Philip Walter Foden (lindur më 28 maj 2000) është një futbollist profesionist anglez i cili luan si mesfushor për klubin anglez Manchester City dhe kombëtaren angleze.

Phil Foden

Foden me AnglinëKupën e Botës 2022
Të dhënat vetjake
Emri i plotëPhilip Walter Foden
Datëlindja28 maj 2000 (24 vjeç)
VendlindjaStockport, Angli
Gjatësia1.71 m (5 ft 7 in)[1]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Manchester City
Numri47
Karriera me të rinjtë
2009–2017Manchester City
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2017–Manchester City164(54)
Karriera ndërkombëtare
2015–2016Anglia U168(2)
2016–2017Anglia U1723(11)
2017–2018Anglia U182(1)
2018Anglia U193(1)
2018–2019Anglia U2115(4)
2020–Anglia34(4)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 20:39, 25 maj 2024 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 23:05, 7 qershor 2024 (UTC)

Foden është produkt i akademisë së Manchester Cityt. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë ka luajtur më shumë se 200 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar mbi 50 gola. Ai ka fituar gjithsej 16 trofe me Cityzens, përfshirë pesë tituj të Premier Ligës si dhe një titull të UEFA Ligës së Kampioneve si pjesë e tripletës historike në sezonin 2022–23.

Foden fitoi famë ndërkombëtare për herë të parë duke fituar çmimin Topi i Artë nē Kupën e Botës nën-17 e cila u fitua nga Anglia. Debutimi i tij me ekipin e parë erdhi në shtator 2020. Ai ka përfaqësuar Anglinë në UEFA Euro 2020 dhe FIFA Kupën e Botës 2022.

Karriera me klube

Redakto

Manchester City

Redakto

2009–2016: Hyrja në akademi dhe vitet e para

Redakto

Philip Walter Foden lindi më 28 maj 2003 në Stockport, Greater Manchester dhe që në fëmijëri ishte tifoz i Manchester Cityt.[2][3] Ai u bë pjesë e klubit që në moshën katër-vjeçare dhe në korrik 2016 firmosi bursën e akademisë.[4] Ai më përpara kishte qënë pjesë e kolegjit privat St. Bede, pagesat e të cilit ishin kryer nga klubi.[5][6] Më 6 dhjetor 2016, ai u ftua për herë të parë në ekipin e parë nga trajneri Pep Guardiola për ndeshjen e fazës së grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve kundër Celtic; ndeshja u mbyll në barazim 1–1 me Foden i cili nuk u aktivizua.[7]

2017–2019: Debutimi me ekipin e parë dhe trofetë e para

Redakto
 
Foden në aksion me Manchester Cityn në vitin 2017.

Foden bëri debutimin e tij si profesionist më 21 nëntor 2017 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Feyenoordit; ai hyri si zëvëndësues në minutën e 75të në vend të Yaya Touré. Ai u bë anglezi i katërt më i ri që luan një ndeshje në Ligën e Kampioneve (17 vjeç e 177 ditë).[8] Dy muaj më pas, ai luajti si titullar në humbjen 2–1 kundër Shakhtar Donetsk, duke thyer rekordin e Josh McEachran si anglezi më i ri që luan një ndeshje si titullar në Ligën e Kampioneve (17 vjeç e 192 ditë);[9] rekordi i tij u thye në tetor 2020 nga Jude Bellingham.[10]

Më 16 dhjetor, Foden luajti ndeshjen e tij të parë në Premier Ligë në fitoren 4–1 kundër Tottenhamit, duke zëvendësuar İlkay Gündoğan në minutën e 83të.[11] Më 25 shkurt 2018, City fitoi 3–0 kundër Arsenalit në finalen e Kupës së Ligën, me Foden i cili u aktivizua si zëvëndësues, duke fituar trofeun e parë si profesionist.[12] Pas kësaj, ai luajti si titullar në fitoren 4–0 kundër Baselit në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve, duke thyer rekordin e Kieran Richardson si anglezi më i ri që luan titullar në një ndeshje me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve (17 vjeç e 283 ditë).[13] Më 13 maj, Manchester City titoi titullin e Premier Ligës dhe Foden u bë lojtari më i ri, i njohur nga Guinness World Records,[14] që merr medaljen e fituesit.[15]

Foden e nisi sezonin e ri më 5 gusht duke luajtur 75 minuta në suksesin 2–0 kundër Çelsit në FA Community Shield; ai asistoi golin e dytë të ekipit të shënuar nga Sergio Agüero.[16] Më 6 janar 2019, ai shënoi golin e parë në Etihad Stadium në suksesin 7–0 kundër Rotherham United në raundin e tretë të kupës.[17] Tre ditë më pas, ai shënoi sërisht, këtë herë në fitoren rekord 9–0 kundër Burton Albion në ndeshjen e parë gjysëm-finale të Kupës së Ligës.[18]

Më 12 mars, Foden shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve në fitoren 7–0 kundër Schalke 04 në raundin e 16-tave;[19] kjo ishte fitorja më e madhe në një ndeshje të fazës me eliminim direkt të kompeticionit.[20][21] Foden gjithashtu u bë golashënuesi më i ri në historinë e klubit në Ligën e Kampioneve si dhe anglezi më i ri që shënon në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve (18 vjeç e 288 ditë).[22]

