Mateo Kovačić
Mateo Kovačić (lindur më 6 maj 1994) është një futbollist profesionist kroat i cili luan si mesfushor për klubin anglez Manchester City dhe kombëtaren kroate.
Mateo Kovačić në vitin 2016 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Mateo Kovačić[1] | ||
Datëlindja | 6 maj 1994 | ||
Vendlindja | Linz, Austri | ||
Gjatësia | 1.81 m (5 ft 11 in)[2] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Manchester City | ||
Numri | 8 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2000–2007 | LASK Linz | ||
2007–2010 | Dinamo Zagreb | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2010–2013 | Dinamo Zagreb | 43 | (6) |
2013–2015 | Internazionale | 80 | (5) |
2015–2019 | Real Madrid | 73 | (1) |
2018–2019 | → Chelsea (huazim) | 32 | (0) |
2019–2023 | Chelsea | 110 | (4) |
2023– | Manchester City | 30 | (1) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008 | Kroacia U14 | 2 | (1) |
2008 | Kroacia U15 | 2 | (0) |
2009–2011 | Kroacia U17 | 15 | (0) |
2011–2012 | Kroacia U19 | 6 | (0) |
2011–2014 | Kroacia U21 | 7 | (0) |
2013– | Kroacia | 104 | (5) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19 maj 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 24 qershor 2024 |
Ai e filloi karrierën si profesionist te Dinamo Zagreb në moshën 16 vjeç, duke fituar dy kampionate para se të transferohej te Interi në Itali në janar 2013. Pas përfundimit të sezonit 2014–15, Kovačić firmosi me Real Madridin, duke fituar UEFA Ligën e Kampioneve në sezonet 2015–16, 2016–17 dhe 2017–18. Në vitin 2018, ai u bë pjesë e Çelsit në formë huazimi. Transferimi u bë përfundimtar në fund të sezonit 2018–19. Me Çelsin, Kovačić fitoi UEFA Ligën e Evropës në sezonin 2018–19 dhe UEFA Ligën e Kampioneve në sezonin 2020–21, si dhe u shpall Lojtari i Vitit i klubit në sezonin 2019–20. Ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit që fitoi UEFA Super Kupën dhe FIFA Kupën e Botës për Klube në sezonin 2021–22.
Kovačić ka luajtur në disa nivele të ekipeve të moshave të Kroacisë. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2013. Që nga ajo kohë, Kovačić ka luajtur në edicionet 2014, 2018 dhe 2022 të FIFA Kupës së Botës si dhe edicionet 2016, 2020 dhe 2024 të UEFA Kampionatit Evropian.
Karriera me klube
RedaktoVitet e para
RedaktoKovačić lindi në Linz të Austrisë nga prindër boshnjako-kroat të cilët kishin emigruar nga Kotor Varoš të Bosnjas. Ai e nisi karrierën si futbollist te akademia e LASK Linz.[3] Në vitin 2007, Kovačić kishte tërhequr interesimin e shumë klubeve evropiane, përfshirë VfB Stuttgart, AFC Ajax, Juventus dhe Bayern München. Megjithatë, familja e tij nuk ishte dakord për transferimin e tij në këto klube, duke zgjedhur transferimin te Dinamo Zagreb. Në vitin 2009, Kovačić theu këmbën duke qëndruar jashtë fushave për një muaj. Kovačić u rikthye të luante futboll 31 maj 2010, dhe luajti ndeshjen e fundit me Kroacinë U–17, në ndeshjen kundër RNK Split U–17, ndeshja u fitua nga Kroacia U–17 me rezultatin 5–0.
Dinamo Zagreb
RedaktoKovačić nisi stërvitjen me ekipin e parë nën drejtimin e trajnerit Vahid Halilhodžić katër muaj më vonë, më 6 tetor 2010, por vazhdoi të luante me akademinë në ndeshjet e kampionatit gjatë muajit tetor. Më vonë në atë muaj, gazeta e përditëshme lokale Sportske novosti reportoi se shefi i akademisë së Arsenalit, Steve Rowley, kishte mbërritur në Zagreb për të parë talentin e lojtarit në ndeshjet e ekipit nën-17 kundër Cibalia dhe NK Zagreb.[4] Në skuadrën e pare, Kovačić mori fanellën me numrin 8, një numër që e kishte mbajtur një nga legjendat më të mëdha të klubit, Robert Prosinečki.
