Astrit Ismaili
Astrit Ismaili (lindur më 1991) është një artist konceptual nga Kosova, me rezidencë në Amsterdam, Holandë. Puna artistika e Astritit lidhet me identitetin gjinor, fluiditetin gjinor si dhe rivitalizimin e hapësirave urbane nëpërmjet artit performativ. [1]
Edukimi dhe puna artistike
RedaktoAstrit Ismaili ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Arteve të bukura në Prishtinë, në degën regji teatri. Në artin e tij bëhen bashkë disa mediume si fotografia, muzika, video dhe performanca. Më pas ai vijoi studimet master në Universitetin e Arteve të Amsterdamit, në programin e DasArts Master of Theatre.[2]
Në temën e tij të masterit të titulluar “Unikat”, Astriti zbërthen konceptualisht procesin e gjentrifikimit dhe industrializmit. I inspiruar nga libri “The Gentrification of the Mind” i autores Sarah Schulman, “Unikat” është një performancë audio-vizuale të cilën Astriti e ka performuar në disa shtete gjatë vitit 2017.[3]
Çmime
RedaktoAstriti u nderua me çmimin “Artistët e së nesërmes” nga programi ”Young Visual Artist” në Kosovë. Punimi i tij përbëhej nga një set fotografik me subjekt vetë artistin kosovar nudo të mbuluar me një pëlhurë transparente.[4]
Në 2012 Astriti ishte koordinator i projektit “Prishtinë mon amour”, një projekt social rivitalizues i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve (i njohur ndryshe si Boro Ramiz) në Prishtinë. [5]Në projekt morën pjesë 180 artistë nga Prishtina dhe qytete të tjera me instalacione dhe performancat të tyre të konsoldiuara të gjitha së bashku në një performancë solide. Projekti mblodhi më shumë se 2 000 vizitorë.[6]
Në vitin 2014 Astriti u bë më i njohur për publikun e gjerë edhe jashtë skenës së pavarur të artit në Kosovë si regjisor i klipit muzikor “E dehun” e këngëtares Era Istrefi. Klipi i pati xhirimet pranë kishës ortodokse ngjitur kampusit të Universitetit të Prishtinës, duke ngjallur reagime nga komuniteti fetar në Serbi.[7] Dioqeza e Kishës Ortodokse Serbe e cilësoi blasfemike dhe provokim nga ana e artistit përdorimin e kësaj hapësire për xhirimin e klipit.[8]
Referime
Redakto- ^ http://kosovotwopointzero.com/astrit-ismaili-bodies-just-bodies-free-nipple/
- ^ http://www.lambdalambdalambda.org/content/7.artist/4.astrit_ismaili/biography.pdf[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2018. Marrë më 25 janar 2018.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://kosovotwopointzero.com/en/forward-looking-art/
- ^ http://berlin-goes-balkan.blogspot.al/2012/08/prishtine-mon-amour-young-artists.html
- ^ https://ditaethemi.wordpress.com/2014/05/27/contemporary-art-practices-in-public-space-prishtine-mon-amour/
- ^ http://kallxo.com/gjnk/arsyetohet-regjisori-i-spotit-kontrovers-te-era-istrefit-1/
- ^ http://www.balkanweb.com/site/ministri-i-jashtem-serb-kunder-era-istrefit-e-permend-ne-okb/