Foden shënoi golin e tij të parë në Premier Ligë më 20 prill në fitoren minimale 1–0 kundër Tottenhamit. Me këtë gol, ai u bë golashënuesi i tretë më i ri i klubit në kampionat, pas Micah Richards dhe Daniel Sturridge.[23] Manchester City e mbylli sezonin duke i fituar të gjitha trofetë në Angli, me Foden i cili pati një kontribut në rritje në këtë sukses.[24]

2019–2021: Finalja e Ligës së Kampioneve dhe fitimi i vëndit të titullarit

Redakto

Foden e nisi sezonin e tij të tretë me Cityn duke fituar trofeun e shtatë në karrierë; ekipi mundi Liverpoolin me penallti për të fituar Community Shield; Foden shënoi në tentativën e tij.[25] Ai shënoi golin e parë për sezonin 2019–20 në fitoren 2–0 kundër ekipit kroat Dinamo Zagreb në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve; ai ishte protagonist në këtë fazë, duke u renditur i dyti për rastet e krijuara për gol (6), mbrapa Lionel Messit (7).[26] Ai luajti ndeshjen e parë si titullar në Premier Ligë më 15 dhjetor duke asistuar golin e Kevin De Bruynes në fitoren 3–0 në transfertë kundër Arsenalit.[27]

Më 1 mars 2020, Foden luajti si titullar në finalen e Kupës së Ligës kundër Aston Villës, duke ndihmuar ekipin të fitonte ndeshjen 2–1; ky ishte trofeu i tij i tetë në karrierë.[28] Në përfundim të ndeshjes, atij i'u dha trofeu Alan Hardaker si lojtari më i mirë i ndeshjes.[29] Pas një ndërprerje tre mujore për shkak të Pandemisë së COVID-19, Premier Liga u rikthye në qershor; në ndeshjen e parë pas rikthimit, Foden shënoi në një fitore 3–0 në shtëpi kundër Arsenalit,[30] e cila u pasua nga një dopietë, e para në karrierë, në fitoren 5–0 kundër Burnleyt.[31]

Fundi i sezonit 2019–20 solli largimin e veteranit David Silva, një idhull i Foden,[32] nga ekipi pas dhjetë vitesh. Foden u vendos si lojtari i cili do të kryente rolin e Silvës në mesfushë, me trajnerin Guardiola i cili deklaroi se klubi "kishte besim" te talenti anglez.[33] Ai e mbylli sezinin me 8 gola dhe 9 asiste në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet.[34]

Foden e nisi sezonin e ri duke shënuar në fitoren 3–1 kundër Wolverhampton Wanderers në javën e parë të kampionatit.[35] Më 25 nëntor 2020, ai shënoi në fitoren kundër Olympiacos në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve,[36] duke ndihmuar ekipin të kualifikohej në fazën me eliminim direkt të kompeticionit për herë të 8të rresht.[37] Më 7 shkurt 2021, Foden shënoi dhe asistoi në fitoren 4–1 kundër Liverpoolit në transfertë; kjo ishte fitorja e parë e Cityt në Anfield që nga viti 2003.[38] Dhjetë ditë më pas, ai shënoi kundër Evertonit duke ndihmuar Cityn të fitonte ndeshjen e 17të rresht në të gjitha kompeticionet.[39]

Më 25 prill, Foden fitoi Kupën e Ligës për të katërtin sezon rresht duke luajtur 90 minuta në finalen e fituar kundër Tottenhamit.[40] Në Ligën e Kampioneve, ai shënoi në të dyja ndeshjet çerek-finale kundër Borussia Dortmundit.[41][42] Në gjysëm-finale, City fitoi me rezultatin e përgjithshëm 4–1 kundër Paris Saint-Germain, me Foden i cili asistoi golin e Riyad Mahrez në ndeshjen e dytë. Ky rezultat bëri që City të kualifikohej në finalen e parë të tyre në Ligën e Kampioneve;[43] në finale, Foden luajti si titullar por City u mposht 1–0 nga Çelsi; kjo ishte hera e parë që Foden humbiste një finale në karrierën e tij si profesionist.[44] Në përfundim të sezonit, ai u përfshi në Ekipin e Sezonit të kompeticionit,[45] si dhe u shpall Lojtari i Ri më i mirë i Premier Ligës si dhe PFA Lojtari i Ri i Vitit.[46][47]

2021–vazhdon: Nominimi për Topin e Artë dhe Tripleta historike

Redakto
 
Foden në stërvitje me ekipin në ekipin 2022.

Foden e humbi nisjen e sezonit 2021–22 për shkak të një dëmtimi.[48][49] Ai u rikthye në aksion më 21 shtator në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Wycombe Wanderers, duke shënuar një gol dhe asistuar dy të tjerë me ekipin që fitoi 6–1.[50] Goli i tij i parë në Premier Ligë për sezonin e ri erdhi më 3 tetor në barazimin 2–2 në transfertë kundër Liverpoolit.[51] Me vazhdimin e sezonit, kontributi i Foden në ekip u rrit; Në Ligën e Kampioneve, ai shënoi në fazën e grupeve kundër ekipit belg Club Brugge,[52] kurse në kampionat vazhdoi të ishte protagonist, duke shënuar një dygolësh kundër Brighton & Hove Albion (fitore 4–1) si dhe golin e vetëm në fitoren minimale kundër Brentford.[53][54]