Kovačić bëri debutimin e tij zyrtar si profesionist më 20 nëntor 2010 në ndeshjen e kampionatit në transfertë kundër Hrvatski Dragovoljac, duke shënuar golin e katërt të fitores 6–0.[5] Në moshën 16 vjeç e 198 ditë, ai u bë lojtari më i ri që shënon gol në kampionat, duke thyer rekordin e vendosur vetëm një javë më parë nga Dino Špehar (16 vjeç e 278 ditë).[6][7] Në sezonin e tij të parë me Dinamo Zagreb, Kovačić luajti shtatë ndeshje dhe shënoi një gol, duke kontribuar në fitimin e titullit.[8]
Kovačić e fitoi shpejtë vendin në formacionin titullar në sezonin 2011–12. Ai luante zakonisht si mesfushor i majtë në formacionin 4–2–3–1.Në fillim të sezonit, ai ndihmoi ekipin të arrinte në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për herë të parë pas 12 viteve. Pavarësisht se ishte vetëm 17 vjeç, ai luajti si titullar në ndeshjen e parë të grupit kundër Real Madrid.[9] Në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në fazën e grupeve, Kovačić shënoi në humbjen kundër Olympique Lyonnais në shtëpi.[10] Në kampionat, ai luajti rregullisht si titullar, duke zhvilluar 25 ndeshje dhe shënuar 4 gola.[11] Gjatë një ndeshje kundër NK Lučko, ai u bë kapiten për herë të parë duke u bërë lojtari më i ri në historinë e klubit që vesh shiritin e kapitenit; ai e mori shiritin nga Leandro Cufre.[12] Ishte një tjetër sezon i suksesshëm për Kovačić në kampionat dhe kupë, pasi ai zhvilloi 32 paraqitje në të dy kompeticionet, duke ndihmuar klubin të fitonte titullin e 7të rradhazi dhe të 14të në histori. Ai gjithashtu shënoi në finalen e Kupës së Kroacisë kundër NK Osijek në Stadiumin Maksimir.[13] Në dhjetor 2011, ai u shpall si Shpresa e Vitit e Futbollit Kroat.[14]
Në fillim të sezonit 2012–13, Kovačić pësoi një dëmtim të kockave metatarsal3, duke bërë që të humbiste disa ndeshje të fazës kualifikuese të Ligën së Kampioneve. Ai u rikthye në kohë për të luajtur në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër Portos. Kovačić luajti në të gjitha ndeshjet e ekipit në fazën e grupeve të kompeticionit, respektivisht kundër Portos, Paris Saint-Germain, dhe Dynamo Kyiv. Ai vazhdoi të impresionte me performancat e tij gjatë gjysmës së parë të sezonit. Në tetor 2012, ai u nomia për Golden Boy, një çmim që jepet nga gazetarë sportiv për talentin më impresionues gjatë një sezoni.[15] Gjatë merkatos dimërore të sezonit, bordi drejtues i klubit hodhi poshtë të gjithë spekullimet për një largim të mundshëm të Kovačić dhe gjithashtu thanë se ata kanë ndërtuar një talent tjetër të madhë me emrin Alen Halilović.[16] Më 30 janar 2013, media zbuloi se Kovaçiç u shit tek klubi italian Inter në Serie A.
Gjatë kohës së tij me Dinamo Zagrebin, Kovačić fitoi dy herë ligën dhe dy herë Kupën e Kroacisë, duke luajtur në total 73 ndeshje zyrtare, përfshirë 12 ndeshje në Ligën e Kampioneve.
Internazionale
RedaktoMë 31 janar 2013, Kovačić u transferua te klubi italian Inter për 13 milion € plus 2 milion € nëse Zikaltrit do të kualifikoheshin në Ligën e Kampioneve.[17] Raportimet italiane gjithashtu zbuluan se Real Madrid, Manchester City, dhe Çelsi ishin interesuar për lojtarin, por ai më në fund u bashkua me skuadrën Nerazzurre. Pas mbërritjes, atij j'u dhurua fanella me numrin 10, që më parë e kishte Wesley Sneijder.[18]
Sezoni 2012–13
RedaktoKovačić bëri debutimin e tij me Interin tre ditë më vonë, më 3 shkurt, duke u futur në fushë në fillim të pjesës së dytë humbjen 3–1 kundër Sienës në Serie A.[19] Edhe pse u njoftua se do të luante titullar në ndeshjen tjetër të Serie A kundër Chievos, Kovačić humbi ndeshjen për shkak të një dëmtimi të vogël në muskuj.[20] Më 14 shkurt, Kovačić bëri debutimin e tij evropian në San Siro në ndeshjen kundër CFR Cluj, duke asistuar golin e dytë të shënuar nga Palacio me Interin që fitoi 2–0.[21] Ai luajti 90 minuta të plota në ndeshjen e kthimit; Inter fitoi 3–0 dhe u kualifikua në raundin e 16-tave me rezultatin e përgjithshëm 5–0.
