Kombëtarja uruguajiane e futbollit përfaqson Uruguajinfutbollin ndërkombëtar dhe kontrollohet nga Federata Uruguajiane e Futbollit, organi qeverisës i futbollit në Uruguaji. Trajneri aktual i ekipit është Óscar Tabárez. Ata njihen me pseudonimin La Celeste. Uruguaji e ka fituar Copa Américan 15 herë, për herë të fundit në vitin 2011, duke qënë ekipi më i suksesshëm në historinë e turnamentit. Ekipi gjithashtu ka fituar FIFA Kupën e Botës dy herë, përfshirë edicionin e parë në vitin 1930 ku ata ishin vendi organizator, duke mposhtur Argjentinën 4–2 në finale. Ata fituan titullin e dytë në vitin 1950, duke mposhtur në mënyrë surprizë Brazilin, vendin organizator, 2–1 në finale, e cila ishte një nga ndeshjet më të ndjekura të historisë së futbollit.

Uruguaji
ShoqataAUF
KonfederataCONMEBOL (Amerika e Jugut)
TrajneriÓscar Tabárez
KapiteniDiego Godín
Më shumë ndeshjeDiego Godín (130)
Më shumë golaLuis Suárez (58)
StadiumiEstadio Centenario
Kodi I FIFAsURU
E para ngjyrë
E dyta ngjyrë
Rënditja e FIFAs
Aktual8 Fall 2 (14 qershor 2019)
Më i lartë2 (qershor 2012)
Më i ulët55 (dhjetor 1998)
E para ndërkombëtare
Flamuri Uruguaji 2–3 Argjentina Flamuri
(Montevideo, Uruguaji; 16 maj 1901)[note 1][3]
Fitorja më e madhe
Flamuri Uruguaji 9–0 Bolivia Flamuri
(Lima, Peru; 9 nëntor 1927)
Humbja më e madhe
Flamuri Uruguaji 0–6 Argjentina Flamuri
(Montevideo, Uruguaji; 20 korrik 1902)
Kupa e Botës
Paraqitjet13 (E para 1930)
Rezultati më i mirëKampionë (1930, 1950)
Copa América
Paraqitjet45 (E para në 1916)
Rezultati më i mirëKampionë (1916, 1917, 1920, 1923, 1924, 1926, 1935, 1942, 1956, 1959, 1967, 1983, 1987, 1995, 2011)
FIFA Kupa e Konfederatave
Paraqitjet2 (E para në 1997)
Rezultati më i mirëVendi i katërt (1997, 2013)
Websiteauf.com.uy

Uruguaji ka fituar medaljen e artë në Lojërat olimpike verore dy herë, në vitet 1924 dhe 1928 para krijimit të Kupës së Botës. Ata gjithashtu kanë fituar Mundialiton 1980, një turnament ku garuan të gjithë fituesit e mëparshëm të Kupës së Botës.[4] Gjithsej, Uruguaji ka fituar 20 trofe zyrtar, një rekord botëror.

Suksesi i tyre është amplifikuar nga fakti që popullsia e shtetit është rreth 3.4 milion banorë (censusi i 2011). Uruguaji deri tani është shteti me popullsinë më të vogël që ka fituar Kupën e Botës (ata kishin 1.75 milion banorë në vitin 1930).[5] Ata janë gjithashtu edhe shteti më i vogël gjeografikisht që kanë fituar medalje të Kupës së Botës; vetëm shtatë vende me popullsi më të vogël se Uruguaji janë kualifikuar për në Kupën e Botës: Irlanda e Veriut (tre herë), Sllovenia (dy herë), Uellsi, Xhamajka, Trinidad dhe Tabago dhe Islanda.

Historia

Redakto

1901–1928: FIllimet dhe suksesi në Copa América

Redakto

Në vitin 1901, Uruguaji luajti ndeshjen e parë në historinë e tyre kundër Argjentinës, e cila fitoi 3–2. Para vitit 1916, Uruguaji kishte luajtur më shumë se 30 ndeshje, 29 prej të cilave kundër Argjentinës. Edicioni përurues Copa America i dha mundësinë Uruguajit për të luajtur me kundërshtarë të ndyshëm: fitoret kundër Kilit dhe Venezuelës, si dhe barazimi kundër Argjentinës, i dha mundësinë atyre të fitonin turnamentin.[6] Uruguaji më pas u bë vendi organizator i turnamentit një vit më pas, duke ruajtur titullin pasi fituan çdo ndeshje.[7] Ata u mposhtën për herë të parë në edicionin e vitit 1919, duke pësuar humbje 1–0 në finale nga Brazili pas dy kohësh shtesë; kjo ishte ndeshja më e gjatë e historisë së Copa Américas.[8]

Në vitin 1924, Uruguaji u bë ekipi i parë Amerikano Jugor që udhëton në Paris për të marrë pjesë në Lojërat olimpike verore. Në konstrast me stilin e lojës fizik të ekipeve evropiane të asaj kohe, stili i lojës së Uruguajit bazohej në pasimet e shkurtra;[9] ata fituan çdo ndeshje, përfshirë edhe finalen, ku ata mposhtën Zvicrën për të fituar medaljen e artë. Për të mbrojtur titullin, Uruguaji shkoi në Amsterdam, duke fituar sërisht medaljen e artë pasi mposhtën Argjentinën 2–1 në një përsëritje të finales (ndeshja e parë u mbyll në barazim pas kohës shtesë). FIFA sygjeroi që të ishte ajo përgjegjëse e organizimit të ndeshjeve të futbollit, që do të luheshin sipas rregullave të FIFA-s, kurse turnamentet do të njiheshin si Kampionate Botërore. Kjo ndodhi vetëm dy herë (në lojërat olimpike 1924 & 1928) deri sa FIFA krijoi turnamentin e saj, të quajtur FIFA Kupa e Botës, në vitin 1930.[10]

1930–1950: Dy tituj të FIFA Kupës së Botës

Redakto
 
Ekipi i Uruguajit që fitoi Kupën e Botës në vitin 1950.