Foden shijoi një formë të shkëlqyer gjatë muajit shkurt, duke shënuar kundër Sporting CP[55] në Ligën e Kampioneve dhe kundër Norwich Cityt dhe Evertonit në Premier Ligë.[56][57] Foden gjithashtu shënoi në fitoren 4–3 kundër Real Madridit në ndeshjen e parë gjysëm-finale të Ligës së Kampioneve,[58] por City u eliminua pasi humbi ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabéu me rezultatin 3–1.[59] Ai gjithashtu ishte protagonist në fitoren me përmbysje kundër Aston Villës në javën e fundit të kampionatit,[60] që lejoi Cityn ti rrëmbente titullin Liverpoolit.[61] Ai e mbylli sezonin me 14 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë 9 në Premier Ligë, duke fituar sërisht çmimet PFA Lojtari i Ri i Vitit dhe Lojtari i Ri i Vitit i Premier Ligës për të dytin sezon rresht.[62][63] Përveç kësaj, ai u nominua për çmimin prestigjoz Topi i Artë[64] dhe çmimin Lojtari i Vitit i Lojtarëve.[65]

Më 2 tetor 2022, Foden shënoi tregolëshin e parë në karrierë në fitoren 6–3 kundër Manchester United.[66] Dymbëdhjetë ditë më pas, ai firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare ne klubin.[67] Në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, Foden shënoi një gol kundër Seviljes dhe ndihmoi ekipin të kualifikohej në fazën me eliminim direkt si fitues i grupit.[68] Më 3 maj 2023, Foden shënoi në fitoren 3–0 kundër West Ham United, duke regjistruar golin e 10të në Premier Ligë për sezonin 2022–23.[69] Pavarësisht se e kaluan shumicën e sezonit në vendin e dytë, Manchester City arriti t'a parakalonte Arsenalin gjashtë javë nga fundi dhe u shpall sërisht fitues i kampionatit.[70][71] Në kupë, Foden ishte protagonist, duke shënuar në fitoren 4–0 kundër Çelsit në raundin e tretë dhe fitoren 3–0 kundër Bristol Cityt në raundin e pestë.[72][73] City e fitoi trofeun pasi mposhti 2–1 në finale Manchester United.[74] Më 10 qershor 2023, City u përball me Interin në finalen e Ligës së Kampioneve. Foden e nisi ndeshjen si zëvëndësues por u aktivizua në minutën e 36të në vend të të dëmtuarit De Bruyne.[75] City fitoi ndeshjen falë golit të vetëm të Rodrit në pjesën e dytë,[76] duke fituar trofeun e parë në histori dhe duke arritur një tripletë historike.[77]

Foden e nisi sezonin e ri duke zëvendësuar të dëmtuarin Kevin De Bruyne në rolin e mesfushorit sulmues.[78] Më 16 gusht, ai fitoi Superkupën e Evropës pasi City mposhti Seviljen nga gjuajtjet e penalltive.[79] Më 22 dhjetor, ai shënoi në fitoren 4–0 kundër Fluminenses në finalen e finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube, duke u bërë anglezi i parë pas Wayne Rooneyt (2008) që shënon në finalen e këtij kompeticioni.[80]

Më 5 shkurt 2024, Foden shënoi tregolëshin e tij të dytë në Premier Ligë në fitoren 3–1 kundër Brentfordit.[81] Ai shënoi një tjetër tregolësh në suksesin 4–1 kundër Aston Villës, përfshirë edhe golin e parë me godjtje dënimi në karrierë.[82] Më 25 prill, ai shënoi golin e tij të 50të në Premier Ligë në fitoren 4–0 kundër Brighton & Hove Albion.[83]

Më 19 maj, Foden shënoi një dopietë në fitoren 3–1 kundër West Ham United në ndeshjen e fundit të kampionatit;[84] City e fitoi sërisht kampionatin, duke u bërë klubi i parë në histori që e fiton Premier Ligën katër sezone rresht.[85] Foden gjithashtu u bë bë lojtari më i ri që e fiton Premier Ligën gjashtë herë. Ai u nderua me çmimet FWA Futbollisti i Vitit dhe Lojtari i Sezonit i Premier Ligës.[86][87] Në përfundim të sezonit, Foden kishte regjistruar 27 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë 19 në kampionat, duke vendosur një rekord të ri personal. Ai gjithashtu u shpall fitues i çmimit Lojtari i Sezonit i Manchester Cityt.[88]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Të rinjtë

Redakto

Në maj 2017, Foden shënoi në finalen e UEFA Kampionatit Evropian nën-17 kundër Spanjës por Anglia në fund u mposht me penallti.[89]

Në tetor të të njëjtit vit, Foden fitoi famë ndërkombëtare për performancat e tij në Kupën e Botës nën-17, duke shënuar një dopietë në finale, sërisht kundër Spanjës, por këtë herë Anglia fitoi.[90] Ai gjithashtu fitoi çmimin Topi i Artë si lojtari më i mirë i turnamentit, duke bërë që të merrte vëmëmndje të madhe nga media.[91][92]

Më 27 maj 2019, Foden ishte pjesë e listës me 23 lojtar të ekjpit nën-21 që do të luante në UEFA Kampionatin Evropian nën-21.[93] Ai shënoi një gol të bukur, i pari i tij me ekipin nën-21, në humbjen 2–1 kundër Francës në ndeshjen e parë.[94]

Ekipi i parë

Redakto
 
Foden (#20) duke festuar golin e Anglisë në fitoren 6–2 kundër Iranit në Kupën e Botës 2022.

