Óscar Míguez
Óscar Omar Miguez Antón (5 dhjetor 1927 – 19 gusht 2006 në Artigas, Uruguaji) ishte një futbollist uruguajian.[1] Ai ishte pjesë e kombëtares uruguajiane në Kupat e Botës 1950 dhe 1954, ku ai luajti si sulmues, dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Uruguajit në Kupën e Botës me tetë Gola.
Ai luajti futboll në nivel klubesh me C.A. Peñarol Montevideo, dhe e përfundoi karrierën e tij me Sporting Cristal.[1]
Míguez shënoi pesë herë për vendin e tij në triumfin e Kupës së Botës në vitin 1950, ku ata morën medaljet e arta. Ai luajti në të katërta ndeshjet e Uruguajit, duke shënuar një tregolësh në fitoren 8–0 kundër Bolivisë në ndeshjen play-off për grupin final. Në grupin final, ai shënoi dy herë kundër Suedisë në 15 minutat e fundit në ndeshjen e dytë të grupit final. Këto Gola rezultuan të ishin deçiziv për Uruguajin, pasi ata arrin në finale ku mposhtën me rezultatin 2–1 me përmbysje mikpritësit e turnamentit Brazilit.[2] Ky rezultat u kthye në zi kombëtare për Brazilin si një nga zhgënjimet më të mëdha të tyre.[3][4][5]
Míguez gjithashtu luajti në Kupën e Botës 1954, ku shënoi tre herë në fazën e grupeve; një herë në fitoren 2–0 kundër Çekosllovakisë dhe dy herë në fitoren 7–0 kundër Skocisë. Ai gjithashtu luajti edhe në çerek–finale, në fitoren 4–2 kundër Anglisë, por u dëmtua në humbjen 4–2 kundër Hungarisë duke bërë që të humbasi edhe ndeshjen për vendin e tretë ku Uruguaji humbi me rezultatin 3–1 kundër Austrisë. Nga viti 1950 e deri në vitin 1958, ai luajti 39 ndeshje dhe shënoi 27 gola duke u bërë golashënuesi i pestë më i mirë i vendit të tij, duke i nevojitur vetëm katër gola për të qënë më i miri.
Ai vdiq në vitin 2006 në moshën 78 vjeçare. Eshtrat e tij janë varrosur në Cementerio del Buceo, Montevideo.[6]
Referime
Redakto- ^ a b Pérez Torres, Laura (26 gusht 2006). "OBITUARIO / 'COTORRA' MIGUEZ: Futbolista del 'Maracanazo'". El Mundo. Marrë më 31 mars 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Uruguay's 1950 World Cup triumph a testament to the spirit of garra". CNN. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2014. Marrë më 4 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Após classificação do Uruguai, 'fantasma de 50' já está no Brasil - Jornal O Globo". Marrë më 4 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "O fantasma de 50 já está no Brasil - Desporto - DN". Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 4 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Capitão, Lugano critica "Fantasma de 50" e cita ligações do Brasil - Terra Brasil". Terra Brasil. Marrë më 4 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Obituary of Óscar Míguez". Marrë më 4 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)