Universiteti i Prishtinës

universitet në Kosovë

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" (UP) është universitet publik ne Prishtine, Kosovë. Universiteti i Prishtinës (1969–99) ishte universiteti me i madh dhe me i vjetër në Kosovë.

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"
Logoja e Universitetit të Prishtinës
Logoja e Universitetit të Prishtinës
Latin: Universitas Studiourum Prishtiniensis
LlojiPublik, Nivele studimi: Bachelor, Master, Doktoraturë
Themelimi1999
RektoriQerim Qerimi [1]

Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine 31.05.2016</ref>

[2]
Location,
Kosovë
KampusiUrban, Veror
AffiliationsUniversititi i Prishtines
Faqja zyrtareFaqja Zyrtare
Fakulteti i Filologjisë
Fakulteti i Ndërtimtarisë, Arkitekturës dhe Inxhinierisë
Fakulteti i Mjekësisë (Instituti A)
Fakulteti i Filozofisë
Fakulteti i Shkencave Matematike - Natyrore
Fakulteti Juridik dhe Ekonomik
Kampusi

Historiku

Redakto

Institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë (1958). Në fillim kishte këto grupe mësimore: Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe, Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Serbokroate, Grupi i Biologjisë, i Gjeografisë dhe i Kimisë, Grupi i BAT-it dhe i Fizikës, Grupi i Matematikës dhe i Fizikës. Në vitin e parë shkollor 1958/59 u regjistruan 93 studentë të rregullt dhe 55 me korrespondencë. Në vitin shkollor 1961/62 u hap paralelja e SHLP të Prishtinës në Prizren, ku u regjistruan 100 studentë, 48 prej të cilëve ishin shqiptarë. Në vitin 1962 SHLP e Prizrenit bëhet e pavarur. SHLP e Prishtinës themeloi edhe Qendrën për studime me korrespondencë në Novi Pazar, me 50 studentë.

UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës18 nëntor 1969.[3] Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Universiteti i Prishtinës ka 17 fakultete. Shkollat e larta pedagogjike dhe Fakulteti i Mësuesisë janë bartur në Fakultetin e Edukimit.

Fakultetet

Redakto

Bashkepunime

Redakto

Universiteti i Prishtinës është anetarë i plotë i Asociacionit te Universiteteve Evropiane [4]

Doctor Honoris Causa[5]

Redakto

Anëtar nderi

Redakto

Ish-studente te njohur

Redakto

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ https://www.rtklive.com/en/news-single.php?ID=22144
  2. ^ https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,40,1188
  3. ^ Hajrullah Koliqi:40 vjet të tempullit tonë të diturisë /Shkrime për Universitetin e Prishtinës/, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2010, fq. 62. ISBN 978-9951-00-107-6
  4. ^ http://www.eua.be/index.php?id=72
  5. ^ "Titujt e nderit". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 2 gusht 2018.
  6. ^ Grup autorësh:Tempulli i dijes (monografi) 1970 - 2012 Arkivuar 25 prill 2017 tek Wayback Machine, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2012, fq. 75. ISBN 978-9951-00-145-8
  7. ^ Grup autorësh:Tempulli i dijes (monografi) 1970 - 2012 Arkivuar 25 prill 2017 tek Wayback Machine, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2012, fq. 94. ISBN 978-9951-00-145-8

42°38′55″N 21°10′02″E / 42.648663°N 21.167248°E / 42.648663; 21.167248