Villarreal CF
Villarreal Club de Fútbol, S.A.D. (Gjuha valenciane: Vila-real Club de Futbol, S.A.D.), njohur zakonisht si Villarreal CF ose Villarreal, është një klub spanjoll futbollistik me seli në Vila-real, një qytet në provincën e Castellón brënda komunitetit Valencian. Krijuar në vitin 1923, ajo luan në La Liga, dhe zhvillon ndeshjet në shtëpi në El Madrigal, një stadium me kapacitet 24,890 spektatorësh.[1]
Pseudonimi(et) | El Submarino Amarillo | ||
---|---|---|---|
Themeluar | 10 Mars 1923 | ||
Stadiumi | Estadio El Madrigal | ||
Kapaciteti | 24,890 vende | ||
Pronari | Fernando Roig Alfonso | ||
Trajneri | Unai Emery | ||
Liga | La Liga | ||
2023–24 | 8 | ||
Faqja zyrtare | [[1] Faqja zyrtare e klubit] | ||
|
Historia
RedaktoVillarreal CF u themelua si Villarreal CD më 10 Mars 1923 për "për të promovuar të gjitha sportet veçanërisht futbollin". Stadiumi ku luanin ishte marrë me qera për 60 Pestas në muaj, kurse bilatat për spektatorët ishin ndarë: gjysëm Pestas për burrat dhe një e katërta për fëmijët, kurse për gratë hyrja ishte falas.[2] Më 17 qershor 1923, CD Castellón, një rival modern i klubit, luajti ndeshjen e parë kundër një klubi të quajtur.[3]
1929–1998
RedaktoVillarreal u bashkua në kampionate rajonal brënda piramidës së futbollit spanjoll nga sezoni 1929–30 e më tutje. Sezoni 1934–35 pa skuadrën që të humbte kundër Cartagena CF, pasi nqs ata do të fitonin, do të ngjiteshin në divizionin e dytë. Sezoni tjetë e pa Villarrealin që të fitonte divizionin e parë para shpërthimit të luftës civile spanjolle.
Pasi lufta përfundoi në vitin 1939, klubi luajti sërisht në divizionin e dytë përpara se të ngjitej në divizionin më të lartë në sezonin 1950–51. Në vitin 1942, klubi ndryshoi emrin duke e vendosur CAF Villarreal, me një stemë të re me ngjyrë të verdhë dhe me fanellë të re. "F"-ja qëndroi për Foghetcaz, një klub atletik që mbështeste skuadrën.
Emri i skuadrës ndryshoi sërisht duke e vendosur "Villarreal CF" që është ende në ditët e sotme, me një stemë që është e ngjashme me stemën e ditëve të sotme. Ata përfunduan dy herë të shtatët dhe të katërtët për divizionin e parë rajonal përpara se të shkonin në Tercera Liga (Liga e tretë më e fortë) si kampionë në vitin 1956. Ata ranë në sezonin 1960–61 pasi përfunduan në vendin e 14.
Klubi ndryshoi sërisht stemën duke e bërë atë stemë që është ende në ditët e sotme. Në sezonin 1966–67, Villarreal u rikthye në Tercera si kampionë. Në vitin 1970, ata arritën në Segunda për herë të parë në histori. Pasi shpëtoi me vështirësi në sezonin e tyre të parë aty, klubi ra nga Segunda sezonin tjetër. Në sezonin 1975–76, ata ranë dhe nga Tercera, por u ngjitën sërisht sezonin tjetër.
Në sezonin 1986–87, Villarreal u ngjit në Segunda Liga B. Në vitin 1990, ata e përfunduan sezonin në vendin e 18 duke rënë sërisht në Tercera.
Referime
Redakto- ^ "UEFA.com" (PDF) (në anglisht). UEFA. Marrë më 31 janar 2014.
- ^ "Villarreal C.F. - Uebfaqja zyrtare" (në spanjisht). Villarreal CF. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2011. Marrë më 31 janar 2014.
- ^ "Villarreal C.F. - Uebfaqja zyrtare" (në spanjisht). Villarreal CF. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2011. Marrë më 31 janar 2014.
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |