Armando Castellazzi

futbollistë italian

Armando Castellazzi (Italisht: [arˈmando kastelˈlattsi]; 7 tetor 1904 – 4 janar 1964) ishte një ish futbollist profesionist italian dhe trajner i cili luante si mesfushor.

Armando Castellazzi
Të dhënat vetjake
Emri i plotëArmando Castellazzi
Datëlindja(1904-10-07)7 tetor 1904
VendlindjaMilano, Mbretëria e Italisë
Data e vdekjesGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
VendvdekjaMilano, Itali
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)
PozicioniMesfushor
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1924–1936Ambrosiana-Inter261(16)
Karriera ndërkombëtare
1929–1934Italia3(0)
Skuadra të menaxhuara
1936–1938Ambrosiana-Inter
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera me klube

Redakto

I lindur në Milano, Castellazzi e shpenzoi të gjithë karrierën futbollistike duke luajtur për klubin e qytetit Inter, në atë kohë me emrin Ambrosiana-Inter. Gjatë periudhën 1924–1936, Castellazzi luajti 261 ndeshje dhe shënoi 16 gola, duke ndihmuar ekipin të fitonte Scudetton në sezonin 1929–30.[1] Debutimi i tij erdhi më 24 shkurt 1924 në fitoren 2–1 në transfertë ndaj Padovës.

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Castellazzi luajti tre ndeshje me kombëtaren italiane nga viti 1929 e deri në vitin 1934; debutimi i tij erdhi më 1 dhjetor 1929 në fitoren 6–1 kundër Portugalisë në miqësoren e zhvilluar në Milano. Ndeshja e tij e dytë erdhi më 9 shkurt 1930 në një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë kundër ZvicrësRomë, me Italinë që fitoi 4–2. Ai gjithashtu zhvilloi një ndeshje – të tretën me kombëtaren – në fushatën e suksesshme të Italisë në Kupën e Botës 1934, duke u aktivizuar si titullar në ndeshjen çerek-finale kundër Spanjës më 31 maj në Firence; ndeshja u mbyll në barazim 1–1.[2]

Karriera si trajner

Redakto

Pasi u tërhoq nga futbolli në vitin 1932, Castellazzi vazhdoi të qëndronte te Interi, këtë herë në rolin e trajnerit. Në vitin 1938, ai u bë personi i parë që fiton kampionatin e Serie A si lojtar dhe trajner.

Statistikat e karrierës

Redakto

Kombëtarja

Redakto

Burimi: [3]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 1929 1 0
1930 1 0
1934 1 0
Total 3 0

Si lojtar

Redakto
Ambrosiana-Inter

Kombëtarja

Redakto
Italia

Si trajner

Redakto
Ambrosiana-Inter

Referime

Redakto
  1. ^ "Armando Castellazzi". inter.it (në anglisht). Inter Milan. Marrë më 28 prill 2020.
  2. ^ "1934 FIFA World Cup Italy: Italy 1-1 Spain" [FIFA Kupa e Botës Itali 1934: Itali 1-1 Spanjë] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2018. Marrë më 11 janar 2018.
  3. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Armando Castellazzi" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 30 prill 2020.

Lidhje të jashtme

Redakto