Kovačić bëri debutimin e tij si titullar në Serie Anë humbjen 4–1 kundër Fiorentinës. Në Ligën e Evropës, Interi u eliminua nga Tottenham Hotspur me rregullin e golit jashtë fushe; Kovačić u komplimentua nga media për performancën e tij në ndeshjen e kthimit, ku Inter fitoi 4–1.[22][23] Ai u lavdërua edhe nga trajneri i ekipit Andrea Stramaccioni, i cili deklaroi se aftësia e pasimeve të kroatit ishte "e pabesueshme".[24]
Më 30 mars, Kovačić luajti si titullar për herë të parë në Derby d'Italia kundër Juventusit; ai nisi aksionin e golit të vetëm të ekipit të tij të shënuar nga Palacio.[25] Pas kësaj, ai luajti si titullar kundër Sampdorias dhe Atalantës, duke asistuar një nga golat e Ricardo Álvarez në humbjen 4–3 në shtëpi kundër këtyre të fundit.[26] Deri në fund të sezonit, Kovačić ishte titullar në të gjithë ndeshjet e Serie A, me Interin që e mbylli sezonin në vendin e nëntë duke mos u kualifikuar në kupat evropiane. Kovačić luajti gjithsej 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Në maj, atij i'u dhurua çmimi "Gentleman Revelation of the Year" nga tifozët e klubit.[27]
Sezoni 2013–14
RedaktoKovačić humbi shumicën e stërvitjes para-sezonale me skuadrën për shkak të disa dëmtimeve të vogla[28][29] dhe bëri rikthimin e tij disa ditë para ndeshjes së parë zyrtare kundër Cittadellës në San Siro e vlefshme për Kupën e Italisë.[30] Gjatë intervistave para-sezonale, trajneri i ri i Interit Walter Mazzarri, duke thënë se Kovačić do t'i jepej një rol tjetër në fushë, një rol i ngjashëm që Marek Hamšík ka te Napoli.[31] Gjatë pjesës së parë të sezonit 2013–14, Kovačić luajti rregullisht edhe pse luftoi për t'u përshtatur me rolin e ri në fushë.[32] Ai dhuroi asistin e parë të sezonit në ndeshjen kundër Livornos, duke asistuar golin e dytë të shënuar nga Yuto Nagatomo.[33] Më 10 maj 2014, në ndeshjen e fundit zyrtare të kapitenit Javier Zanetti në San Siro, Kovačić dhuroi tre asiste në fitoren 4–1 kundër Lazios.[34] Kjo ishte hera e parë për sezonin 2013–14 që një lojtar asiston tre gola në një ndeshje. Ai e mbylli sezonin me 35 ndeshje midis kampionatit dhe kupës.
Sezoni 2014–15
RedaktoKovačić luajti ndeshjen e parë zyrtare për sezonin 2014–15 kundër islandezëve Stjarnan në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Evropës.[35] Në ndeshjen e kthimit, Kovačić shënoi golin e parë për Interin dhe më vonë edhe dy të tjerë duke kontribuar në fitoren 6–0 në San Siro, me Interin që u kualifikua në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 9–0.[36][37][38] Ai shënoi golin e parë në kampionat si dhe asistoi edhe dy të të tjerë në fitoren shkatërrimatre 7–0 kundër Sassuolos më 14 shtator.[39][40]
Kovačić shënoi golin e pestë të sezonit më 21 shtator në barazimin 1–1 në Stadio Renzo Barbera kundër Palermos; ai e shënoi golin në minutën e 42 pas një goditje të bukur jashtë zone, dhe më pas u zëvëndësua në minutën e 79 me argjentinasin Rodrigo Palacio.[41] Ai vazhdoi formën e tij fantastike duke shënuar golin e parë në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Chievo Veronës më 15 dhjetor si dhe një gol nga jashtë zone në barazimin 2–2 kundër Lazios në San Siro, në ndeshjen e fundit të vitit.[42]
Më 6 janar 2015, në ndeshjen e parë për vitin 2015, Kovačić u nxorr jashtë nga fusha me karton të kuq në barazimin 1–1 kundër Juventusit pas një faulli nga mbrapa kundër Stephan Lichtsteiner.[43] Tre ditë më vonë, ai rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2019.[44]
Real Madrid
RedaktoMë 16 gusht 2015, trajneri i Interit Roberto Mancini konfirmosi se klubi u detyrua të shiste Kovačić te Real Madridi për shkak të Fair Play Financiar. Duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes miqësore kundër ekipit grek AEK Athinës, Mancini tha: "Janë rregulla që duhen respektuar. Nuk mendoj se kishte ndonjë që donte që kjo të ndodhte por ne kemi rregullat e Fair Play Financiar për të ndjekur. Na vjen të gjithëve keq për këtë: mua, presidentit, stafit drejtues dhe vetë lojtarëve.[45][46] Real Madridi gjithashtu zyrtarizoi transferimin dy ditë më vonë, duke njoftuar se Kovačić kishte firmosur një kontratë gjashtë-vjeçare.[47] Sipas raportit financiar të Interit (Italisht: Relazione sulla Gestione) shuma e transferimit ishte 29 milion €.[48] Kovačić u prezantua si lojtari më i ri i Real Madridit në Stadiumin Santiago Bernabéu, ku dhe mori fanellën me numrin 16 për sezonin e ri.[49] Kovačić u bë lojtari i pestë kroat, pas Robert Prosinečki, Davor Šuker, Robert Jarni dhe Luka Modrić, që j'u bashkua klubit madrilen.[50]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoKovačić ka luajtur me kombëtaren kroate me mosha të ndryshme, duke debutuar në maj 2008 në një ndeshje miqësore të kombëtares nën-15 kundër Sllovakisë.[51] Që nga viti 2011, ai është një lojtar titullar i kombëtareve nën-19 dhe nën-21. Në gusht 2012, Kovačić mori thirrjen e parë për të luajtur me kombëtaren kryesore për një ndeshje miqësore kundër Zvicrës, por ai nuk mundi të bëjë debutimin për shkak të një dëmtimi.[52] Më pas, ai u thirr për të luajtur në ndeshjet zyrtare për kualfikueset e FIFA Kupës së Botës 2014 kundër Serbisë dhe Uellsit në mars 2013.
Ai bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar kundër Serbisë më 22 mars 2013, duke luajtur si mesfushor qëndre sëbashku me Luka Modrić, në vend të titullarit Ognjen Vukojević.[53] Në intervistën pas ndeshjes, shoku i tij, Niko Kranjčar, e vlersoi performancën e tij duke e quajtur "profesor të futbollit".[54][55] Katër ditë më vonë, ai luajti edhe kundër Uellsit duke hyrë në pjesën e dytë si zëvëndëues në fitoren 1–2. Ndeshja e tij e tretë në këto kualifikuese erdhi në qershor, kur Kroacia u përball kundër Skocisë në Zagreb dhe mori një humbje frustruese pavarësisht rasteve të mira që kishin. Deri fund të kualifikueseve, Kovačić luajti edhe dy ndeshje të tjera, me Kroacinë që e përfundoi grupin e dyta duke arritur në fazën play-off të kualifikueseve. Pavarësisht se nuk luajti në ndeshjen e parë në Reykjavík kundër Islandës që u mbyll pa gola, Kovačić e nisi si titullar pjesën e dytë në Zagreb duke dhuruar asistin e golit të dytë të skuadrës duke u kualifikuar përfundimisht për në Kupën e Botës 2014 me rezultatin e përgjithshëm 2–0.[56]
Profili i lojtarit
RedaktoKovačić është përshkuar si një lojtar me talent të madh dhe aftësi të mira teknike dhe dribluese.[57][58][59] Ai është konsideruar të jetë një mesfushor i gjithanshëm, duke luajtur në pozita të ndryshme në mesfushë. Ai e filloi si mesfushor sulmues te Dinamo Zagreb, por kur ai u transferua te Inter ndyshoi pozicionin e tij duke u bërë regjizor dhe organizator nën drejtimin e trajnerit Andrea Stramaccioni. Nën drejimin e trajnerit të ri Walter Mazzarri, Kovačić është vendosur në një pozicion më sulmues në fushë.