Më 25 gusht 2020, Foden u ftua për herë të parë në ekipin e parë nga trajneri Gareth Southgate.[95] Ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar në fitoren 1–0 kundër IslandësUEFA Ligën e Kombeve.[96] Dy ditë më pas, ai dhe shoku i ekipit Mason Mount u përjashtuan nga ekipi për shkak se kishin thyer protokollin e izolimit të COVID-19, duke thirrur të paktën një person në hotelin që po qëndronin.[97] Veprimi i tij u kritikua nga Manchester City.[97][98] Pas kësaj, Foden shënoi dy golat e parë me ekipin kombëtar në ndeshjen e kthimit kundër Islandës në Wembley, duke i dhënë Anglisë një fitore 4–0.[99]

Më 1 qershor 2021, Foden ishte një nga 26 lojtarët që u ftuan për të marrë pjesë në UEFA Euro 2020, e cila u zhvillua një vit me vonesë për shkak të COVID-19. Ai i'u bashkua ekipit disa ditë me vonesë për shkak të finales së Ligës së Kampioneve me Manchester Cityn.[100] Më 8 qershor, ai u krahasua me legjendën Paul Gascoigne pasi vendosi të "kopjonte" modelin e flokëve të ish mesfushorit të Anglisë. I pyer në lidhje me këtë, Foden deklaroi: "Kombi e di se çfarë do të thotë ai për vendin dhe çfarë bëri, kështu që nuk do ishte keq nëse përpiqem të sjell pak Gazza në fushë."[101]

Më 10 nëntor 2022, Foden u ftua në ekipin që do të luante në FIFA Kupën e Botës 2022 në Katar. Ai debutoi në fitoren 6–2 kundër Iranit në fazën e grupeve, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 71të.[102] Më 29 nëntor, ai shënoi golin e dytë në fitoren 3–0 kundër Uellsit, po në fazën e grupeve. Në ndeshjen e parë në fazën me eliminim direkt, ai asistoi golat e Harry Kane dhe Bukayo Sakës në suksesin 3–0 kundër Senegalit.[103]

Profili i lojtarit

Redakto

Foden është një lojtar këmbë-majtë[104] i cili mund të luaj si anësor i tërhequr ose si anësor i djathtë, edhe pse Guardiola e ka përshkruar si një mesfushor tipik.[91] Përveç kësaj, ai mund të luaj si mesfushor-sulmues në qëndër ose si sulmues i fshehur.[105] Në vitin 2017, Guardiola thuri lëvdada për lojtarin, duke e quajtur "të kompletuar": Është e rrezikshme të thuash gjëra të mira për lojtarët e rinj, sepse ata janë ende të rinj, dhe duhet të rriten dhe duhet të mësojnë shumë e shumë gjëra... Por ne kemi shumë besim për ta ndihmuar atë, sepse ne besojmë se ai është një djalë që ka potencial, edhe nëse nuk është i fortë dhe i gjatë.[91] Gazetarja e The Guardian, Louise Taylor, vuri në dukje kontrollin e topit dhe aftësitë dribluese të lojtarit.[104] Në vitin 2018, gazetari veteran Brian Glanville e përshkroi Fodenin si një "talent me dhunti", duke thënë: "Lojtarët e rinj me aftësitë dhe cilësitë e tij krijuese janë jashtëzakonisht të dobët në tokë".[106]

Pasi shënoi një dygolësh vendimtar kundër Manchester United në mars 2024, Pep Guardiola e përshkroi Fodenin si lojtarin më të mirë aktualisht në Premier Ligë: "Ai pëlqen të luajë futboll. Ai tashmë do të jetë një lojtar legjendar, sepse në një moshë të re, ndeshjet e luajtura, minutat, golat e shënuar, titujt e fituar dhe ai është nga shtëpia dhe prandaj lidhja me tifozët është e pabesueshme, por tani shënon gola për të fituar ndeshjet si lojtar... Ai është lojtari i sezonit, me gjithë respektin për lojtarët e jashtëzakonshëm, por askush nuk ka qenë aq vendimtar për ne sa ai këtë sezon.[107]

Jeta personale

Redakto

Foden ka dy fëmijë me të dashurën e tij; një djal i lindur në vitin 2019 dhe një vajzë e lindur në vitin 2021.[108] Ai mban veshur fanellën me numrin 47 dhe ka një tatuazh në qafë me numrin 47 në nder të gjyshit të tij Ronnie, i cili vdiq në moshën 47 vjeç.[109]

Foden është admirues i madh i peshkimit, duke e konsideruar një nga aktivitetet e tij të preferuara në kohën e lirë.[110]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 25 maj 2024[111][112]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga FA Cup EFL Cup Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Manchester City 2017–18 Premier League 5 0 0 0 2 0 3[a] 0 10 0
2018–19 Premier League 13 1 3 3 5 2 4[a] 1 1[b] 0 26 7
2019–20 Premier League 23 5 4 1 5 0 5[a] 2 1[b] 0 38 8
2020–21 Premier League 28 9 5 2 4 2 13[a] 3 50 16
2021–22 Premier League 28 9 4 1 2 1 11[a] 3 0 0 45 14
2022–23 Premier League 32 11 5 3 2 0 8[a] 1 1[b] 0 48 15
2023–24 Premier League 34 19 5 2 1 0 8[a] 5 4[c] 1 52 27
Gjithsej karriera 164 54 26 12 21 5 52 15 7 1 270 87
  1. ^ a b c d e f g Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. ^ a b c Ndeshje në FA Community Shield
  3. ^ Një ndeshje në FA Community Shield, një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje dhe një gol në FIFA Kupën e Botës për Klube

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 7 qershor 2024[113]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Anglia 2020 3 2
2021 10 0
2022 9 1
2023 9 1
2024 3 0
Gjithsej 34 4

Golat me kombëtaren

Redakto
Redaktuar më 7 qershor 2024
Rezultatet e Anglisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Foden.
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Phil Foden
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 18 nëntor 2020 Wembley Stadium, Londër, Angli 3   Islanda 3–0 4–0 UEFA Liga e Kombeve A 2020–21
2 4–0
3 29 nëntor 2022 Ahmad bin Ali Stadium, Al Rajan, Katar 20   Uellsi 2–0 3–0 FIFA Kupa e Botës 2022
4 12 shtator 2023 Hampden Park, Glasgou, Skoci 27   Scotland 1–0 3–1 Ndeshje miqësore
Manchester City[1]

Kombëtarja

Redakto
Anglia U17
Anglia

Personale

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c "Phil Foden: Overview" (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2018. Marrë më 24 shtator 2023.
  2. ^ "Premier League clubs publish retained lists" (në anglisht). Premier League. 9 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2019. Marrë më 18 dhjetor 2017.
  3. ^ "City Starlet Foden: Silva's My Idol". ManCity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 20 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2017. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  4. ^ "Manchester City U18's Phil Foden profile". ManCity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2017. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  5. ^ James Ducker (3 gusht 2018). "Phil Foden may have gone from ballboy to 'Pep Guardiola's lad', but Man City's local hero remains firmly grounded". The Daily Telegraph (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2018. Marrë më 5 gusht 2018.
  6. ^ Rob Pollard (11 maj 2016). "Pivotal Man City moment that helped shape Blues' vision for their next generation". Manchester Evening News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 5 gusht 2018.
  7. ^ Phil McNulty (6 dhjetor 2016). "Manchester City 1–1 Celtic" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2017. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  8. ^ Phil Dawkes (21 nëntor 2017). "Manchester City 1–0 Feyenoord" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2017. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  9. ^ "Phil Foden: Champions League record for Man City teenager" (në anglisht). BBC Sport. 7 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2017. Marrë më 13 mars 2019.
  10. ^ "Lazio 3–1 Borussia Dortmund" (në anglisht). BBC Sport. 20 tetor 2020. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2020. Marrë më 21 tetor 2020.
  11. ^ Phil McNulty (16 dhjetor 2017). "Manchester City 4–1 Tottenham" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2019. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  12. ^ Phil McNulty (25 shkurt 2018). "Arsenal 0–3 Manchester City" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2019. Marrë më 25 shkurt 2018.
  13. ^ "Teen starlet Foden breaks Champions League record with Man City start". Goal.com (në anglisht). Perform Group. 7 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2021. Marrë më 13 mars 2019.
  14. ^ "Q&A with Manchester City FC's Phil Foden – the youngest football player to win the Premier League" (në anglisht). Guinness World Records. 25 tetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2019. Marrë më 25 tetor 2019.
  15. ^ Richard Fay (13 maj 2018). "Man City fans loved seeing Phil Foden make Premier League history". Manchester Evening News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2018. Marrë më 14 maj 2018.
  16. ^ Chris Bevan (5 gusht 2018). "Chelsea 0–2 Manchester City" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2018. Marrë më 5 gusht 2018.
  17. ^ Neil Johnston (6 janar 2019). "Man City put seven past Rotherham to reach fourth round" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 8 maj 2019. Marrë më 14 janar 2019.
  18. ^ Michael Emons (9 janar 2019). "Man City 9–0 Burton Albion". BBC Sport (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2019. Marrë më 14 janar 2019.
  19. ^ "Seven-goal Man City trash Schalke in last 16" (në anglisht). BBC Sport. 12 mars 2019. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2019. Marrë më 12 mars 2019.
  20. ^ Rob Pollard (12 mars 2019). "Manchester City equal Champions League record". ManCity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2019. Marrë më 13 mars 2019.
  21. ^ Stuart Brennan (12 mars 2019). "Man City break Champions League record in rampage against Schalke". Manchester Evening News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2019. Marrë më 12 mars 2019.
  22. ^ Nick Howson (13 mars 2019). "Foden becomes City's youngest Champions League scorer as records tumble in Schalke rout". Goal.com (në anglisht). Perform Group. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2019. Marrë më 14 mars 2019.
  23. ^ Phil McNulty (20 prill 2019). "Manchester City 1–0 Tottenham: Phil Foden goal sends City top" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2019. Marrë më 20 prill 2019.
  24. ^ "How big a feat is Man City's treble?" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2019. Marrë më 21 shkurt 2021.
  25. ^ "Man City beat Liverpool on penalties" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2019. Marrë më 13 shkurt 2021.
  26. ^ Joe Bray (4 mars 2020). "The Lionel Messi stat that shows Foden's importance to Man City". Manchester Evening News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2020. Marrë më 13 shkurt 2021.
  27. ^ "Arsenal v Man City, 2019/20 | Premier League" (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2020. Marrë më 13 shkurt 2021.
  28. ^ "Man City win third Carabao Cup in a row" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2020. Marrë më 13 shkurt 2021.
  29. ^ "The Alan Hardaker Trophy". EFL.com (në anglisht). English Football League. Marrë më 27 shkurt 2023.
  30. ^ "Luiz sent off as Man City beat Arsenal" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2021. Marrë më 25 prill 2021.
  31. ^ "Man City thrash Burnley to make Reds wait" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2021. Marrë më 25 prill 2021.
  32. ^ Paul Handler. "City starlet Foden: Silva's my idol". ManCity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2021. Marrë më 25 prill 2021.
  33. ^ Matt Jones. "Pep Guardiola: Manchester City 'Trust' Phil Foden to Replace David Silva". Bleacher Report (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2021. Marrë më 25 prill 2021.
  34. ^ "Phil Foden Statistics 2019/20" (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2021. Marrë më 13 shkurt 2021.
  35. ^ "Wolves v Man City, 2020/21 | Premier League" (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2021. Marrë më 13 shkurt 2021.
  36. ^ "Olympiacos-Man. City | UEFA Champions League" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2021. Marrë më 17 shkurt 2021.
  37. ^ David Clayton. "Foden goal sends City through to UCL Round of 16". ManCity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2021. Marrë më 17 shkurt 2021.
  38. ^ "Liverpool 1–4 Manchester City" (në anglisht). BBC Sport. 7 shkurt 2021. Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2021. Marrë më 7 shkurt 2021.
  39. ^ "Man City beat Everton to open up 10-point lead" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2021. Marrë më 17 shkurt 2021.
  40. ^ "Man City beat Spurs to lift Carabao Cup" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2021. Marrë më 25 prill 2021.
  41. ^ "Foden scores late as City beat Dortmund" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2021. Marrë më 6 prill 2021.
  42. ^ "Mahrez and Foden send Man City into last four" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2021. Marrë më 15 prill 2021.
  43. ^ "Man City reach first Champions League final" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2021. Marrë më 4 maj 2021.
  44. ^ "We're the best team in the world – Mount" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2021. Marrë më 1 qershor 2021.
  45. ^ "UEFA Champions League Squad of the Season" (në anglisht). UEFA. 31 maj 2021. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2021. Marrë më 1 qershor 2021.
  46. ^ "PFA Awards Men's Nominees" (në anglisht). Professional Footballers' Association. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2021. Marrë më 2 qershor 2021.
  47. ^ Neil Leigh. "Phil Foden named Premier League Young Player of the Year". ManCity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2021. Marrë më 5 qershor 2021.
  48. ^ "Phil Foden faces up to another month out in blow to Manchester City". The Guardian (në anglisht). 11 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2021. Marrë më 15 gusht 2022.
  49. ^ Niall Keenan (15 shtator 2021). "Manchester City vs RB Leipzig: Live Stream TV Updates and How to Watch Champions League 2021/22". Vavel (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2021. Marrë më 15 gusht 2022.
  50. ^ James Richings (21 shtator 2021). "Match Report: Manchester City 6–1 Wycombe Wanderers". Bucks Free Press (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2021. Marrë më 15 gusht 2022.
  51. ^ Phil McNulty (3 tetor 2021). "Liverpool 2–2 Manchester City" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2022. Marrë më 15 gusht 2022.
  52. ^ Neil Leigh (3 nëntor 2021). "Classy City complete Champions League double over Club Brugge". ManCity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2022. Marrë më 15 gusht 2022.
  53. ^ Lewis Jones (24 tetor 2021). "Brighton 1–4 Manchester City: Phil Foden at the double as City turn on the style". Sky Sports (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2022. Marrë më 15 gusht 2022.
  54. ^ Ben Grounds (30 dhjetor 2021). "Brentford 0–1 Man City: Phil Foden on target as Pep Guardiola's side march into eight-point lead at summit". Sky Sports (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2022. Marrë më 15 gusht 2022.
  55. ^ Ben Southby (16 shkurt 2022). "Sporting CP 0–5 Manchester City: Bernardo Silva scores twice as ruthless visitors deliver Lisbon thrashing". Eurosport (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2022. Marrë më 15 gusht 2022.
  56. ^ "Norwich City beaten as Raheem Sterling hits a hat-trick for Manchester City at Carrow Road". Canaries (në anglisht). 12 shkurt 2022. Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2022. Marrë më 15 gusht 2022.
  57. ^ Adam Bate (27 shkurt 2022). "Everton 0–1 Man City: Phil Foden's late breakthrough goal wins it as hosts are left to bemoan penalty decision". Sky Sports (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2022. Marrë më 16 gusht 2022.
  58. ^ "Manchester City vs. Real Madrid 4 – 3". Soccerway (në anglisht). 26 prill 2022. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2022. Marrë më 16 gusht 2022.
  59. ^ "Real Madrid 3–1 Manchester City (agg 6–5): Rodrygo and Benzema pull off remarkable comeback". UEFA (në anglisht). 4 maj 2022. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2022. Marrë më 16 gusht 2022.