Pas triumfit në Lojërat olimpike verore, Uruguaji u zgjodh si vendi mikpritës i edicionit të parë të FIFA Kupës së Botës, në vitin 1930, në njëqindvjetorin e kushtetutës së parë të shtetit. Gjatë turnamentit, Uruguaji i fitoi të gjitha ndeshjet, dhe përmbysi një disavantazh 1–2 në 4–2 në finale kundër Argjentinës në Estadio Centenario.[11] Për shkak të refuzimit të disa shteteve evropiane për të luajtur në edicionin e parë të Kupës së Botës, Federata Uruguajiane e Futbollit i bëri kërkesë shteteve të tjera për të bojkotuar edicionin e vitit 1934 që do të zhvillohej në Itali.[12] Një tjetër shtet evropian, Franca, u zgjodh si vendi organizator i Kupës së Botës 1938, në kundërshtim të marrëveshjes për zhvillimin e turnamentit një herë në Amerikën e Jugut e një herë në Evropë, duke bërë që Uruguaji të refuzonte pjesmarrjen për të dytën herë.[12]

Uruguaji e fitoi sërisht Kupën e Botës në vitin 1950, duke mposhtur vendin mikpritës Brazil në një nga surprizat më të mëdhaja të historisë së Kupës së Botës. Ata përmbysën disavantazhin e një gol dhe në fund fituan 2–1 një ndeshje që më vonë do të quhej Maracanazo.[13] Shumë brazilian morën ndihmën mjeksore pas shokut që pësuan pas fitores surprizë të Uruguajit.[14]

1951–2009: Rënja në ekip mesatar

Redakto

Pasi u renditën në vendin e katërt në edicionin e vitit 1954, ekipi pësoi rënje të konsiderueshme në vitet në vazhdim, duke e përsëritur rezultatin e edicionit të vitit 1954 vetëm një herë në vitin 1970. Uruguaji nuk ishte më një superfuqi në futboll dhe dështoi të kualifikohej për në turnament në pesë nga nëntë edicionet e rradhës. Ata arritën edhe rezultatin më të keq në histori në Renditjen botërore të FIFA-s, duke u renditur në pozicionin e 76të. Megjithatë, ata gjetën pak sukses në kontinentin e tyre, duke fituar Copa Américan në vitet 1956, 1959, 1967, 1983, 1987 dhe 1995.

2010–vazhdon: Gjenera e re dhe rikthimi te suksesi

Redakto

Në vitin 2010, në gjeneratë e re futbollistësh, të udhëhequr nga Luis Suárez, Diego Forlán dhe Edinson Cavani, krijuan një ekip që besohej të ishte më e mira e Uruguajit në katër dekadat e fundit, duke e rikthyer shtetin në Kupën e Botës për edicionin 2010.[15] Uruguaji barazoi me Francën në ndeshjen e parë, por më pas fitoi 3–0 dhe 1–0 respektivisht kundër Afrikës së Jugut dhe Meksikës për të fituar grupin me shtatë pikë.[16] Në ndeshjen e raundit të 16-tave, Uruguaji mposhti Korenë e Jugut me rezultatin 2–1 falë dopietës së Luis Suárez, duke u rikthyer në çerek-finale për herë të parë që nga viti 1970.[17] Në çerek-finale, Uruguaji barazoi 1–1 me Ganën në kohën e rregullt. Të dy ekipet kishin mundësitë e tyre në shtesë, me Ganën që kishte rastin më të pastër me një gjuajtje me kokë nga Dominic Adiyiah, e cila u prit në vijën fatale nga sulmuesi Suárez me dorë, duke shkaktuar një penallti; Suárez u ndëshkua me karton të kuq, por sulmuesi ganez Asamoah Gyan u tregua i pasaktë nga penalltia, duke goditur traversën e duke bërë që ndeshja të shkonte në gjuajtjet e penalltive, ku Uruguaji fitoi 4–2, duke u kualifikuar për në gjysëm-finale.[18] Në gjysëm-finale, Uruguaji u ndal nga Holanda me rezultatin 3–2,[19] kurse në finalen e vogël për vendin e tretë, u mposhtën nga Gjermania me të njëjtin rezultat.[20]

 
Portierët e Uruguajit duke festuar kualifikimin pas fitores ndaj Italisë.

Një vit më vonë, Uruguaji fitoi Copa Américan për herë të parë pas 16 vitesh, duke u bërë ekipi më i suksesshëm i këtij kompeticioni.[21]Kupën e Botës 2014, Uruguaji ishte vendosur në Grupi D sëbashku me Italinë, Kosta Rikën dhe Anglinë.[22] Uruguaji u mposht në mënyrë surprizë nga Kosta Rika me rezultatin 3–1, edhe pse ishin ata të parët që kaluan në avantazh me një penallti nga Cavani.[23]

Megjithatë, ekipi bëri kthesë në dy ndeshjet e tjera, duke fituar 2–1 me Anglinë dhe 1–0 ndeshjen vendimtare me Italinë, që i siguroi Uruguajit vendin e dytë në grup dhe kualifikimin për në fazën me eliminim direkt.[24] Ndeshja kishte shumë polemika për shkak se gjyqtari nuk pa kafshimin që Luis Suárez i bëri mbrojtësit italian Giorgio Chiellini në shpatullën e majtë.[25] Dy ditë më vonë, Këshilli i Disiplinës FIFA-s e dënoi uruguajianin me nëntë ndeshje, duke vendosur dënimin më të gjatë në historinë e Kupës së Botës, duke thyer rekordin me tetë ndeshje të Mauro Tassottit pasi italiani i theu hundën lojtarit të Spanjës Luis Enrique në vitin 1994.[26] Ai gjithashtu u dënua të mos merrte pjesë në asnjë aktivitet futbollistik për katërt muajtë e ardhshëm, ju ndalua hyrja në çdo stadium dhe si dhe u gjobit me 100,000 Franga zvicerane.[26] Në ndeshjen e raundit të 16-tave, Uruguaji u mposht me rezultatin 2–0 nga Kolumbia dhe u eliminua nga turnamenti.[27]

Në edicionin 2015 të Copa Américas, pa sulmuesin e pezulluar Suárez, Uruguaji u eliminua në çerek-finale. Një vit më pas, në Copa América Centenario, Uruguaji zhgënjeu sërisht, këtë herë duke u eliminuar në fazën e grupeve.[28] Pas një fushate të suksesshme kualifikuese, Uruguaji u kualifikua në Kupën e Botës 2018 në Rusi, ku pavarësisht tre fitoreve në grup dhe një në raundin e 16-tave kundër Portugalisë,[29] u eliminua në çerek-finale nga Franca,[30] e cila në fund fitoi turnamentin.[31]

Fanellat

Redakto
 
Uruguaji në Kupën e Botës 2014, duke veshur fanellën bojqielli, një fanellë që e kanë mbajtur nga viti 1910.

Nga viti 1901 e deri në 1910, Uruguaji luajti me disa fanella të ndryshme, përfshirë fanella me ngjyrë të jeshile dhe të bardhë. Një fanellë u modelia pas flamurit të Artigas, e cila është një nga tre famujtë zyrtar të Uruguajit. Më 10 prill 1910, River Plate F.C., tani i shpërbërë, mposhti 2–1 ekipin argjentinas Alumni, duke u bërë ekipi i parë uruguajian që mposht këtë ekip legjendar. Atë ditë, River Plate kishte veshur fanellat e dyta, të cilat ishin bojqielli, kjo për shkak se fanella e parë e tyre ishte e ngjashme me atë të Alumnit. Ricardo LeBas i propozoi Uruguajit që të luante me fanella të bojqielli si shenjë nderimi ndaj fitores së River Plates kundër Alumnit. Ky sygjerim u pranua nga presidenti i federatës, Héctor Gómez.[32]

Fanella e kuqe, e vendosur si fanella e dytë, u përdor për herë të parë në edicionin e vitit 1935 të Copa América, e zhvilluar në Santa Beatriz të Perusë, ku Uruguaji fitoi. Ajo nuk u përdor më deri në vitin 1991 (me përjashtim të një ndeshje kundër KolumbisëKupën e Botës 1962),[33] ku u vendos zyrtarisht si fanella për ndeshjet si vizitor.

Fanella e Uruguajit ka të vendosur sipër stemës katër yje: dy përfaqsojnë fitoret e ekipit në edicionet 1934 dhe 1950 në Kupën e Botës, kurse dy të tjerat përfaqsojnë fitoret në edicionet 1924 dhe 1928 të lojërave olimpike verore, të njohura nga FIFA si kampionate botërore.[34]

Prodhuesit e fanellave

Redakto
 
Fanella e parë e Uruguajit, 2017.
Prodhuesi Periudha
  Adidas 1974–1982
  Le Coq Sportif 1983–1986
  Puma 1987–1991
  Enerre 1992–1998
  Meta 1999–2001
  L-Sporto 2002–2004
  Uhlsport 2004–2006
  Puma 2006–vazhdon

Stadiumi

Redakto

Që nga viti 1930, ekipi i ka luajtur ndeshjet si vendas në Estadio Centenario, e cila ndodhet në Montevideo, kryeqyteti i Uruguajit. Stadiumi u ndërtua si festë për njëqindvjetorin e kushtetutës së parë të shtetit. Në kohën e përurimit, stadiumi kishte kapacitet 90,000 ulëse.[35] Stadiumi priti disa ndeshje të Kupës së Botës 1930, përfshirë edhe finalen, e cila u pa nga 93,000 spektatorë.[36]

Estadio Centenario është një nga stadiumet më të mëdhenjë të botës me përmasa 100m gjërësi dhe 100m lartësi.[36]

Rivalitetet

Redakto

Argjentina

Redakto


Uruguaji ka një rivalitet jetëgjatë me Argjentinën, e cila u bë ekzistente pasi Uruguaji i mposhti ata 4–2 në finalen e parë të Kupës së Botës, e luajtur në Montevideo në vitin 1930. Si përgjigje për këtë, një keqbërës sulmoi me gurë konsulatën uruguajiane në kryeqytetin argjentinas të Buenos Aires. Rivaliteti njihet ndryshe si Clásico del Río de la Plata ose Clásico del Atlántico.[37][38]

Ky është derbi më i luajtur në historinë e futbollit, me të dy ekipet që janë përballuar gjithsej në 193 ndeshje zyrtare, ku Uruguaji ka fituar 59, Argjentina 89 kurse 45 janë barazime.[39]

Brazili

Redakto

Uruguaji ka gjithashtu një rivalitet të vjetër me Brazilin. Ndeshja më e njohur midis dy ekipeve është finalja e Kupës së Botës 1950, ku Uruguaji mposhti vendin organizator me rezultatin 2–1 para më shumë se 200,000 spektatorëve në Stadiumin Maracanã, duke fituar trofeun e tyre të dytë të Kupës së Botës.[13] Uruguaji ka luajtur gjithsej me Brazilin 76 ndeshje, duke fituar 21, barazuar 17 e humbur 38.[40]

Trajnerët

Redakto

Nga viti 1901 e deri në 1914, Uruguaji nuk kishte trajner dhe përzgjedhja e lojtarëve bëhej nga federata. Dy trajnerët e parë të Uruguajit ishin Jorge Pacheco dhe Alfredo Foglino, me këtë të fundit që ishte edhe lojtar. Që nga ajo kohë, 30 trajnerë të ndryshëm e kanë drejtuar Uruguajin. Trajneri aktual i kombëtares është Óscar Tabárez, i cili aktualisht është në periudhën e tij të dytë, duke e marrë detyrën në vitin 2006.[41] Ai është trajneri me më shumë ndeshje në nivel kombëtaresh, me 202.[42] Ai gjithashtu e ka drejtuar Uruguajin në katër edicione të Kupës së Botës (1990, 2010, 2014 dhe 2018), duke u bërë trajneri me më shumë pjesmarrje në Kupën e Botës.[43]

Lista e trajnerëve

Redakto
 
Óscar Tabárez, trajneri aktual i Uruguajit.

Stafi aktual

Redakto
Pozicioni Emri
Trajneri   Óscar Tabárez
Ndihmës-trajneri   Mario Rebollo
Ndihmës-trajneri

Trajneri i portierëve

  Celso Otero
Trajneri i fitnesit   José Oscar Herrera

Lojtarët

Redakto

Skuadra aktuale

Redakto

23 lojtarët e mëposhëm janë pjesë e skuadrës për Copa América 2019.[44]
Ndeshjet dhe golat janë përditsuar më 24 qershor 2019 pas ndeshjes kundër Kilit.

Nr. Pozita Lojtari Mosha Ndeshje Gola Klubi
1 GK Fernando Muslera (1986-06-16) 16 qershor 1986 (38 vjeç) 111 0   Galatasaray
12 GK Martín Campaña (1989-05-29) 29 maj 1989 (35 vjeç) 3 0   Independiente
23 GK Martín Silva (1983-03-25) 25 mars 1983 (41 vjeç) 11 0   Libertad

2 DF José Giménez (1995-01-20) 20 janar 1995 (29 vjeç) 53 8   Atlético Madrid
3 DF Diego Godín (kapiten) (1986-02-16) 16 shkurt 1986 (38 vjeç) 130 8   Atlético Madrid
4 DF Giovanni González (1994-09-20) 20 shtator 1994 (30 vjeç) 4 0   Peñarol
13 DF Marcelo Saracchi (1998-04-23) 23 prill 1998 (26 vjeç) 4 0   RB Leipzig
17 DF Diego Laxalt (1993-02-07) 7 shkurt 1993 (31 vjeç) 19 0   Milan
19 DF Sebastián Coates (1990-07-10) 10 korrik 1990 (34 vjeç) 35 1   Sporting CP
22 DF Martín Cáceres (1987-04-07) 7 prill 1987 (37 vjeç) 92 4   Juventus

5 MF Matías Vecino (1991-08-24) 24 gusht 1991 (33 vjeç) 35 3   Internazionale
6 MF Rodrigo Bentancur (1997-06-25) 25 qershor 1997 (27 vjeç) 22 0   Juventus
7 MF Nicolás Lodeiro (1989-03-21) 21 mars 1989 (35 vjeç) 60 5   Seattle Sounders
8 MF Nahitan Nández (1995-12-28) 28 dhjetor 1995 (28 vjeç) 26 0   Boca Juniors
10 MF Giorgian De Arrascaeta (1994-06-01) 1 qershor 1994 (30 vjeç) 22 2   Flamengo
14 MF Lucas Torreira (1996-02-11) 11 shkurt 1996 (28 vjeç) 18 0   Arsenal
15 MF Federico Valverde (1998-07-22) 22 korrik 1998 (26 vjeç) 13 2   Real Madrid
16 MF Gastón Pereiro (1995-06-11) 11 qershor 1995 (29 vjeç) 9 4   PSV

9 FW Luis Suárez (1987-01-24) 24 janar 1987 (37 vjeç) 110 58   Barcelona
11 FW Cristhian Stuani (1986-10-12) 12 tetor 1986 (38 vjeç) 48 8   Girona
18 FW Maxi Gómez (1996-08-14) 14 gusht 1996 (28 vjeç) 12 2   Celta
20 FW Jonathan Rodríguez (1993-07-06) 6 korrik 1993 (31 vjeç) 16 2   Cruz Azul
21 FW Edinson Cavani (1987-02-14) 14 shkurt 1987 (37 vjeç) 113 48   Paris Saint-Germain

Rekordi në kompeticione

Redakto

FIFA Kupa e Botës

Redakto

  Kampionë     Finalist     Vendi i tretë    Vendi i katërt  

Rekordi në FIFA Kupën e Botës Rekordi në Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës
Viti Raundi Pozicioni Ndsh Fitore Barazime Humbje Gsh Gp KPB Ndsh Fitore Barazime Humbje Gsh Gp Poz
  1930 Kampionë 1ri 4 4 0 0 15 3 U kualifikua si vendi organizator
  1934 Refuzoi të merrte pjesë U kualifikua si kampioni në fuqi
  1938 Refuzoi të merrte pjesë
  1950 Kampionë 1ri 4 3 1 0 15 5 U kualifikua automatikisht
  1954 Vendi i katërt 4ti 5 3 0 2 16 9 U kualifikua si kampioni në fuqi
  1958 Nuk u kualifikua   1958 4 2 1 1 4 6 2/3
  1962 Faza e grupeve 13ti 3 1 0 2 4 6   1962 2 1 1 0 3 2 1/2
  1966 Çerek-finale 7ti 4 1 2 1 2 5   1966 4 4 0 0 11 2 1/2
  1970 Vendi i katërt 4ti 6 2 1 3 4 5   1970 4 3 1 0 5 0 1/3
  1974 Faza e grupeve 13ti 3 0 1 2 1 6   1974 4 2 1 1 6 2 1/3
  1978 Nuk u kualifikua   1978 4 1 2 1 5 4 2/3
  1982   1982 4 1 2 1 5 5 2/3
  1986 Raundi i 16-tave 16ti 4 0 2 2 2 8   1986 4 3 0 1 6 4 1/3
  1990 16ti 4 1 1 2 2 5   1990 4 3 0 1 7 2 1/3
  1994 Nuk u kualifikua   1994 8 4 2 2 10 7 3/5
  1998   1998 16 6 3 7 18 21 7/9
    2002 Faza e grupeve 26ti 3 0 2 1 4 5     2002 20 8 6 6 22 14 5/10
  2006 Nuk u kualifikua   2006 20 7 7 6 24 29 5/10
  2010 Vendi i katërt 4ti 7 3 2 2 11 8   2010 20 7 7 6 30 21 5/10
  2014 Raundi i 16-tave 12ti 4 2 0 2 4 6   2014 18 8 5 5 30 25 5/9
  2018 Çerek-finale 5ti 5 4 0 1 7 3   2018 18 9 4 5 32 20 2/10
  2022 Për t'u vendosur   2022
      2026       2026
Gjithsej 2 tituj 13/23 56 24 12 20 87 74 Gjithsej 154 69 42 43 218 164 5/10
*Tregon barazime ku përfshihen edhe ndeshjet me eliminim direkt që janë vendosur nga gjuajtjet e penalltive. Ngjyra e errët tregon fitore, ngjyra normale tregon humbjen.
**Ngjyra e kuqe te viza tregon që turnamenti është zhvilluar në shtëpinë e tyre.
***Uruguaji, Kili, Bolivia dhe Paraguaji u kualifikua automatikisht pas tërheqjes së Argjentinës, Ekuadorit dhe Perusë.

FIFA Kupa e Konfederatave

Redakto

  Kampionë     Finalist     Vendi i tretë    Vendi i katërt  

Rekordi në FIFA Kupën e Konfederatave
Viti Raundi Pozicioni Ndsh Fitore Barazime* Humbje Gsh Gp Skuadra
  1992 Nuk u kualifikua
  1995
  1997 Vendi i katërt 4ti 5 3 0 2 8 6 Skuadra
  1999 Nuk u kualifikua
    2001
  2003
  2005
  2009
  2013 Vendi i katërt 4ti 5 2 1 2 14 7 Skuadra
  2017 Nuk u kualifikua
Gjithsej Vendi i katërt 2/11 10 5 1 4 22 13 -

Copa América

Redakto

  Kampionë     Finalist     Vendi i tretë    Vendi i katërt  

Rekordi në Kampionati Amerikano Jugor
Viti Raundi Pozicioni Nd F B* H Gsh Gp
  1916 Kampionë 1ri 3 2 1 0 06 01
  1917 Kampionë 1ri 3 3 0 0 09 00
  1919 Finalist 2ti 3 2 1 0 07 04
  1920 Kampionë 1ri 3 2 1 0 09 02
  1921 Vendi i tretë 3ti 3 1 0 2 03 04
  1922 Vendi i tretë 3ti 4 2 1 1 03 01
  1923 Kampionë 1ri 3 3 0 0 06 01
  1924 Kampionë 1ri 3 2 1 0 08 01
  1925 U tërhoq
  1926 Kampionë 1ri 4 4 0 0 17 02
  1927 Finalist 2ti 3 2 0 1 15 03
  1929 Vendi i tretë 3ti 3 1 0 2 04 06
  1935 Kampionë 1ri 3 3 0 0 06 01
  1937 Vendi i tretë 3ti 5 2 0 3 11 14
  1939 Finalist 2ti 4 3 0 1 13 05
  1941 Finalist 2ti 4 3 0 1 10 01
  1942 Kampionë 1ri 6 6 0 0 21 02
  1945 Vendi i katërt 4ti 6 3 0 3 14 06
  1946 Vendi i katërt 4ti 5 2 0 3 11 09
  1947 Vendi i tretë 3ti 7 5 0 2 21 08
  1949 Vendi i gjashtë 6ti 7 2 1 4 14 20
  1953 Vendi i tretë 3ti 6 3 1 2 15 06
  1955 Vendi i katërt 4ti 5 2 1 2 12 12
  1956 Kampionë 1ri 5 4 1 0 09 03
  1957 Vendi i tretë 3ti 6 4 0 2 15 12
  1959 Vendi i gjashtë 6ti 6 2 0 4 15 14
  1959 Kampionë 1ri 4 3 1 0 13 01
  1963 U tërhoq
  1967 Kampionë 1ri 5 4 1 0 13 02
Gjithsej 11 tituj 27/29 119 75 11 33 300 141
Rekordi në Copa América
Viti Raundi Pozicioni Nd F B* H Gsh Gp
  1975 Vendi i katërt 4ti 2 1 0 1 1 3
  1979 Faza e grupeve 6ti 4 1 2 1 5 5
  1983 Kampionë 1ri 8 5 2 1 12 6
  1987 Kampionë 1ri 2 2 0 0 2 0
  1989 Finalist 2ti 7 4 0 3 11 3
  1991 Faza e grupeve 5ti 4 1 3 0 4 3
  1993 Çerek-finale 6ti 4 1 2 1 5 5
  1995 Kampionë 1ri 6 4 2 0 11 4
  1997 Faza e grupeve 9ti 3 1 0 2 2 2
  1999 Finalist 2ti 6 1 2 3 4 9
  2001 Vendi i katërt 4ti 6 2 2 2 7 7
  2004 Vendi i tretë 3ti 6 3 2 1 12 10
  2007 Vendi i katërt 4ti 6 2 2 2 8 9
  2011 Kampionë 1ri 6 3 3 0 9 3
  2015 Çerek-finale 7ti 4 1 1 2 2 3
  2016 Faza e grupeve 11ti 3 1 0 2 4 4
  2019 Kualifikuar
   2020
  2024
Gjithsej 4 tituj 17/17 77 33 23 21 99 76

Rekordet dhe statistikat

Redakto
Redaktuar më 24 qershor 2019[45]

Më shumë ndeshje

Redakto
 
Diego Godín është lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares.
Nr. Lojtari Periudha Ndeshje Gola
1 Diego Godín 2005– 130 8
2 Maxi Pereira 2005–2018 125 3
3 Edinson Cavani 2008– 113 48
4 Diego Forlán 2002–2014 112 36
5 Fernando Muslera 2009– 111 0
6 Cristian Rodríguez 2003–2018 110 11
Luis Suárez 2007– 110 58
8 Diego Lugano 2003–2014 95 9
9 Martín Cáceres 2007– 92 4
10 Egidio Arévalo Ríos 2006–2017 90 0

Më shumë gola

Redakto
 
Luis Suárez është lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares.
Nr. Lojtari Periudha Gola Ndeshje
1 Luis Suárez 2007– 58 110
2 Edinson Cavani 2008– 48 113
3 Diego Forlán 2002–2014 36 112
4 Héctor Scarone 1917–1930 31 51
5 Ángel Romano 1913–1927 28 69
6 Óscar Míguez 1950–1958 27 39
7 Sebastián Abreu 1996–2012 26 70
8 Pedro Petrone 1923–1930 24 28
9 Fernando Morena 1971–1983 22 53
Carlos Aguilera 1982–1997 22 64

Kapitenët fitues të Kupës së Botës

Redakto
Vit Lojtari Periudha Ndeshje Gola
1930 José Nasazzi 1923–1937 41 0
1950 Obdulio Varela 1939–1954 45 9

Më shumë pjesmarrje në Kupën e Botës

Redakto
 
Pedro Rocha është lojtari me më shumë pjesmarrje në Kupën e Botës për Uruguajin.
Emri Pjesmarrje Kupa Bote
Pedro Rocha 4 1962–1974
William Martínez 3 1950–1954, 1962
Julio César Cortés 3 1962–1970
Víctor Espárrago 3 1966–1974
Luis Cubilla 3 1962,1970–1974
Ladislao Mazurkiewicz 3 1966–1974
Diego Forlán 3 2002, 2010–2014
Martín Cáceres 3 2010–2018
Edinson Cavani 3 2010–2018
Diego Godín 3 2010–2018
Fernando Muslera 3 2010–2018
Maxi Pereira 3 2010–2018
Martín Silva 3 2010–2018
Luis Suárez 3 2010–2018

Më shumë gola në Kupën e Botës

Redakto
 
Diego Forlán shënoi gjashtë gola në tre edicione, përfshirë pesë në vitin 2010.
Lojtari Gola Kupa Bote
Oscar Míguez 8 (5–3) 1950–1954
Luis Suárez 7 (3–2–2) 2010–2018
Diego Forlán 6 (1–5–0) 2002, 2010–2014
Edinson Cavani 5 (1–1–3) 2010–2018
Pedro Cea 5 1930
Juan Schiaffino 5 (3–2) 1950–1954
Carlos Borges 4 1954
Alcides Ghiggia 4 1950
Peregrino Anselmo 3 1930
Juan Hohberg 3 1954

