sub 20 – Chile 2019". conmebol.com (në spanjisht). CONMEBOL. 13 shkurt 2019. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2022. Marrë më 21 dhjetor 2021.
  61. ^ Pablo Ciullini; Tomás Rodríguez. "Argentina - All-Time Topscorers in League" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 7 nëntor 2023.
  62. ^ José Luis Pierrend (16 janar 2009). "South American Coach and Player of the Year" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 18 janar 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto