Fredy Alejandro Guarín Vásquez (Spanjisht: [ˈfɾeði ɣwaˈɾin]; lindur më 30 qershor 1986) është një ish futbollist profesionist kolumbian i cili luante si mesfushor.

Fredy Guarín

Guarin në vitin 2014.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëFredy Alejandro Guarín Vásquez
Datëlindja30 qershor 1986 (38 vjeç)
VendlindjaPuerto Boyacá, Kolumbi
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri13
Karriera me të rinjtë
2002–2004Envigado
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2002Atlético Huila5(0)
2003–2007Envigado38(4)
2005–2006Boca Juniors (huazim)2(0)
2006–2007Saint-Étienne (huazim)18(1)
2007–2008Saint-Étienne18(0)
2008–2012Porto63(11)
2012Internazionale (huazim)6(0)
2012–2016Internazionale108(15)
2016–2019Shanghai Shenhua83(21)
2019–2020Vasco da Gama13(3)
2021Millonarios7(1)
Gjithsej396(67)
Karriera ndërkombëtare
2003–2005Kolumbia U176(2)
2003–2005Kolumbia U2016(2)
2006–2015Kolumbia57(4)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Ai ishte një lojtar i zhvdërvjellët që mund të luante si mesfushor qëndror, mbrojtës dhe i djathtë. Ai dallohej për gjuajtjet nga distanca me të dyja këmbët.[1][2] Ai e filloi karrierën e tij me Envigado, ku pas kësaj pati një periudhë të shkurtër qëndrimi në Argjentinë dhe më pas luajti dy vite në Francë me Saint-Étienne. Ai krijoi emrin e tij në Portugali me Porton, ku ai shpenzoi katër sezone ku fitoi dhjetë tituj madhorë, përfshirë tre tituj kampionati, dhe Ligën e Evropës në vitin 2011.

Guarín ka përfaqsuar KolumbinëKupën e Botës 2014 dhe 2011 Copa América.

Karriera me klube

Redakto

Vitet e para / Saint-Étienne

Redakto

Guarín ka lindur në Puerto Boyacá. Në vitin 2005, ai ishte lojtar titullar i Envigados dhe i Kolumbisë U–20. Ai më pas u huazua nga gjiganti argjentinas i Boca Juniors, ku shpenzoi gjashtë muajt e parë në skuadrën e të rinjëve, ai luajti vetëm dy ndeshje ligë. Pas përfundimit të huazimit me Boca Juniors, klubi argjentinas u përpoq që të blente përfundimisht, por Guarín këmbënguli që të huazohej në Francë te AS Saint-Étienne, ku dëshira e tij u plotsua në gusht 2006.

Guarín bëri debutimin e tij për Saint-Étienne në një ndeshje miqësore kundër skuadrës spanjolle të RCD Espanyol duke shënuar dy gola. Ai luftoi për formacionin e parë deri sa sezoni u mbyll. Ai bëri debutimin e tij në Ligue 1 kundër Olympique Lyonnais. Ai shënuai golin e parë në fitoren 3–1 kundër Troyes AC.[3] Vonë në prill 2007, Guarin firmosi një kontratë katër vjeçare me klubin.[4]

Më 10 korrik 2008, Guarín firmosi një kontratë katër vjeçare gjigjandët portugezë të Portos për një shumë të pacaktuar. Trajneri i Porgualisë U–21 ishte në një mendim të kundërt pasi ai e dëshironte lojtarin në formën e huazimit.[5] Gjatë kohës së tij te Porto, Guarín është përdorur më shumë si zëvëndësues, por luajti rregullisht; Goli i tij më i rëndësishëm erdhi më 16 maj 2010 në fitoren 2–1 kundër G.D. Chaves pasi i siguroi Portos trofeun e Taça de Portugal.

Në sezonin 2010–11, pas transferimit të Raul Meireles te Liverpooli, Guarín mori vendin e titullarit, ai ishte një mesfushor i rëndësishëm për klubin duke shënuar gola, ai luajti më shumë se 40 ndeshje duke shënuar edhe 10 gola me Porton që fitoi Ligën e Europës.[6][7][8][9][10]

Internazionale

Redakto
 
Guarín duke u përgatitur për një ndeshje në vitin 2014.

Më 31 janar 2013, Guarín u bashkua me Interin për 1.5 milion në formën e huazimit. Ai hihej nga drejtuesit e klubit si zëvëndësuesi ideal i mesfushorit Thiago Motta i cili u transferua te Paris Saint-GermainLigue 1 në atë merkato.[11] Inter gjithashtu kishte mundësi për të blerë kartonin e kolumbianit në fund të sezonit për 13.5 milion €.[12][13]

Guarìn bëri debutimin e tij më 1 prill 2012 kundër Genoas ku Inter fitoi me rezultatin 5–4 në San Siro, me Guarín që hyri në fushë në pjesën e dytë në vend të Dejan Stanković dhe në minutën e 85 fitoi një penallti që u realizua nga Diego Milito.[14] Kjo ishte edhe ndeshja e parë e trajnerit të ri Andrea Stramaccioni. Ai u paraqit zyrtarisht në shtyp më 5 prill, duke thënë se kishte dy vite që bisedonte me drejtuesit e Interit dhe me bashkëatdhetarin e tij Iván Córdoba, duke shtuar se transferimi te Inter ishte një ëndërr e realizuar për të.

Më 25 prill, ai dhuroi assistin e parë me Interin në fitoren 1–3 jashtë fushe kundër Udineses, duke assituar golin e tretë të skuadrës që shënuar nga Álvarez në minutën e 37të. Më 17 maj 2012, Inter shfrytësoi mundësinë e blerjes duke marrë kartonin e mesfushorit kolumbian, por për vetëm 11 milion €.[15] Guarín shënoi golin e parë zyrtar për Ziklatrit më 30 gusht, në barazimin 2–2 në shtëpi kundër FC VasluiLigën e Evropës (4–2 rezultati i përgjithshëm).[16] Në fazën e grupeve të të njëjtit kompeticion, ai dhuroi të tre assistët në suksesin 3–1 kundër Neftchi Baku PFC.[17]

Sërisht në Ligën e Europës, më 21 shkurt 2013, Guarín shënoi dy herë në fitoren 3–0 jashtë fushe kundër CFR Cluj (5–0 rezultati i përgjithshëm) duke ndihmuar Interin të kalojë në raundin e 16-tave.[18] Në janar 2014, gjatë merkatos dimërore, ai ishte supozuar për të kaluar te Juventusi në shkëmbim me malazezin Mirko Vučinić, por shkëmbimi ra poshtë pasi klubet nuk arritën dot të gjenjë një gjuhë të përbashkët.[19] Ai kishte deklaruar se nuk do të rikthehej te Ziklatrit, nqs ai nuk do të lihej i lirë të largohej, por në fund u rikthye;[20] ai raportua më vonë se ai vetëm kërkonte të sqaronte të ardhmen e tij në klub, duke deklaruar se ai kurrë nuk e kishte pyetur për t'u larguar por se ai ishte i hutuar nga situata e krijuar.[21]

Më 25 mars 2014, Guarín rinovoi kontratën e tij me Interin deri në vitin 2017.[22][23] Më 14 shtator, i futur në fushë si zëvëndësues në pjesën e dytë, ai shënoi në fitoren 7–0 në shtëpi kundër Sassuolos.[24][25] Në fillim të sezonit 2014–15, ai filloi të përdorej në fushë nga trajneri Walter Mazzarri si sulmues i dytë.[26]

Më 7 dhjetor 2014, në paraqitjen e tij të 100 me Interit, Guarín asistoi argjentinasin Mauro Icardi i cili shënoi golin e vetëm në humbjen 1–2 në San Siro kundër Udineses.[27][28] Më vonë, më 16 shkurt 2015, Guarín shënoi dy herë në fitoren 1–4 jashtë fushe kundër AtalantësStadio Atleti Azzurri d'Italia, duke ndihmuar skuadrën të marri fitoren e parë jashtë fushe në ligë që nga dhjetori i 2014-tës.[29] Në fillim të ndeshjes, saktësisht në minutën e parë, ai fitoi një penallti që u realizua në gol nga Xherdan Shaqiri, i cili shënoi golin e parë në Serie A.