  60. ^ Joe Bray (22 maj 2022). "Ilkay Gundogan explains what sparked Man City's incredible comeback vs Aston Villa". Manchester Evening News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2022. Marrë më 16 gusht 2022.
  61. ^ Phil McNulty (22 maj 2022). "Manchester City 3–2 Aston Villa" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2022. Marrë më 16 gusht 2022.
  62. ^ "Phil Foden named PFA Young Player of the Year". The PFA (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2022. Marrë më 15 gusht 2022.
  63. ^ John Edwards (21 maj 2022). "Foden wins Premier League Young Player of the Season". ManCity.com (në anglisht). ManchesterCity F.C. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2022. Marrë më 16 gusht 2022.
  64. ^ Jack Mumford (12 gusht 2022). "Six City stars up for 2022 Ballon d'Or". ManCity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2022. Marrë më 15 gusht 2022.
  65. ^ "Fans staggered by Phil Foden nomination for PFA Player of the Year over Mo Salah". All Football app (në anglisht). 2 qershor 2022. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2022. Marrë më 16 gusht 2022.
  66. ^ "Man City 6–3 Man Utd: Haaland and Foden hat-tricks as hosts hit six" (në anglisht). BBC Sport. 2 tetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2022. Marrë më 2 tetor 2022.
  67. ^ "Man City's Foden signs new long-term contract" (në anglisht). ESPN FC. 14 tetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2022. Marrë më 15 tetor 2022.
  68. ^ Steve Sutcliffe (6 shtator 2022). "Erling Haaland scored twice as Manchester City opened their Champions League campaign by thrashing a dismal Sevilla side" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 20 prill 2024.
  69. ^ "Manchester City reclaim top spot with win over West Ham" (në anglisht). ESPN FC. 3 maj 2023. Marrë më 20 prill 2024.
  70. ^ "Manchester City win 3-1 at Arsenal to go top of Premier League" (në anglisht). ESPN FC. 12 tetor 2023. Marrë më 20 prill 2024.
  71. ^ Paul Bellsham; Niall McVeigh (21 maj 2023). "Ten title-race turning points: how Manchester City overtook Arsenal". The Guardian (në anglisht). Marrë më 20 prill 2024.
  72. ^ Phil McNulty (8 janar 2023). "Manchester City 4–0 Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 23 prill 2023.
  73. ^ Emlyn Begley (28 shkurt 2023). "Bristol City 0–3 Manchester City" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 23 prill 2023.
  74. ^ "Man City 2–1 Man Utd: Ilkay Gundogan's double puts City on the brink of treble with FA Cup win". Sky Sports (në anglisht). 3 qershor 2023. Marrë më 3 qershor 2023.
  75. ^ Rob Dawson (10 qershor 2023). "Man City's Kevin De Bruyne forced off with injury in 1st half of Champions League final" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 10 qershor 2023.
  76. ^ Barry Glendenning (10 qershor 2023). "Manchester City beat Inter 1–0 to win Champions League and seal treble – live reaction" (në anglisht). The Guardian. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2023. Marrë më 10 qershor 2023.
  77. ^ "Man City win Champions League: Rodri goal secures victory against Inter and completes treble" (në anglisht). UEFA. 10 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2023. Marrë më 10 qershor 2023.
  78. ^ Sam Lee (28 dhjetor 2023). "Manchester City's Phil Foden playing through the middle: A rare but majestic footballing treat". The Athletic (në anglisht). Marrë më 21 maj 2024.
  79. ^ Jamie Jackson (16 gusht 2023). "Manchester City secure Uefa Super Cup with shootout win over Sevilla" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 16 gusht 2023.
  80. ^ Michael Dominski (22 dhjetor 2023). "How Manchester City beat Fluminense 4-0 in Club World Cup final on two Alvarez goals". The Athletic (në anglisht). Marrë më 20 maj 2024.
  81. ^ "Foden hat-trick at Brentford lifts Man City second" (në anglisht). BBC Sport. 5 shkurt 2024. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2024. Marrë më 5 shkurt 2024.
  82. ^ "Phil Foden's sublime hat-trick helps Manchester City cruise past Aston Villa" (në anglisht). The Guardian. 3 prill 2024. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2024. Marrë më 4 prill 2024.
  83. ^ "Foden delighted to surpass 50 Premier League goals". ManCity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 25 prill 2024. Marrë më 26 prill 2024.
  84. ^ "Man City win to claim fourth consecutive Premier League title" (në anglisht). Sky Sports. 19 maj 2024. Marrë më 20 maj 2024.
  85. ^ "Foden: We've put ourselves into the history books" (në anglisht). Premier League. 19 maj 2024. Marrë më 20 maj 2024.
  86. ^ a b "Phil Foden named Football Writers' Association Men's Footballer of the Year for 2023/24 |" (në anglisht). Sky Sports. 3 maj 2024. Marrë më 3 maj 2024.
  87. ^ a b "Foden wins EA SPORTS Player of the Season award" (në anglisht). Premier League. 18 maj 2024. Marrë më 19 maj 2024.
  88. ^ a b Jack Mumford (26 maj 2024). "Foden wins 2023/24 Etihad Player of the Season". ManCity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Marrë më 27 maj 2024.
  89. ^ "Young Lions Beaten on Penalties in UEFA EURO U17 Championship Final" (në anglisht). The Football Association. 19 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2017. Marrë më 6 shkurt 2018.
  90. ^ "England win Under-17 World Cup as Phil Foden inspires incredible comeback victory over Spain". The Independent (në anglisht). 28 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2017. Marrë më 6 shkurt 2018.
