Ricardo Álvarez
Ricardo Ricky Gabriel Álvarez (lindur më 12 prill 1988) është një futbollist profesionist argjentinas i cili luan si mesfushor sulmues për klubin meksikan Atlas.
Álvarez në 2011 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Ricardo Gabriel Álvarez | ||
Datëlindja | 12 prill 1988 (36 vjeç) | ||
Vendlindja | Buenos Aires, Argentina | ||
Gjatësia | 1.88 m (6 ft 2 in)[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Atlas | ||
Numri | 11 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2005–2006 | Boca Juniors | ||
2006–2008 | Vélez Sársfield | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2008–2011 | Vélez Sársfield | 48 | (7) |
2011–2015 | Internazionale | 73 | (11) |
2014–2015 | → Sunderland (huazim) | 13 | (0) |
2015 | Sunderland | 0 | (0) |
2016–2018 | Sampdoria | 46 | (4) |
2018– | Atlas | 6 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2011– | Argjentina | 9 | (1) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 25 gusht 2018 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 13 shtator 2014 |
Ai e filloi karrierën e tij futbollistike në Argjentinë me Vélez Sársfield; paraqitjet e tij pozitive u shpërblyen me një transferim në Itali tek Inter në vitin 2011, klub me të cilën do të luante në katër vitet e ardhshme, me përjashtim të një peridhe të shkurtër huazimi tek Sunderland në sezonin 2014–15. Ai firmosi me Sampdorian në vitin 2016.
Në nivel ndërkombëtarë, Álvarez ishte pjestar i ekipit argjentinas që arriti në finalen e 2014 FIFA Kupës së Botës.
Pseudonimi i tij është Ricky Maravilla.[2]
Karriera me klube
RedaktoVitet e hershme
RedaktoNë fëmijri, Álvarez ka luajtur Papi futbol për Caballito Juniors dhe Club Parque dhe më pas qëndroi për një kohë të shkurtër tek akademia e Boca Juniors.[3]
Club Atlético Vélez Sársfield
RedaktoÁlvarez luajti ndeshjen e tij të parë si profesionist në vitin 2008. Pas debutimit të tij, ai pësoi një dëmtim në ligamentet e gjurit të majtë duke penguar progresin e tij në skuadrën e parë.[4] Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi 2009 Clausura duke luajtur vetëm 18 minuta në fitoren 1–0 kundër Gimnasia y Esgrima de Jujuy.[5]
Zbulimi i mesfushorit në skuadrën e parë erdhi gjatë 2010 Clausura, në të cilën Vélez u detyrua të luante edhe në Copa Libertadores, Álvarez luajti zakonisht si zëvëndësues. Ai shënoi golin e tij të parë në humbjen 1–2 kundër River Plate në Estadio Monumental.[6] Ai gjithashtu mori edhe kartonin e tij të parë të kuq nga arbitri Javier Collado në humbjen 1–3 të Vélez kundër Racing Club. Ai luajti gjithsej 11 ndeshje (katër si titullar) duke arritur të shënoj edhe një gol.[7]
Álvarez luajti 15 ndeshje (dy si titullar) gjatë ecurisë së Vélez në 2010 Apertura, ku klubi i tij përfundoi në vendin e dytë.[8] Ai shënoi golin e dytë si profesionist në fitoren 1–0 kundër Lanús për javën e 14 të ligës.[9]
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2011, Álvarez mori lavdërime nga tifozët dhe nga mediat për paraqitjet e tij të mira në Copa Libertadores. Ai gjithashtu tregoi shkathtësi duke luajtur në të gjitha pozicionet e mesfushës. Gjatë gjysës së vitit, ai ndihmoi skuadrën e tij të fitonte 2011 Clausura dhe të arrite deri në gjysmë–finalen e Copa Libertadores.
Internazionale
RedaktoMë 5 korrik 2011, Ricardo Álvarez hyri ne klubin italian Inter për 5,5 milion € për 90% të të drejtave të tij të transferimit.[10][2] Ai firmosi një kontratë pesë vjeçare me një pagë një milion € në sezon, megjithatë, Vélez mbajti 10% të kartonit të lojtarit argjentinas, marrëveshja lexonte se nëse Álvarez do të luante 80 ndeshje gjatë gjithë kohës që do të qëndronte në klub, atëherë Vélez do ta lëshonte 10% e kartonit të tij. Gjatë prezantimit të tij, Álvarez mori fanellën me numrin 11 që më parë e kishe mbajtur Sulley Muntari.
Álvarez bëri debutimin e tij zyrtarë më 6 gusht 2011 në humbjen 1–2 kundër rivalëve të Milanit në finalen e Supercoppa Italiana.[11] Më 11 shtator, ai debutoi në Serie A në humbjen 4–3 kundër Palermos duke hyrë në fushë në minutën e 71 në vend të Cambiassos.[12] Tre ditë më vonë, Álvarez bëri edhe debutimin në Ligën e Kampioneve në humbjen 1–0 kundër Trabzonspor në San Siro. Ai shënoi golin e parë me fanellën e Interit pikërisht kundër Trabzonspor në ndeshjen e kthimit, ku ai shënoi golin e avantazhit pasi mori një pasim nga bashkombasi Diego Milito, por ndeshja u mbyll në barazimin 1–1. Më 21 dhjetor, Álvarez shënoi edhe golin e parë në ligë në fitoren 4–1 kundër Lecces në San Siro, duke shënuar të katërtin e ndeshjes dhe para golit kishte dhuruar assistuar Militon për golin e dytë.[13] Më 25 maj 2012, ai shënoi golin e tretë në fitoren 1–3 kundër Udineses në Stadio Friuli. Ai e përfundoi sezonin me 29 ndeshje dhe me tre gola.
Në sezonin 2012–13, Álvarez luftoi për të marrë vendin e titullarit për shkak të disa ndeshjeve zhgënjyese. Shenjat e para pozitive të tij erdhën në shkurt 2013, ai dhuroi nga një assist për Palacion dhe Guarín në fitoren 0–3 të Zikaltërve kundër CFR Cluj në raundin e 16-tave të Ligës së Europës.[14] Më 3 mars 2013, në ndeshjen e ligës kundër Catanas, Álvarez shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 2–3; goli i tij erdhi në momentin që ekipi ishte dy gola posht. Rrjeta e ti u pasua nga dygolëshi i Palacios bënë që Inter të fitonte ndeshjen 2–3.[15] Më 14 mars, Álvarez shënoi golin e parë në Ligën e Evropës në fitoren 4–1 kundër Tottenham Hotspur në çerek-finale, por nuk ishte e mjaftueshme pasi Inter u eliminua me rregullin e golit jashtë fushe sepse kishte humbur ndeshjen e parë me rezultatin 3–0.[16] Më 7 prill, ai shënoi edhe dy gola të tjerë kundër Atalantës në San Siro, megjithatë, këto gola nuk i mjaftuan Interit për të marrë fitoren pasi ata u mundën me rezultatin 3–4.[17] Goli i tij i rradhës do të vinte 10 ditë më pas në një tjetër humbje kundër Romës me rezultatin 2–3, këtë herë në ndeshjen e kthimit në gjysmën-finalen e Coppa Italia; ai shënoi golin e dytë të Interit.[18] Më 5 maj, ai shënoi golin e avantazhit momental 1–1 kundër Napolit në Stadio San Paolo, në fund ndeshja e mbyll me fitoren e napoletanëve 3–1.[19] Ai shënoi golin e fundit të tij për sezonin 2012–13 kundër Lazios në San Siro në një humbje tjetër 1–3, ai shënoi golin e barazimit momental dhe gjatë pjesës së dytë humbi edhe një penallti.[20] Ai e përfundoi sezonin e dytë me Interin me 30 ndeshje dhe me 7 gola të shënuar.
Në korrik 2013, në një ndeshje miqësore kundër Hamburger, Álvarez u bë kapiteni i skuadrës për herë të parë. Ai shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 0–3 kundër Catanias më 1 shtator.[21]
Ai ishte gjithashtu protagonist në ndeshjen kundër Sassuolos ku arriti të shënoj golin e katërt të ndeshjes dhe arriti të dhuroj një assist për Militon i cili ishte rikthyer pas një dëmtimi të rëndë të pësuar në shkurt 2013.[22][23] Më 29 tetor, ai shënoi golin e avantazhit momental kundër Atalantës, ndeshja përfundoi me rezultatin 1–1,[24] dhe më 3 nëntor shënoi golin e tretë në fitoren 0–3 kundër Udineses duke qënë lojtari më i mirë në fushë.[25][26]
Sunderland
RedaktoMë 28 gusht 2014, Álvarez u huazua te klubi anglez i Premier Ligës, Sunderland, për 1 milion €. Në fund të sezonit, nëse Sunderland do të siguronte mbijetesën për sezonin 2014–15, Álvarez do të bëhej lojtari i tyre 100% dhe Macet e Zeza do t'i paguanin Zikaltërve 11 milion €.[27]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoMë 18 gusht 2011, ai u thirr për herë të parë nga trajneri Alejandro Sabella për të luajtur në dy ndeshjet kundër Venezuelës dhe Nigerisë. Ai arriti të bëjë debutimin e tij më 2 shtator në ndeshjen kundër Venezuelës, ai luajti për 60 minuta dhe u zëvendësua me Javier Pastoren. Më 11 nëntor 2011, ai luajti një ndeshje të rëndësishme për kualifikueset e Kupës së Botës 2014 kundër Bolivisë. Në vitin 2013, ai u rikthye që të luante një tjetër ndeshje me kombëtaren, ai luajti në ndeshjen miqësore kundër Italisë më 14 gusht.
Më 2 qershor 2014, Álvarez ishte në listën e 23 lojtarëve të thirrur nga trajneri Alejandro Sabella për në luajtur në Kupën e Botës 2014 sëbashku me shokët e tij te Inter, Campagnaro dhe Rodrigo Palacio.[28][29]
Ai bëri debutimin e tij në këtë turnament më 25 qershor, duke luajtur rreth 30 minuta në fitoren 3–2 kundër Nigerisë në ndeshjen e fundit të Grupit B.[30]
Golat me kombëtaren
RedaktoLista e golave dhe rezultateve me kombëtaren argjentinase
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 7 qershor 2014 | Estadio Ciudad de La Plata, La Plata, Argjentinë | Sllovenia | 1–0 | 2–0 | Miqësore |
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
RedaktoRedaktuar më 4 shkurt 2015[31]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Gjithsej | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndsh | Gola | Asist | Ndsh | Gola | Asist | Ndsh | Gola | Asist | Ndsh | Gola | Asist | ||
Vélez Sársfield | 2007–08 | 1 | 0 | - | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | - |
2008–09 | 1 | 0 | - | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | - | |
2009–10 | 11 | 1 | 1 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | - | 13 | 1 | 1 | |
2010–11 | 29 | 4 | 4 | 0 | 0 | 0 | 11 | 1 | 2 | 40 | 5 | 6 | |
Gjithsej | 42 | 5 | 5 | 0 | 0 | 0 | 13 | 1 | 2 | 55 | 6 | 7 | |
Internazionale | 2011–12 | 21 | 2 | 5 | 3 | 0 | 0 | 5 | 1 | 0 | 29 | 3 | 5 |
2012–13 | 23 | 5 | 1 | 3 | 1 | 0 | 4 | 1 | 1 | 30 | 7 | 2 | |
2013–14 | 27 | 4 | 8 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 29 | 4 | 8 | |
Gjithsej | 71 | 11 | 15 | 8 | 1 | 0 | 9 | 2 | 3 | 88 | 14 | 15 | |
Sunderland | 2014–15 | 8 | 0 | 1 | 4 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 12 | 1 | 1 |
Gjithsej | 8 | 0 | 1 | 4 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 12 | 1 | 1 | |
Gjithsej karriera | 121 | 16 | 21 | 12 | 2 | 0 | 22 | 3 | 5 | 155 | 21 | 23 |
Kombëtarja
RedaktoRedaktuar më 4 shkurt 2015 [32]
Kombëtarja argjentinase | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2011 | 3 | 0 |
2012 | 0 | 0 |
2013 | 2 | 0 |
2014 | 4 | 1 |
2015 | 0 | 0 |
Total | 9 | 1 |
Trofe
RedaktoKlube
RedaktoKombëtarja
Redakto- FIFA Kupa e Botës: Finalist 2014
Referime
Redakto- ^ "Ricardo Álvarez profile". velezsarsfield.com (në spanjisht). Vélez Sársfield. Marrë më 27 qershor 2010.
- ^ a b "La Maravilla se muda a Italia" (në spanjisht). Club Atlético Vélez Sársfield. 5 korrik 2011. Marrë më 6 korrik 2011.
- ^ Martín Manrupe (15 prill 2011). "Talentos de Exportación: Ricky Álvarez, la magia polifuncional que necesita Europa" (në spanjisht). Goal.com. Marrë më 23 maj 2011.
- ^ Rubén David Oliva. "En Vélez siempre se tiene que pelear todo". Diario Infovelez (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2011. Marrë më 10 qershor 2008.
- ^ "Ricardo Álvarez 2009 Clausura stats". Fútbol Pasión (në spanjisht). Marrë më 11 korrik 2011.
- ^ "Buonanotte volvió al gol y fue el héroe del triunfo de River". TyC Sports (në spanjisht). 30 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2010. Marrë më 27 qershor 2010.
- ^ "Closing '10 statistics". Argentine Soccer (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2012. Marrë më 23 maj 2011.
- ^ "Opening '10 statistics". Argentine Soccer (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2010. Marrë më 23 maj 2011.
- ^ "Aprovechó su oportunidad: Vélez ganó y se trepó a la punta". Cancha Llena (në spanjisht). 14 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2010. Marrë më 14 nëntor 2010.
- ^ "Ricky Alvarez, el nuevo argentino de Inter" (në spanjisht). Cancha Llena. 5 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 6 korrik 2011.
- ^ "Milan edge out Inter in Italian Super Cup" (në anglisht). CNN. 6 gusht 2011. Marrë më 8 gusht 2011.
- ^ "Palermo 4 – 3 Internazionale" (në anglisht). ESPN FC. 11 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2012. Marrë më 2 nëntor 2011.
- ^ "Inter 4-1 Lecce: Nerazzurri recover from early setback to record confident victory" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2012. Marrë më 21 dhjetor 2011.
- ^ "CFR Cluj 0-3 Inter (Agg 0-5): Guarin double ensures safe passage for Nerazzurri" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2013. Marrë më 21 shkurt 2013.
- ^ "Interi "i çmendur" ringjallet me Palasion". Panorama Sport. 4 mars 2013. Marrë më 4 mars 2013.
- ^ "Interi i çmendur, për pak prek përmbysjen". Panorama Sport. 15 mars 2013. Marrë më 15 mars 2013.
- ^ "Inter 3-4 Atalanta: Denis hits hat-trick in San Siro spectacular" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2013. Marrë më 7 prill 2013.
- ^ "Inter 2-3 Roma (Agg 3-5): Destro double helps set up Coppa final against city rivals Lazio" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2013. Marrë më 17 prill 2013.
- ^ "Napoli 3-1 Inter: Cavani treble guarantees top-three finish for Partenopei" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2013. Marrë më 5 maj 2013.
- ^ "Inter 1-3 Lazio: Stramaccioni's sorry side fall to yet another defeat" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2013. Marrë më 8 maj 2013.
- ^ "Catania 0-3 Inter: Nerazzurri maintain perfect start" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013.
- ^ "Inter perfekt, rikthehet me gol Milito". SuperSport.al. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2014. Marrë më 22 shtator 2013.
- ^ "Sassuolo 0-7 Inter: Nerazzurri storm to rampant win" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 22 shtator 2013.[lidhje e vdekur]
- ^ "Atalanta 1-1 Inter: Nerazzurri held to a draw by Denis header" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2013. Marrë më 29 tetor 2013.
- ^ "Interi i fuqishëm në Friuli". Telegrafi.com. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2013. Marrë më 3 nëntor 2013.
- ^ "Interi ndëshkon Udinezen, Palasio udhëheqësi i ekipit". Panorama Sport. Marrë më 4 nëntor 2013.[lidhje e vdekur]
- ^ "Alvarezi te Sandërlendi, Interi kërkon Shaqirin". Panorama Sport. Marrë më 28 gusht 2014.
- ^ Demichelis in Argentina squad as trio miss out Arkivuar 4 qershor 2014 tek Wayback Machine FIFA.com, Marrë më 3 qershor 2014
- ^ "Argentina World Cup squad: Carlos Tevez and Erik Lamela miss out on 30-man provisional list" (në anglisht). Mirror. 13 maj 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014.
- ^ "Argjentina perfekte, "fluturon" me Lionel Mesin". Panorama Sport. 25 qershor 2014. Marrë më 4 shkurt 2015.
- ^ "Ricardo Álvarez" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 26 nëntor 2018.
- ^ Ricardo Álvarez | National Football Team
Lidhje të jashtme
Redakto- Profili te uebfaqja zyrtare e Vélez Sársfield (Spanjisht)
- Statistikat e Argentine Primera te Fútbol XXI (Spanjisht)
- Statistikat te BDFA (Spanjisht)