Nursultan (ose Nur-Sultan, kazakisht Нұр-Сұлтан/Нур-Султан; historisht Astana) është kryeqyteti i Kazakistanit. Është qyteti më i madh në Kazakistan, popullsia është 1.078.362 banorë (2019) dhe ka një sipërfaqe prej 710 km². Gjendet në veri-lindje të Kazakistanit në prefekturën Akmola. Kryetar i Bashkisë së Nursultanit është Baqyt Sultanow.

Astanaja
Нұр-Сұлтан/Нур-Султан
Qytet
Pallati Presidencial
Pallati Presidencial
Popullsia
 • Gjithsej1,078,362
{{{postal_code_type}}}
010000–010015
TargatZ, 01
Faqja zyrtarewww.astana.kz

Prej vitit 1998 deri 2019 emri i qytetit isht Astana (shqip kryeqytet). Më 20 mars 2019 qyteti mori emrin Nursultan për nder të presidentit të vjetër të Kazakistanit Nursultan Nazarbayev.

Si kryeqyteti i ri i Kazakistanit

Redakto

Në vitin 1994, atëherë kur u krijua shteti i Kazakistanit kryeqyteti i u bë Almaty. Prej 1997 kryeqyteti i Kazakistanit u bë Nursultani.

Demografia

Redakto

Në vitin 2007, popullsia në Nursultan ishte 600.200 banorë. Në vitin 1999 Nursultani kishte 281.000 banorë (60% kazakë, 30% rusë, 10% ukrainas dhe gjerman). Në 2030 parashikohet të ketë mbi 1.000.000 banorë.

Gjeografia

Redakto

Nursultani ndodhet në qendër të Kazakistanit.

Arkitektura

Redakto

Arkitektura në Nursultan ka një kualitet dhe një cilësi të lartë. Astana është njeri ose më i bukur qytet në Azinë e mesme. Në Nursultan kanë punuar në ndërtimtari edhe shqiptarë nga Kosova.

Nursultan ka një klub futbolli FC Astana, cili luan në Premierligen kazake dhe ka fituar tre herë këtë ligë (2000, 2001, 2006). Ka një skuadër basketbolli, e quajtur Astana-Tigers, një skuadër ice-hockey e quajtur Barys Astana, e cila ka fituar ligën e ice-hockey të Kazakistanit në sezonin 2004/2005. Ka edhe një skuadër të famshme çiklistësh e quajtur Team Astana dhe ka marr pjesë dy herë në "Tour de France" (2006, 2007).

Transporti

Redakto

Nursultani ka Aeroportin Ndërkombëtar të Nursultanit, që u projektua nga arkitektin japonez Kisho Kurokawa. Po ashtu projektohet dhe një metro nëntokë, Astana Metro.

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto

Shiko edhe këtë

Redakto