Ukshin Hoti (Krushë e Madhe, 17 qershor 1943 - dhe u zhduk nga 16 maj 1999) ka qenë filozof dhe aktivist shqiptar. Profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe më pas i filozofisë në Universitetin e Prishtinës dhe themelues i UNIKOMB, një partie politike në Kosovë.

Ukshin Hoti
U lind në17 qershor, 1943
U zhduk më16 maj 1999
Burgu i Dubravës, Istog, Kosovë
Gjendjapanjohur
KombësiaShqiptar
Profesioniprofesor, politikan

Për shkak se përkrahu demostratat e 1981Prishtinë,[1] u arrestua për të parën herë nga autoritetet jugosllave më 21 nëntor tok me Halil Alidemaj, Ekrem Kryeziu, etj.[2] Më 1994 u dënua me 5 vite në burgun e Dubravës. Më 16 maj 1999, kur dënimi i tij mbaronte dhe duhej të lirohej; u mor peng nga rojet e burgut dhe nuk është parë më.[3] Vendndodhja e tij nuk dihet, shumë aktivistë të të drejtave të njeriut e konsiderojnë të vdekur.

Është i pari që shkroi për konceptin e demokracisë autentike në viset shqiptare që nga 1994.[4] Si studjues mbahet mend për veprën Filozofia politike e çështjes shqiptare botuar më 1995 në Tiranë.[5]

Biografia

Redakto

U lind në Krushë të Madhe të Rahovecit,[6] i biri i Nazif Hotit dhe Fatime Rrustem Danës nga Xërxa. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prizren dhe më pas në Prishtinë.[2] Pas diplomimit Ukshini vijoi studimet në vitin 1964 në Zagreb ku u diplomua për shkencat politike dhe u dallua si student i veçantë. Më pas, në vitin 1968, kreu dhe dy vite postuniversitare në Beograd ku ndoqi fushën e tij të preferuar të marrëdhënieve ndërkombëtare në fushën e ekonomisë dhe politikës.

Nisi punë në administratën e parlamentit të Kosovës dhe më 1975 nisi të jepte të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Më 1978/1979 vijoi specializime postlaureate për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Chicago, Harvard dhe Washington,[5] pasi kishte fituar bursen Fulbright.[7][8][9]

Aktiviteti në Kosovë 1970 – 1978

Redakto

Në vitet '70 Ukshin Hoti kishte qenë i angazhuar në disa pozita të ndryshme politike dhe arsimore në Kosovë ku fillimisht kishte rënë në kundershtim me udhëheqesit jugosllavë në Kosove dhe me sitemin e regjimit jugosllav në Kosove [7] .

Angazhimi i Politik gjatë viteve '80 dhe burgosja e parë

Redakto

Me protestat studentore të 19 nëntor 1981,[10] mbështeti kërkesat e studentëve shqiptarë për shpalljen e Kosovës republikë u dënua me 9 vite burg. Më 1984, Gjykata Supreme e Jugosllavisë në Beograd ia zbriti dënimin në 3,5 vite burg.[2]

Pas arrestimit vuajti denimin në disa burgje fillimisht në burgun e Prishtinës e më pastaj në burgun e Zagrebit e më vone edhe në Ljublanë e se fundi transferohet në burgun e Gjilanit. Më 1985 lirohet nga burgu por izolohet ne fashtin e tij te lindjes në Rahovec me qellim izolimin e aktivitetit te tij politik duke ju marre edhe pasaporta.

Aktiviteti politik gjatë viteve '90

Redakto

Në fillim të viteve 90 Ukshin Hoti serish i persekutuar nga regjimi serb i Milosheviçit riaktivizohet në politikë në Lidhjën Demokratike të Kosovës (LDK)[7] si kryetar i degës së LDK-së në Rahovec. Me pas merr detyra arsimore për studentët në Rahovec pasi Universitetet u mbyllën me dhunë nga regjimi serb i Sllobodan Miloshevicit dhe mesimet bëheshin nëpër shtepi private e në objekte fetare.

Në vitin 1992 në fshatin Brestovc të Rahovecit Ukshin Hoti organizon një homazh për viktimat e vrara nga policia serbe dy vjet më parë në një demonstratë për Republikën e Kosovës. Me këtë rast ndodh një përplasje midis qytetarëve që po merrnin pjesë në homazh dhe policisë serbe e cila kishte bllokuar rrugën. Ukshin Hoti kërkoi nga policët që ta lironin, ndërsa policët serbë u përgjigjen me breshëri armësh ndaj qytetarëve të paparmatosur të Rahovecit[11][7] dhe si pasojë u plagosën disa vetë. Pas kësaj ngjarjeje Ukshin Hoti arrestohet. Në këtë kohë ai jep dorëheqje nga LDK-ja pas përplasjeve që kishte pasur më herët me kryesinë e saj.

