Sir Arthur Charles Clarke CBE FRAS (shqip: Zotëri Artur Çarls Klark, 16 dhjetor 1917 - 19 mars 2008) ishte një shkrimtar anglez fantashkence, shkrimtar shkence, futurist, shpikës, ekplorues nëndetar dhe moderator i serialeve televizive.

Arthur C. Clarke
Artur Klark më shkurt 1965, në setin e filmit 2001: A Space Odyssey
Artur Klark më shkurt 1965, në setin e filmit 2001: A Space Odyssey
U lind më16 dhjetor 1917
Minehead, Somerset, Angli
Vdiq më19 mars 2008 (90 vjeç)
Kolombo, Sri Lanka
Emri i letraveCharles Willis
E. G. O'Brien [1][2]
KombësiaBritanik
EdukimiKolegji i Mbretit Londër
Gjinitë letrareFantashkencë
Shkencë
Punët e shquara
Vite aktiv1946–2008 (shkrimtar profesionist fantashkence)
Faqja zyrtare
clarkefoundation.org

Ai bashkëshkroi skenarin për filmin e vitit 1968 2001: A Space Odyssey, një ndër filmat më me ndikim të të gjithë kohrave. Klark ishte shkrimtar fantashkence, një ndër njerëzit që popullarizuan udhëtimin hapsinor dhe një futurist me aftësi të veçanta. Ai shkroi shumë libra dhe ese për revizsta të njohura. Në 1961, ai mori çmimin Kalinga, një çmim nga UNESCO për popullarizimin e shkencës. Shkrimet e shkencës dhe fantashkencës i mundësuan Klarkut të fitojë nofkën "Profet i epokës hapsinore". Shkrimet e tij të fantashkencës në veçanti i mundësuan atij të fitojë një mori çmimesh Hugo dhe Nebula, të cilat bashkë me një lexueshmëri të madhe, e bënë atë një ndër figurat kryesore të këtij zhanri. Për shumë vite Klark, Robert Heinlein dhe Isak Asimov njiheshin si treshja e madhe e fantashkencës.

Klark ishte një ithtar i udhëtimit hapsinor gjatë gjithë jetës së tij. Në vitin 1934, kur ishte ende adoleshent, ai hyri në Shoqërinë Interplanetare të Britanisë. Në vitin 1945, ai propozoi një sistem komunikimi me satelit duke përdorur orbita gjeostacionare. Ai ishte kryetari i Shoqërisë Interplanetare Britanike nga viti 1946-1947 dhe sërish në vitin 1951-1953.

Klark emigroi nga Anglia për në Sejlon (Sri Lanka e sotshme) në vitin 1956, për të ndjekur interesin e tij të zhytjes në ujë. Atë vit ai zbuloi rrënojat e lashta të tempullit KonesuaramTrinkomale. Klarkut iu rrit popullariteti në vitet 1980, kur moderonte shfaqje televizive si Bota Misterioze e Artur C. Klarkut. Ai jetoi në Sri Lankë deri në vdekje.

Klarkut iu dha titulli i nderit Komandant i Rendit të Mbretërisë Britanike (KMB) në 1989 "për sherbimet që bëri për interesat kulturore Britanike në Sri Lanka". Ai u kalorësua në 1998 dhe iu dha çmimi më i lartë civil i nderit, Sri Lankabhimanya, në vitin 2005.

Referime

Redakto

[2] [1]

  1. ^ a b Liukkonen, Petri. "Arthur C. Clarke". Libra dhe Shkrimtar (kirjasto.sci.fi) (në anglisht). Finland: Kuusankoski Librari publike. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2008.
  2. ^ a b "Artur C. Klark – Përmbledhje bibliografike". (ISFDB). Retrieved 2 April 2013. Zgjidh një titull për të parë historinë e publikimit dhe informacion gjeneral. Zgjith një edicion (titull) për më shumë të dhëna, si kopertina.