Trajneri i kombëtares nën-17, Martin Novoselac, ka thënë për Kovačić: "Unë kurr nuk kam parë një djalosh me aq talent që nga koha e Robert Prosinečki", duke u bazuar te zhvillimi i tij i shpejtë dhe talenti. Kovačić ka thënë së është pikërisht Prosinečki idhulli i tij. Patrioti i tij, Zvonimir Boban, i cili ka luajtur për Milanin për më shumë se një dekadë, në një intervistë për Sky Italia ka thënë: "Ai ka talent gjë që mund t'a bëjë më të mirë se unë. Ai është shumë serioz për moshën që ka. Kovačić është një lojtari i kompletuar. Ai është një talent i plotë që ende mund të rritet – ai ka potencial të pabesueshëm".[60] Ish trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka përshëndetur ndeshjet e tij në disa raste, duke e përshkruar atë si "ylli i së ardhmes".[61] Trajneri italian, Giovanni Trapattoni, e ka përshkuar atë i një "përzirje e Kakásë dhe Clarence Seedorf", për shkak të stilit të tij të lojës dhe karakteristikave teknike.[62] Kapiteni legjendar i Interit Javier Zanetti, deklaroi se pas mbërritjes së Ronaldos në klub kur ishte 21 vjeç, Kovačić është talenti i dytë më i madhë gjatë 19 viteve të qëndrimit të tij si lojtar i klubit.[63]
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
Redakto- Redaktuar më 10 gusht 2024[64]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa Kombëtare | Kupa e Ligës | Evropa | Tjetër | Gjithsej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Dinamo Zagreb | 2010–11 | Prva HNL | 7 | 1 | 2 | 0 | — | 0 | 0 | — | 9 | 1 | ||
2011–12 | Prva HNL | 25 | 4 | 7 | 1 | — | 12[a] | 1 | — | 44 | 6 | |||
2012–13 | Prva HNL | 11 | 1 | 1 | 0 | — | 8[a] | 0 | — | 20 | 1 | |||
Gjithsej | 43 | 6 | 10 | 1 | — | 20 | 1 | — | 73 | 8 | ||||
Internazionale | 2012–13 | Serie A | 13 | 0 | 1 | 0 | — | 4[b] | 0 | — | 18 | 0 | ||
2013–14 | Serie A | 32 | 0 | 3 | 0 | — | — | — | 35 | 0 | ||||
2014–15 | Serie A | 35 | 5 | 1 | 0 | — | 8[b] | 3 | — | 44 | 8 | |||
Gjithsej | 80 | 5 | 5 | 0 | — | 12 | 3 | — | 97 | 8 | ||||
Real Madrid | 2015–16 | La Liga | 25 | 0 | 1 | 0 | — | 8[a] | 1 | — | 34 | 1 | ||
2016–17 | La Liga | 27 | 1 | 4 | 0 | — | 6[a] | 1 | 2[c] | 0 | 39 | 2 | ||
2017–18 | La Liga | 21 | 0 | 5 | 0 | — | 7[a] | 0 | 3[d] | 0 | 36 | 0 | ||
Gjithsej | 73 | 1 | 10 | 0 | — | 21 | 2 | 5 | 0 | 109 | 3 | |||
Chelsea (huazim) | 2018–19 | Premier League | 32 | 0 | 2 | 0 | 5 | 0 | 12[b] | 0 | — | 51 | 0 | |
Chelsea | 2019–20 | Premier League | 31 | 1 | 6 | 0 | 1 | 0 | 8[a] | 1 | 1[e] | 0 | 47 | 2 |
2020–21 | Premier League | 27 | 0 | 3 | 0 | 2 | 0 | 10[a] | 0 | — | 42 | 0 | ||
2021–22 | Premier League | 25 | 2 | 5 | 0 | 5 | 0 | 6[a] | 0 | 3[f] | 0 | 44 | 2 | |
2022–23 | Premier League | 27 | 1 | 1 | 0 | 1 | 0 | 8[a] | 1 | — | 37 | 2 | ||
Gjithsej | 142 | 4 | 17 | 0 | 14 | 0 | 44 | 2 | 4 | 0 | 221 | 6 | ||
Manchester City | 2023–24 | Premier League | 30 | 1 | 5 | 1 | 1 | 0 | 6[a] | 0 | 4[g] | 1 | 46 | 3 |
2024–25 | Premier League | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1[h] | 0 | 1 | 0 | |
Gjithsej | 30 | 1 | 5 | 1 | 1 | 0 | 6 | 0 | 5 | 1 | 47 | 3 | ||
Gjithsej karriera | 367 | 17 | 47 | 2 | 15 | 0 | 103 | 8 | 14 | 1 | 547 | 28 |
- ^ a b c d e f g h i j Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ a b c Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, një ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
- ^ Dy ndeshje në Supercopa de España, një ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
- ^ Ndeshje në UEFA Super Kupë
- ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
- ^ Një ndeshje në FA Community Shield, një ndeshje në UEFA Super Kupē, dy ndeshje dhe një gol në FIFA Kupën e Botës për Klube
- ^ Ndeshje në FA Community Shield
Kombëtarja
RedaktoEkipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Kroacia | 2013 | 7 | 0 |
2014 | 12 | 0 | |
2015 | 5 | 1 | |
2016 | 8 | 0 | |
2017 | 5 | 0 | |
2018 | 12 | 0 | |
2019 | 7 | 0 | |
2020 | 7 | 2 | |
2021 | 12 | 0 | |
2022 | 16 | 0 | |
2023 | 6 | 2 | |
2024 | 7 | 0 | |
Gjithsej | 104 | 5 |
Golat me kombëtaren
Redakto- Redaktuar më 24 qershor 2024[66]
- Rezultatet e Kroacisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Kovačić.
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 7 qershor 2015 | Stadion Varteks, Varaždin, Kroaci | 20 | Gjibraltari | 2–0 | 4–0 | Ndeshje miqësore |
2 | 17 nëntor 2020 | Stadion Poljud, Split, Kroaci | 63 | Portugalia | 1–0 | 2–3 | UEFA Liga e Kombeve A 2020–21 |
3 | 2–2 | ||||||
4 | 28 mars 2023 | Bursa Metropolitan Stadium, Bursa, Turqi | 93 | Turqia | 1–0 | 2–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2024 |
5 | 2–0 |
Trofe
RedaktoKlube
Redakto- Dinamo Zagreb
- Liga e Parë Kroate (2): 2010–11, 2011–12
- Kupa e Kroacisë (2): 2010–11, 2011–12
- Real Madrid
- La Liga: 2016–17
- Supercopa de España: 2017
- UEFA Liga e Kampioneve: 2015–16, 2016–17, 2017–18
- UEFA Super Kupa: 2016, 2017
- FIFA Kupa e Botës për Klube: 2016, 2017
Kombëtarja
Redakto- Kroacia
- FIFA Kupa e Botës finalist: 2018[67]
Personale
Redakto- Shpresa e Vitit i Futbollit Kroat (2011)
- Gentleman Revelation of the Year (2013)
Referime
Redakto- ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players" [2014 FIFA Kupa e Botës Brazil: Lista e lojtarëve] (në anglisht). FIFA. 11 qershor 2014. fq. 12. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2015. Marrë më 8 korrik 2014.
- ^ "Mateo Kovacic". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2015. Marrë më 15 janar 2015.
- ^ "Mateo Kovačić - Player changes, player transfers". Transfermarkt (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2012. Marrë më 20 nëntor 2010.
- ^ "Arsenal došao po Matea Kovačića, Dinamo našao novo čudo od djeteta — Miralema Ramića". Sportske novosti (në kroatisht). 29 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 22 nëntor 2010.
- ^ Borna Rupnik (20 nëntor 2010). "I Kovačić strijelac u Dinamovoj šestici" (në kroatisht). Sportnet.hr. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2012. Marrë më 20 nëntor 2010.
- ^ "Mateo Kovačić najmlađi je strijelac Prve HNL" (në kroatisht). TPortal. 20 nëntor 2010. Marrë më 20 nëntor 2010.
- ^ Mario Plavčić (13 nëntor 2010). "Špehar spasio bijelo-plave" (në kroatisht). Sportnet.hr. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 22 nëntor 2010.
- ^ "Mateo Kovacic - Detalied stats" [Mateo Kovacic - Statistikat e detajuara] (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 31 janar 2013.
- ^ "Dinamo Zagreb 0–1 Real Madrid" (në anglisht). UEFA. 14 shtator 2011. Marrë më 30 janar 2013.
- ^ "Dinamoja "i hap portën" Lionit, Reali nuk fal askënd". Panorama Sport. 8 dhjetor 2011. Marrë më 6 shkurt 2015.
- ^ "Mateo Kovacic - Detalied stats" [Mateo Kovacic - Statistikat e detajuara] (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 30 janar 2020.
- ^ "Kvačić najmlađi kapetan u Dnamovoj povijesti" (në kroatisht). tportal.hr. Marrë më 16 shkurt 2014.
- ^ "Dinamo Zagreb vs. Osijek 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 9 maj 2012. Marrë më 30 janar 2020.
- ^ "Kovačiću trofej Nada godine: Liga prvaka je bila uživancija". 24sata.hr (në kroatisht). Marrë më 31 dhjetor 2011.
- ^ "Mateo Kovačić u konkurenciji za nagradu "Golden boy 2012."" (në kroatisht). GNK Dinamo Zagreb. 30 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2013. Marrë më 31 janar 2013.
- ^ "Kovačića i Halilovića nećemo prodati!". index.hr (në kroatisht). Marrë më 8 prill 2013.
- ^ "Mamić: Predsjednik Arsenala me uvrijedio ponudom za Kovačića i Vrsaljka". Index.hr (në kroatisht). Marrë më 1 shkurt 2013.
- ^ "Kovačićev prvi da u Interu". Jutarnji.hr (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 1 shkurt 2013.
- ^ "Debi Kovačića u porazu Intera: Ima karizmu, zaslužuje broj 10". 24sata.hr (në kroatisht). Marrë më 8 prill 2013.
- ^ "Kovacic injured-misses Chievo game" (në anglisht). Sempre Inter. Marrë më 16 shkurt 2014.
- ^ "Brace for Palacio Terrific Kovacic, but Milito stretchered off" (në anglisht). La Gazzetta dello Sport. Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2013. Marrë më 16 shkurt 2014.
- ^ "Inter pao u produžecima, Mateu Kovačiću ovacije" (në kroatisht). Večernji list. Marrë më 16 shkurt 2014.
- ^ "Cassano fuoriclasse, Kovacic talento puro, Adebayor fortunato. Le pagelle di Inter-Tottenham!". parliamodicalcio.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2013. Marrë më 16 shkurt 2014.
- ^ "Stramaccioni hails Mateo Kovacic". SportsMole.co.uk (në anglisht). 18 mars 2013. Marrë më 12 prill 2013.
- ^ "Inter-Juve. Con Kovacic e Pirlo, precisione al potere" (në italisht). La Gazzetta Dello Sport. 31 mars 2013.
- ^ "Rocchi, Alvarez e Kovacic, eroi di una non favola". parliamodicalcio.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2013. Marrë më 12 prill 2013.
- ^ Francesco Velluzzi (9 maj 2013). "Zanetti fa 13: vince ancora il Gentleman Kovacic e De Sciglio i migliori giovani". La Gazzetta dello Sport (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 29 gusht 2013.
- ^ La Gazzetta dello Sport. "Kovacic to miss another 10 days, out against Hamburg and Chelsea". fedenerazzurra.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2014. Marrë më 31 janar 2014.
- ^ "Kovacic out seven days, will miss first friendly match". fedenerazzurra.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2014. Marrë më 29 gusht 2014.
- ^ La Gazzetta dello Sport. "Kovacic ready to return versus Cittadella". fedenerazzurra.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2014. Marrë më 29 gusht 2014.
- ^ "Mazzarri: "Non vendo fumo, Kovacic alla Hamsik"" (në italisht). Eurosport. Marrë më 31 janar 2014.
- ^ Novastadio. "Mazzola: "Kovacic is still not ready"". fedenerazzurra.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2014. Marrë më 1 shkurt 2014.
- ^ Sky Italia. "Zanetti was the main event but everyone forgot about Kovacic". fedenerazzurra.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2014. Marrë më 1 shkurt 2014.
- ^ "Inter 4-1 Lazio". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 13 maj 2014.
- ^ "Interi bën "tris", e pret biletën që në Islandë". Panorama Sport. 20 gusht 2014. Marrë më 21 gusht 2014.
- ^ "Interi e ekzagjeron, 6 gola Stjarnanit". Panorama Sport. 28 gusht 2014. Marrë më 29 gusht 2014.
- ^ "Inter, tutto facile: Stjarnan battuto 6-0" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 28 gusht 2014. Marrë më 29 gusht 2014.
- ^ "Mazzarri promuove Kovacic "Cresce nel modo giusto"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 28 gusht 2014. Marrë më 29 gusht 2014.
- ^ "Inter sërish 7 gola Sasuolos". Sporti Shqiptar. 14 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2014. Marrë më 14 shtator 2014.
- ^ "Interi i frikshëm, pa mëshirë kundër Sasuolos". Panorama Sport. 16 shtator 2014. Marrë më 16 shtator 2014.
- ^ "Interi i Maxarrit frenon sërish në Palermo". Panorama Sport. 23 shtator 2014. Marrë më 23 shtator 2014.
- ^ "Kovaçiç e Ranokia i japin gëzimin e parë Mançinit". Panorama Sport. 16 dhjetor 2014. Marrë më 15 janar 2015.
- ^ "Juventus 1-1 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 6 janar 2014. Marrë më 7 janar 2015.
- ^ "Kovačić extends Inter deal till 2019" [Kovačić rinovon me Interin deri në vitin 2019]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 9 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2015. Marrë më 9 janar 2015.
- ^ "E konfirmon Mancini: Kovacic po largohet". Lajmi.net. 16 gusht 2015. Marrë më 30 janar 2020.
- ^ "Mancini konfirmon shitjen e Kovacic te Real Madrid: Ndodhi për të njejtën arsye si me Shaqirin". newsbomb.al. 17 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2020. Marrë më 30 janar 2020.
- ^ "Transferim blic, Kovaçiç përfundon te Reali". Panorama Sport. 17 gusht 2015. Marrë më 30 janar 2020.
- ^ F.C. Internazionale Milano S.p.A. bilancio (raporti financiar dhe llogaritë) më 30 qershor 2015 PDF blerë nga CCIAA (në italisht)
- ^ "Prezantohet Kovaçiç: Jam në klubin më të madh në botë (FOTO LAJM)". Sport.albeu.com. 19 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2020. Marrë më 30 janar 2020.
- ^ "Kovačić peti Hrvat u dresu Kraljevskog kluba". HRT Sport (në kroatisht). Hrt. Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2016. Marrë më 3 nëntor 2015.
- ^ "Statistike - Nastupi: Mateo Kovačić" (në kroatisht). Federata Kroate e Futbollit. Marrë më 20 nëntor 2010.
- ^ "Štimac pozvao Kovačića" (në kroatisht). Sportske. 30 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2012. Marrë më 31 janar 2013.
- ^ "Štimac: "Odluku o Kovačiću 'prelomio' sam sinoć, odigrao je za desetku"" (në kroatisht). Sportnet. 22 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 25 mars 2013. Marrë më 23 mars 2013.
- ^ "Štimac: "Odluku o Kovačiću 'prelomio' sam sinoć, odigrao je za desetku"". Sportnet.hr (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 25 mars 2013. Marrë më 23 mars 2013.
- ^ "Kovacic 'professor of football'" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 8 prill 2013.
- ^ "Ten-man Croatia reached the 2014 World Cup finals" [Kroacia me dhjetë vetë arrin finalen e Kupës së Botës 2014] (në anglisht). BBC Sport. 19 nëntor 2013. Marrë më 31 janar 2014.
- ^ "Kovacic compared with Baggio" [Kovacic krahasohet me Baggion] (në anglisht). Football Italia. 1 shkurt 2013. Marrë më 17 shkurt 2012.
- ^ Aakriti Mehrotra. "Mateo Kovacic: Scout Report - Inter's creative midfield talent" (në anglisht). Outside of the Boot. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2020. Marrë më 1 shkurt 2014.
- ^ "Stats Show Mateo Kovacic As One Of Europe's Best Dribblers". interfanclub.com (në anglisht). Marrë më 1 shkurt 2014.
- ^ "Inter snap up Kovacic and Kuzmanovic" (në anglisht). ESPN FC. 31 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2013. Marrë më 3 shkurt 2012.
- ^ Subhankar Mondal. "Inter Milan coach Andrea Stramaccioni hails Mateo Kovacic". Sportsmole.co.uk (në anglisht). Marrë më 8 prill 2013.
- ^ "'Kovacic is a mix of Kaka and Seedorf' - Trapattoni" (në anglisht). Goal.com. 24 nëntor 2013. Marrë më 5 dhjetor 2013.
- ^ Jamie Rainbow (12 gusht 2013). "Face to face: Javier Zanetti". WorldSoccer.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2014. Marrë më 1 shkurt 2014.
- ^ "Mateo Kovačić" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 11 maj 2013.
- ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Mateo Kovačić" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 13 dhjetor 2018.
- ^ a b "Mateo Kovačić - national football team player". eu-football.info (në italisht). European Football. Marrë më 7 qershor 2015.
- ^ Phil McNulty (15 korrik 2018). "France 4–2 Croatia" [Francë 4–2 Kroaci] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 15 korrik 2018.
Lidhje të jashtme
Redakto- Profili te inter.it
- Mateo Kovačić – Rekordi në kompeticionet e UEFA-s
- Mateo Kovačić Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine – Rekordi në kompeticionet e FIFA-s