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Më 26 maj 2006, Guarín bëri debutimin e tij ndërkombëtarë me Kolumbinë në një ndeshje miqësore përgatitore para Kupës së Botës kundër Ekuadorit. Ai përfaqsoi vendin e tij në CONCACAF Gold Cup 2007 dhe në Copa América 2011.

Guarín u zgjodh nga trajneri José Pekerman për të luajtur në Kupën e Botës 2014.[30] Ai deri debutimin e tij në turnament më 24 qershor në ndeshjen e tretë të grupit pasi ekipi i kishte fituar dy ndeshjet e para, duke luajtur 90 minuta në fitoren 4–1 kundër Japonisë.[31] Ai luajti ndeshjen e tij të 50të me ekipin kombëtar katër ditë më vonë, duke hyrë si zëvëndësues në minutat e fundit të fitores 2–0 kundër Uruguajit në raundin e 16-tave.[32]

Golat me kombëtaren

Redakto
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren kolumbiane.
Nr. Data Vendi Kundështari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 26 mars 2011 Vicente Calderón, Madrid, Spanjë   Ekuadori 1–0 1–1 Ndeshje Miqësore
2. 11 nëntor 2011 Estadio Metropolitano, Barranquilla, Kolumbi   Venezuela 1–0 2–1 Kualfikueset e Kupës së Botës 2014
3. 14 gusht 2013 Mini Estadi, Barcelonë, Spanjë   Serbia 1–0 1–0 Ndeshje Miqësore
4. 6 qershor 2014 Pedro Bidegain, Buenos Aires, Argjentinë   Jordania 3–0 3–0 Ndeshje Miqësore

Profili i lojtarit

Redakto

Guarín ishte një lojtar i fortë, i shpejtë, dhe një mesfushor sulmues krijues. Ai ishte i aftë të gjuante topin nga distanca të largta me të dyja këmbët. Ai gjithashtu mund të luante në rolin e organizatorit.[33][34][35]

Porto

Referime

Redakto
  1. ^ "Wesley Sneijder: Fredy Guarin will ease loss of talented Dutchman" [Wesley Sneijder: Fredy Guarin do të lehtësojë humbjen e talentit hollandez] (në anglisht). Bleacher Report. 21 janar 2013. Marrë më 10 shkurt 2015.
  2. ^ "Fredy Guarín shows vision to ensure Wesley Sneijder is not missed at Inter" [Fredy Guarin tregon vizion për të sigruar se Wesley Sneijder nuk i mungon Inter-it] (në anglisht). The Guardian. 21 janar 2013. Marrë më 10 shkurt 2015.
  3. ^ St Etienne 3–1 Troyes; ESPN Soccernet, 17 mars 2007
  4. ^ Guarin signe à Saint-Etienne (Guarin firmos për Saint-Etienne) Arkivuar 1 shkurt 2014 tek Wayback Machine; Ligue de Football Professionnel, 20 prill 2007
  5. ^ Porto acquire St-Étienne's Guarín; UEFA.com, 11 korrik 2008
  6. ^ Guarín gives Porto narrow win in Seville; UEFA.com, 17 shkurt 2011
  7. ^ Guarín fires Porto past CSKA; UEFA.com, 10 mars 2011
  8. ^ Quick-fire Porto too good for CSKA; UEFA.com, 17 mars 2011
  9. ^ Irrepressible Porto leave Spartak in a spin; UEFA.com, 14 prill 2011
  10. ^ Porto triumph as four-goal Falcao stuns Villarreal; UEFA.com, 28 prill 2011
  11. ^ Interi merr Guarinin, pritet Kucka[lidhje e vdekur]; Panorama Sport, 31 janar 2012
  12. ^ Fredi Guarin: Inter, këtu do bëhem i madh[lidhje e vdekur] Panorama Sport, 1 shkurt 2012
  13. ^ Comunicado (Announcement) Arkivuar 23 maj 2012 tek Wayback Machine; Uebfaqja zyrtare e Portos, 31 janar 2013
  14. ^ "Strama-Inter, fitore mes drithërimash ndaj Xhenoas". Panorama Sport. 2 prill 2012. Marrë më 10 shkurt 2015.
  15. ^ FC Porto transfere Guarín (FC Porto shet Guarín-in) Arkivuar 19 maj 2012 tek Wayback Machine; Uebfaqja zyrtare e Portos, 17 maj 2012
  16. ^ "Liga e Europës: Interi kualifikohet me drithërima, Lacio OK". Panorama Sport. 31 gusht 2012. Marrë më 16 shkurt 2015.
  17. ^ "Neftchi 1–3 Inter: Nerazzurri ease past 500-goal landmark in Europe" (në anglisht). Goal.com. 4 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2012. Marrë më 7 tetor 2012.
  18. ^ "Inter progress with clinical showing at CFR" (në anglisht). UEFA. 21 shkurt 2013. Marrë më 24 shkurt 2013.
  19. ^ "Vucinic dhe Guarin, dështon shkëmbimi". Panorama Sport. 22 janar 2014. Marrë më 16 shkurt 2015.
  20. ^ "Guarin del në kundërsulm: Dua vetëm Juventusin". Panorama Sport. 22 janar 2014. Marrë më 16 shkurt 2015.[lidhje e vdekur]
  21. ^ "Guarin rikthehet "përkohësisht", ka oferta nga Anglia". Panorama Sport. 24 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2014. Marrë më 16 shkurt 2015.
  22. ^ "Paqe mes Interit dhe Guarinit, gati rinovimi deri në 2017-ën". Panorama Sport. 1 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 16 shkurt 2015.
  23. ^ "Zyrtare: Guarin rinovon me Inter". Sport Ekspres. 24 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 16 shkurt 2015.
  24. ^ "Inter sërish 7 gola Sasuolos". Sporti Shqiptar. 14 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2014. Marrë më 14 shtator 2014.
  25. ^ "Interi i frikshëm, pa mëshirë kundër Sasuolos". Panorama Sport. 16 shtator 2014. Marrë më 16 shtator 2014.[lidhje e vdekur]
  26. ^ "Guarin relishing new forward role at Inter". Forza Italian Football. 18 shtator 2014. Marrë më 28 nëntor 2014.
  27. ^ "Inter Milan 1–2 Udinese: Roberto Mancini still without a win since San Siro return" (në anglisht). Daily Mail. 7 dhjetor 2014. Marrë më 10 dhjetor 2014.
  28. ^ "Inter 1–2 Udinese: Bianconeri fightback leaves hosts in San Siro slump" (në anglisht). Goal.com. 7 dhjetor 2014. Marrë më 10 dhjetor 2014.
  29. ^ "Interi "poker" Atalantës, Parma ndal Romën". Panorama Sport. 16 shkurt 2016. Marrë më 15 shkurt 2015.[lidhje e vdekur]
  30. ^ "Colombia World Cup 2014 squad" (në anglisht). The Daily Telegraph. 2 qershor 2014. Marrë më 24 qershor 2014.
  31. ^ "Kolumbia s'fal, Greqia ia del në "frymën e fundit"". Panorama Sport. 24 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2014. Marrë më 25 qershor 2014.
  32. ^ Jeton Stamolla (29 qershor 2014). "Kolumbia 'kafshon' Uruguain dhe siguron çerekfinalet". Panorama Sport. Marrë më 29 qershor 2014.
  33. ^ Wesley Sneijder: Fredy Guarin will ease loss of talented Dutchman; Bleacher Report, 21 janar 2013
  34. ^ Fredy Guarín shows vision to ensure Wesley Sneijder is not missed at Inter; The Guardian, 21 janar 2013
  35. ^ "Guarin: "Inter, un orgoglio. Ecco le mie caratteristiche..."" [Guarin: "Inter, një krenari. Këto janë karakteristikat e mija..."] (në italisht). FC Inter 1908. 2 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2014. Marrë më 24 shkurt 2015.

Lidhje të jashtme

Redakto