  91. ^ a b c Sam Lee (28 tetor 2017). "Phil Foden: Who Is England's 17-Year Old World Cup Hero?". Goal.com (në anglisht). Perform Group. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2017. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  92. ^ "Foden Scores England's Fifth to Seal U17 World Cup" (në anglisht). BBC Sport. 28 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2017. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  93. ^ "England U21s squad named by Aidy Boothroyd for this summer's Euro finals in Italy" (në anglisht). The Football Association. 27 maj 2019. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2019. Marrë më 19 qershor 2019.
  94. ^ "England U21s 1 France U21s 2" (në anglisht). BBC Sport. 18 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2019. Marrë më 19 qershor 2019.
  95. ^ "England call-ups for Harry Maguire, Phil Foden, Mason Greenwood and Kalvin Phillips" (në anglisht). BBC Sport. 25 gusht 2019. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2020. Marrë më 25 gusht 2020.
  96. ^ Rob Smyth (5 shtator 2020). "Iceland 0–1 England: Nations League – live!". The Guardian (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2020. Marrë më 5 shtator 2020.
  97. ^ a b Lawrence Ostlere (7 shtator 2020). "Phil Foden and Mason Greenwood sent home after breaching quarantine rules in Iceland". The Independent (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2020. Marrë më 7 shtator 2020.
  98. ^ "Club Statement". ManCity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 7 shtator 2020. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2020. Marrë më 7 shtator 2020.
  99. ^ Daniel Murphy (18 nëntor 2020). "Man City star Phil Foden reacts to scoring first goals for England". Manchester Evening News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2020. Marrë më 19 nëntor 2020.
  100. ^ "England Euro 2020 squad in full – no space for Lingard or Watkins but White called up". inews.co.uk (në anglisht). 9 qershor 2021. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2021. Marrë më 9 qershor 2021.
  101. ^ "Phil Foden dyes hair to 'bring a bit of Gazza on the pitch'". ITV News (në anglisht). 8 qershor 2021. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2021. Marrë më 9 qershor 2021.
  102. ^ "England thrash Iran in World Cup opener" (në anglisht). BBC Sport. 21 nëntor 2022. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2022. Marrë më 23 nëntor 2022.
  103. ^ "Phil Foden hails his best England showing" (në anglisht). The Football Association. 5 dhjetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2022. Marrë më 5 dhjetor 2022.
  104. ^ a b Louise Taylor (25 tetor 2017). "Meet the England players who have reached the under-17 World Cup final". The Guardian (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2019. Marrë më 15 prill 2019.
  105. ^ Harry Siddall (7 mars 2022). "Phil Foden solves Pep Guardiola's false nine conundrum with derby performance". Manchester Evening News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2022. Marrë më 5 prill 2022.
  106. ^ Brian Glanville (21 gusht 2018). "Phil Foden Should Leave Manchester City". World Soccer (në anglisht). TI Media. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2019. Marrë më 15 prill 2019.
  107. ^ "Pep Guardiola admits Phil Foden decision was wrong as Man City boss explains absence". The Independent (në anglisht). 3 mars 2024. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2024. Marrë më 4 mars 2024.
  108. ^ Charlie Parker (30 nëntor 2022). "Phil Foden: England's rising star who loves football, fishing and fatherhood" (në anglisht). The Times. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2022. Marrë më 4 dhjetor 2022.
  109. ^ "Why does Phil Fode wear 47 Shirt". 90min.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2023. Marrë më 25 shtator 2023.
  110. ^ John Edwards. "Phil Foden: Fishing and fatherhood". ManCity.com (në anglisht). Manchester City F.C. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2020. Marrë më 28 nëntor 2023.
  111. ^ "Phil Foden". Soccerway (në anglisht). Marrë më 26 prill 2024.
  112. ^ "Phil Foden". World Football (në anglisht). Marrë më 26 prill 2024.
  113. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Phil Foden" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
  114. ^ "Technical Report – Team of the Tournament" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2017. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  115. ^ "FIFA U-17 World Cup India 2017 – Awards" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2017. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  116. ^ "BBC Young Sports Personality of the Year 2017: Footballer Phil Foden wins" (në anglisht). BBC Sport. 17 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2017. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  117. ^ Carabao_Cup (1 mars 2020). "A superb performance from the youngster earns @PhilFoden the Alan Hardaker Trophy! #EFL | #CarabaoCupFinal". Twitter (në anglisht). Marrë më 1 mars 2020.
  118. ^ "World Youth Team of the Year 2020 (U20)" (në anglisht). IFFHS. 3 prill 2021. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2022.
  119. ^ "UEFA Champions League Squad of the Season" (në anglisht). UEFA. 31 maj 2021. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2021. Marrë më 1 qershor 2021.
  120. ^ "PFA Player of the Year: Manchester City's Kevin de Bruyne wins second award" (në anglisht). BBC Sport. 6 qershor 2021. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2021. Marrë më 6 qershor 2021.

Lidhje të jashtme

Redakto
  • Profili te uebfaqja zyrtare e Manchester City F.C.
  • Profili te Federata Angleze e Futbollit
  • Phil Foden – Rekordi në kompeticionet e UEFAs