Esteban Cambiasso
Esteban Matías Cambiasso Deleau (lindur më 18 gusht 1980) është një futbollist argjentinas që aktualisht luan me skuadrën angleze Leicester City në Premier League . Cambiasso luan si mesfushor mbrojtës dhe ka pseudonimin Cuchu.
Cambiasso me Interin (2011) | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Esteban Matías Cambiasso Deleau | ||
Datëlindja | 18 gusht 1980 | ||
Vendlindja | Buenos Aires, Argjentinë | ||
Gjatësia | 1.77 m (5 ft 10 in)[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor mbrojtës | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1995–1996 | Argentinos Juniors | ||
1996–1997 | Real Madrid | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1996–1998 | Real Madrid B | 42 | (4) |
1998–2001 | Independiente | 98 | (14) |
2001–2002 | River Plate | 37 | (12) |
2002–2004 | Real Madrid | 41 | (0) |
2004–2014 | Internazionale | 315 | (41) |
2014–2015 | Leicester City | 31 | (5) |
2015–2017 | Olympiacos | 28 | (2) |
Gjithsej | 592 | (78) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1995 | Argjentina U17 | 6 | (1) |
1997–1999 | Argjentina U20 | 11 | (3) |
2000–2011 | Argjentina | 52 | (5) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Gjatë karrierë së tij profesioniste, Cambiasso ka fituar 23 tituj zyrtarë (deri në fund të vitit 2011), duke u bërë lojtari argjentinas me më shumë trofe, 2 më shumë se Alfredo Di Stéfano.[2] Me Interin, Cambiasso u bashkua në vitin 2004, e deri në atë vit ka fituar 15 trofe, gjithashtu me kombëtaren argjentinase ka arritur një herë në finalen e Kupës së Konfederatave në vitin 2005 dhe në finalen e Kupës së Amerikës në vitin 2007.
Një lojtar i rregullt i kombëtares nga viti 2000 e deri në vitin 2011, Cambiasso ka luajtur 52 herë me kombëtaren, dhe ka përfaqsuar vendin e tij në Kupën e Botës 2006 dhe në Copa América të edicioneve 2007 dhe 2011.
Karriera me klube
RedaktoKarriera e herëshme
RedaktoCambiasso filloi karrerën e tij profesioniste në vitin 1995 tek skuadra e Argentinos Juniors, dhe u transferua tek Real Madridi në vitin 1996. Në vitin 1998, Cambiasso u rikthye në Argjentinë, ku luajti 3 vite tek skuadra e Independientes dhe 1 vit tek skuadra e River Plates. Me Independienten, Cambiasso luajti 98 Ndeshje dhe arriti që të shënonte 14 Gola, kurse tek River Plate, luajti 37 Ndeshje dhe shënoi 12 Gola.
Real Madrid
RedaktoInternazionale
RedaktoNë korrik 2004, Cambiasso firmosi me klubin italian të Serie A, Inter, pasi kontrata e tij me Real Madridin mbaroi. Cambiasso ndihmoi skuadrën e tij të fitonte Kupën e Italisë në sezonin e tij të parë, duke luajtur si mesfushor mbrojtës, dhe duke qënë partner në mesfushë me bashkëkombasin e tij Juan Sebastián Verón. Në Itali, ai njihej si një nga mesfushorët më të mirë, sëbashku me Kakán që luan me klubin rival të Milanos, Milan.
Gjatë ndeshjes së kthimit të Kupës Italiane, Cambiasso, në ndeshjen e parë, shënoi një gol fantastik, për t'i dhënë Interit fitoi me rezultatin 3–1 kundër Romës. Më 9 shtator 2006, Cambiasso shënoi dy gola në ndeshjen hapëse të sezonit 2006–07 kundër Fiorentinës, ku ekipi fitoi me rezultatin 3–2. Më 7 nëntor 2007, Cambiasso sëbashku me Zlatan Ibrahimović shënuan nga dy gola për t'i dhënë Interit fitoren me rezultatin 4–2 kundër rusëve të CSKA Moskës në Ligën e Kampioneve. Më 23 mars 2009, Cambiasso lajmëroi se ai dhe klubi firmosën një kontratë të re që do të skadonte deri në qershor 2014.
Cambiasso ka qënë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit në sezonin 2009–10 ku klubi fitoi tre trofetë e sezonit duke kompletur Tripletën. Ai ishte një nga protagonistët kryesorë në Ligën e Kampioneve, trofe të cilën ekipi e fitoi pas 45 vitesh. Cambiasso shënoi një gol në fitoren 2–1 të Zikaltërve në San Siro në ndeshjen e parë të çerek-finales ndaj Çelsit.