Më shumë ndeshje në Kupën e Botës

Redakto
 
Fernando Muslera është lojtari që ka luajtur më shumë herë në Kupën e Botës për Uruguajin.
Lojtari Ndeshje Kupa Bote
Fernando Muslera 16 (7–4–5) 2010–2018
Edinson Cavani 14 (6–4–4) 2010–2018
Diego Godín 14 (5–4–5) 2010–2018
Ladislao Mazurkiewicz 13 (4–6–3) 1966–1974
Luis Suárez 13 (6–2–5) 2010–2018
Egidio Arévalo Ríos 11 (7–4) 2010–2014
Julio César Cortés 11 (1–4–6) 1962–1970
Martín Cáceres 11 (2–4–5) 2010–2018
Diego Forlán 10 (1–7–2) 2002, 2010–2014
Maxi Pereira 10 (7–3–0) 2010–2018
Pedro Rocha 10 (2–4–1–3) 1962–1974
Luis Ubina 10 (4–6) 1966–1970

Shënime

Redakto
  1. ^ Edhe pse është ndeshja e parë e regjistuar nga të dyja ekipet e Argjentinës dhe Uruguajit, e luajtur më 16 maj 1901, kjo ndeshje nuk konsiderohet zyrtare pasi nuk është organizuar nga Federata Uruguajiane e Futbollit por nga Albion FC në fushën e sajë, "Paso del Molino". Ekipi uruguajian kishte nëntë lojtar nga ai klub dhe pjesën tjetër nga Nacional.[1] Argjentina fitoi ndeshjen 3–2.[2]
  2. ^ Edicion shtesë