Cambiasso mori kartonin e tij të parë të kuq me Interin më 30 mars 2013, ku goditi në mënyrë brutale lojtarin e Juventusit Sebastian Giovinco në minutën e fundit të ndeshjes.[3]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoCambiasso ka luajtur me nivelet e moshave te Kombëtarja Argjentinase, sëbashku me Juan Román Riquelme, Pablo Aimar, Wálter Samuel dhe të tjerët. Cambiasso ka qënë pjesë e Kombëtares U20 në Botërorin U20 që u zhvillua në Malajzi. Cambiasso ndimoi kombëtaren e tij të arrinte deri në finale ku vetë Cambiasso shënoi në finale, ku kombëtarja e tij fitoi me rezultatin 2-1 kundër Uruguajit. Në këtë Botëror, Cambiasso ishte lojtari më i ri në skuadër. Në Botërorin 1999, Cambiasso ishte Kapiten i skuadrës.
Cambiasso bëri debutimin e tij në skuadrën e parë të Argjentinë në vitin 2000. Më 15 maj 2006, Cambiasso ishte një nga 23 lojtarët e thirrur për të luajtur në Botërorin 2006, dhe me 16 qershor, pas një aksioni me 24 pasime, Cambiasso shënoi një gol kundër Serbisë dhe Malit të Zi, ku Argjentina fitoi me rezultatin 6–0. Në çerek-finale, në gjuajtjet e penalltive kundër Gjermanisë, Cambiasso humbi penalltinë e tij, e cila u prit nga portieri Jens Lehmann, Argjentina humbi me rezultatin 4–2.
Qëkur Diego Maradona u bë trajner i Argjentinës, Cambiasso luajti vetëm një ndeshje miqësore kundër Spanjës. Cambiasso gjithashtu nuk u grrumbullua nga Maradona për të luajtur në Botërorin 2010, pavarësisht se ishte një nga lojtarë më të rëndësishëm të Interit dhe një nga mesfushorët qëndror më të mirë në botë.
Më 20 gusht 2010, trajneri i ri Sergio Batista e riktheu sërisht Cambiasson që të luante një ndeshje miqësore kundër Spanjës. Argjentina e mundi Spanjën në Monumental Stadium të Buenos Aires me rezultatin 4–1, duke i shkaktuar Spanjës humbjen e parë që kur u bënë kampion bote.[4] Cambiasso gjithashtu ishte pjesë e lojtarëve të thirrur nga trajneri Sergio Batista për të luajtur në Copa America 2011.
Golat me Kombëtaren
Redakto# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 21 qershor 2005 | Frankenstadion, Nuremberg, Gjermania | Gjermania | 2 – 2 | 2–2 | Kupa e Konfederatave 2005 |
2. | 16 qershor 2006 | WM Stadion Gelsenkirchen, Gelsenkirchen, Gjermania | Serbia dhe Mali i Zi | 2 – 0 | 6–0 | Botërori 2006 |
3. | 5 qershor 2007 | Camp Nou, Barcelona, Spanja | Algjeria | 3 – 2 | 4–3 | Ndeshje Miqësore |
4. | 10 shtator 2008 | Estadio Monumental "U", Lima, Peruja | Peruja | 1 – 0 | 1–1 | Botërori 2010 - Kualifikueset |
5. | 26 mars 2011 | East Rutherford, SHBA | SHBA | 1 – 0 | 1–1 | Ndeshje Miqësore |
Redaktuar më 26 mars 2011
Stili i lojës
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Player profile: Esteban Cambiasso" [Profili i lojtarit: Esteban Cambiasso] (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2015. Marrë më 21 maj 2020.
- ^ "Cambiasso, un ganador" [Cambiasso, një fitimtar]. Cancha Llena (në spanjisht). 18 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2010. Marrë më 18 dhjetor 2010.
- ^ "Cambiasso sent off for horror tackle on Giovinco" [Cambiasso përjashtohet për ndërhyrjen horror ndaj Giovincos] (në anglisht). Inside World Soccer. Marrë më 31 mars 2013.
- ^ "Argentina too strong for Spain" [Argjentina shumë e fortë për Spanjën] (në anglisht). Sky Sports. 8 shtator 2010. Marrë më 21 maj 2020.