Referime

Redakto
  1. ^ "Historia del Fútbol Uruguayo" at Deportes en Uruguay
  2. ^ "Historias, curiosidades y estadísticas de la Selección, tras sus "primeros" 900 partidos", El Gráfico, 4 korrik 2012
  3. ^ Pelayes, Héctor Darío (24 shtator 2010). "ARGENTINA-URUGUAY Matches 1902–2009" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 7 nëntor 2010.
  4. ^ "El mundialito que sonrojó a la dictadura uruguaya".
  5. ^ Luke Bradshaw (13 korrik 2018). "The Smallest Countries to Reach a World Cup Final" [Shtetet më të vogla që kanë arritur një finale të Kupës së Botës] (në anglisht). Culture Trip. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 25 qershor 2019.
  6. ^ "Southamerican Championship 1916" [Kampionati Amerikano Jugor 1916] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 25 qershor 2019.
  7. ^ "Southamerican Championship 1917" [Kampionati Amerikano Jugor 1917] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 25 qershor 2019.
  8. ^ "Southamerican Championship 1919" [Kampionati Amerikano Jugor 1919] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 25 qershor 2019.
  9. ^ "Football's debt to Uruguay" [Borxhi i futbollit ndaj Uruguajit] (në anglisht). BBC Sport. 8 prill 2002. Marrë më 27 prill 2011.
  10. ^ "History of FIFA - The first FIFA World Cup™" [Historia e FIFA-s - FIFA Kupa e Botës e parë] (në anglisht). FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2019. Marrë më 25 qershor 2019.
  11. ^ "Viti 1930: Botëror braktisjesh, Uruguaji kampion". Panorama Sport. 21 maj 2014. Marrë më 22 prill 2020.
  12. ^ a b "Russian spy attack: A brief history of World Cup boycotts" [Sulmi spiun rus: Një histori e shkurtër e bojkotit të Kupës së Botës] (në anglisht). BBC Sport. 13 mars 2018. Marrë më 26 qershor 2019.
  13. ^ a b "Botërori 1950: Uruguai bën të qajë 203 mijë tifozë në stadium". Panorama Sport. 24 maj 2014. Marrë më 26 qershor 2019.
  14. ^ "Football, football, football" [Futboll, futboll, futboll] (në anglisht). UruguayNow. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2010. Marrë më 13 maj 2010.
  15. ^ John Ley (20 nëntor 2009). "Uruguay team at World Cup 2010" [Ekipi i Uruguajit në Kupën e Botës 2010] (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 26 qershor 2019.
  16. ^ Nabil Hassan (22 qershor 2010). "Mexico 0-1 Uruguay" [Meksika 0-1 Uruguaji] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 qershor 2019.
  17. ^ Daniel Taylor (26 qershor 2010). "World Cup 2010: Uruguay see off South Korea with Luis Suárez double" [Kupa e Botës 2010: Uruguaji mposht Korenë e Jugut me një dopietë të Luis Suárez] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 26 qershor 2019.
  18. ^ Ian Chadband (2 korrik 2010). "Uruguay 1 Ghana 1; Uruguay win 4-2 on pens: match report" [Uruguaji 1 Gana 1; Uruguaji fiton 4-2 me penallti: raporti i ndeshjes] (në anglisht). Johannesburg: The Telegraph. Marrë më 26 qershor 2019.
  19. ^ Rachel Griffiths (7 korrik 2010). "Determined Dutch charge on" [Holandezët e vendosur vazhdojnë] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 26 qershor 2019.
  20. ^ Jamie Casey (10 korrik 2010). "Germany secure third place" [Gjermania siguron vendin e tretë] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 26 qershor 2019.
  21. ^ "Uruguaji, mbreti i ri i Amerikës". Top-Channel.tv. 25 korrik 2011. Marrë më 26 qershor 2019.
  22. ^ "Hidhet shorti i botërorit 'Brazil 2014', ja 8 grupet". Gazeta Panorama. 6 dhjetor 2013. Marrë më 26 qershor 2019.
  23. ^ Arbi Fortuzi (14 qershor 2014). ""Brazil 2014′ – Suprizon Kosta Rika, mposht 3-1 Uruguajin". Agjencia Telegrafike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2019. Marrë më 26 qershor 2019.
  24. ^ "Brazil 2014: Uruguaji mposht Italinë, Angli-Kosta Rikë pa gola". Zëri i Shqiptarit. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2019. Marrë më 23 qershor 2019.
  25. ^ "Eliminohet edhe Italia, e "kafshon" Uruguai". Panorama Sport. 25 qershor 2014. Marrë më 23 qershor 2019.
  26. ^ a b "Suarez dënohet me 4 muaj, shpërthen në lot". Panorama Sport. 27 qershor 2014. Marrë më 23 qershor 2019.
  27. ^ "Rodriguez çon Uruguajin në shtëpi". TopSporti.com. 29 qershor 2014. Marrë më 26 qershor 2019.
  28. ^ "Uruguaji eliminohet nga Kupa e Amerikës". Insajderi.com. Marrë më 26 qershor 2019.
  29. ^ Adriatik Balla (1 korrik 2018). "Uruguaji mposht Portugalinë dhe kalon në çerekfinale, Ronaldo lë Botërorin mes lotësh". Sot.com.al. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2019. Marrë më 26 qershor 2019.
  30. ^ "VIDEO/ Franca gjysmëfinalistja e parë e Botërorit, "Gjelat" eliminojnë Uruguajin". Newsport.al. 6 korrik 2018. Marrë më 27 qershor 2019.
  31. ^ "Franca, kampione e botës! Kroacia e mbyll me nder – FOTO/VIDEO". Top-Channel.tv. 15 korrik 2019. Marrë më 27 qershor 2019.
  32. ^ ""La historia de la Celeste"" ["Hisoria e Celestes"] (në spanjisht). Uebfaqja zyrtare e Montevideo Wanderers. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2014. Marrë më 26 qershor 2019.
  33. ^ "FIFA World Cup 1962" [FIFA Kupa e Botës 1962] (në anglisht). Historical Kits. Marrë më 26 qershor 2019.
  34. ^ "Why do Uruguay have four stars on their jersey but only two World Cup wins?" [Pse Uruguaji ka katër yje në fanellën e tyre por vetëm dy Kupa Bote të fituara?] (në anglisht). Goal.com. 6 korrik 2018. Marrë më 26 qershor 2019.
  35. ^ David Goldblatt (2008). The Ball Is Round: A Global History of Soccer [Topi është i rrumbullakët: Një histori globale e futbollit] (në anglisht). Penguin. fq. 249. ISBN 1-59448-296-9.
  36. ^ a b "Estadio Centenario" (në anglisht). Sportskeeda.com. Marrë më 26 qershor 2019.
  37. ^ "Argentina se impone 1-0 a Uruguay en el Clásico del Río de la Plata en la Copa América" [Argjentina imponon Uruguajin 1–0 në Clásico del Río de la Plata në Copa América]. BBC Mundo (në spanjisht). BBC. 17 qershor 2016. Marrë më 27 qershor 2019.
  38. ^ Cristian Saralegui (16 qershor 2015). "Argentina ganó el clásico del Atlántico 1-0 a Uruguay" [Argjentina fiton Clásico del Atlántico 1-0 kundër Uruguajit] (në spanjisht). Laprensaaustral.cl. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2019. Marrë më 27 qershor 2019.
  39. ^ "Uruguay national football team: record v Argentina" [Kombëtarja uruguajiane e futbollit: rekordi kundër Argjentinës] (në anglisht). 11v11.com. Marrë më 27 qershor 2019.
  40. ^ "Uruguay national football team: record v Brazil" [Kombëtarja uruguajiane e futbollit: rekordi kundër Brazilit] (në anglisht). 11v11.com. Marrë më 27 qershor 2019.
  41. ^ "Uruguay turn to ex-coach Tabarez" [Uruguaji rikthehet te ish trajner Tabarez] (në anglisht). CNN.com. 7 mars 2006. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2020. Marrë më 26 qershor 2019.
  42. ^ "Oscar Tabárez Uruguay's national team manager achieves world record" [Trajneri i kombëtares uruguajiane të futbollit Oscar Tabárez arrin rekordin botëror] (në anglisht). Uruguay natural. 22 nëntor 2016. Marrë më 26 qershor 2019.
  43. ^ Kristen Stephenson (17 qershor 2018). "Uruguay coach Óscar Tabárez sets first record of 2018 FIFA World Cup" [Trajneri i Uruguajit Óscar Tabárez vendos rekordin e parë të FIFA Kupës së Botës 2018] (në anglisht). Guiness World Records. Marrë më 26 qershor 2019.
  44. ^ "Plantel para la Copa América 2019" (në spanjisht). AUF. 30 maj 2019. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2020. Marrë më 30 maj 2019.
  45. ^ "Uruguay - Record International Players" [Uruguaji - Rekordi ndërkombëtar i lojtarëve] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 26 qershor 2019.

Lidhje të jashtme

Redakto