Me 1993 ai i bashkohet partisë Uniteti Kombëtar Shqiptarë (UNIKOMB) një parti e cila kishte në program bashkimin kombëtar të Shqiptarëve në një shtet të vetëm. Por pasi represioni i regjimit në Kosovë po rritej, ai në një fjalim në një homazh për nder të dëshmoreve të rënë nëpër demostrata në vitin 1994 në Rahovec del haptazi me idenë e formimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës[12].

Në prill të vitit 1994 partia Unikomb i ofron Ukshin Hotit që të bëhet lider i saj dhe kur pritej që kjo gjë të realizohej, Ukshin Hoti arrestohet rrugës për në Prishtinë17 Maj të vitit 1994 me akuzën se po punonte për rrënimin e shtetit jugosllav dhe se ishte pjesëtar i lëvizjes ilegale Lëvizja popullore për Republikën e Kosovës si dhe se partia Unikomb ishte subjekt ilegal dhe se nuk ishte e regjisturar si parti politike. Pas disa muajsh Ukshini denohet me 5 vjet burg[11][10][7].

Burgimi i dytë

Redakto

Pas homazhit qe organizoi per deshmoret Ukshin Hoti arrestohet ne vitin 1993 dhe denohet me 55 ditë burg, dhe ne kete kohe braktisë edhe LDK-në[7]

Dhe pas lirimit organizon takime dhe merr pjesë ne disa tubime politike ne Maqedoni (Kondovë, Tetova 1 e 2), me qellim te zhvillimit te idesë për bashkimit kombëtar.

Burgimi i fundit dhe aktiviteti i tij në burg

Redakto

Gjatë burgimit të tij, partia “’Unikomb’’’lufton për lirimin e tij, duke u përpjekur ta bëjë të njohur Ukshin Hotin dhe mendimet e tija jashtë kufijve të Kosovës. Shkrimi i aktit të tij të mbrojtjes, është përkthyer në disa gjuhë dhe është shfrytëzuar si mundësi për ta bërë atë të njohur. Shoku i tij Bislim Elshani, po ashtu nxjerr një broshurë në lidhje me Ukshin Hotin : “Politika në Pranga”. Rasti i Ukshin Hotit më në fund bie në veshët e Parlamentit Evropian. Kështu, kur fillon lufta në Kosovë në mars 1998, bëhet një kërkesë në Këshillin Evropian që autoritetet e Beogradit ta bëjnë lirimin e parakohshëm të Ukshin Hotit. Ndonëse KNKK-ja e ka takuar më 1 mars 1999, Beogradi nuk ka pranuar të shqyrtonte lirimin e tij. Në tetor Parlamenti Evropian me propozimin e Partisë Radikale Transnacionale me seli në Romë, vendos ta nominojë Ukshin Hotin për çmimin Saharov.[13] Megjithatë, ishte Presidenti Ibrahim Rugova që e fiton këtë çmim në dhjetor të vitit 1998. Në shkurt të vitit 1999, gjatë konferencës së Rambujesë, që kishte për qëllim ta ndalojë luftën në Kosovë, përfaqësuesit e Kosovës të ballafaquar me përfaqësuesit serbë kërkojnë sipas Hydajet Hysenit, atëherë anëtar i delegacionit shqiptar, lirimin e Ukshin Hotit me qëllim që të mund të marrë pjesë në bisedimet për Kosovën, gjë të cilën Serbia e refuzon edhe një herë. Po ashtu komunikon, me familjen e tij në veçanti me motrën e tij Myrveten, e cila të gjitha letrat që merrte nga i vëllai ua shpërndante gazetave në Kosovë dhe në masën më të madhe redaksisë së "Zërit të Kosovës" në Zvicër. Fshati i lindjes së Ukshin Hotit, Krusha e madhe, bombardohet më 25 mars të vitit 1999. Më pas, forcat serbe hyjnë në fshat duke krijuar një kaos tek banorët. Policia serbe depërton në shtëpinë e Ukshin Hotit dhe atë të prindërve të tij, shkatërruan gjithçka dhe në fund i vënë flakën. Supozohet se midis veprave të djegura të ketë qenë dhe teza e tij e doktoraturës që nuk arriti ta mbronte pas shpërthimit të luftës. Ekziston dyshimi që ndonjë kopje e saj mund të gjendet në ndonjë arkiv universitar të Prishtinës apo Zagrebit. Ndërsa banorët e fshatit marrin arratinë dhe gjejnë strehim nëpër vreshta dhe kodra. Kështu familja e Ukshin Hotit ndahet me dhunë nga policia serbe. Vëllai i tij Ragipi, duke dashur të gjejë gruan dhe vajzën e tij kthehet në fshat, për të mos u kthyer më. Trupi i tij i pajetë do të gjendet 53 ditë më vonë. Prindërit e Ukshin Hotit shkojnë në një fshat të afërt, në Nagavc, ku gjendeshin dhe mijëra banorë të ardhur nga fshatrat përreth. Edhe ky fshat bombardohet dhe Nazifi, babai i Ukshin Hotit, plagoset në krah nga një shpërthim granate. I moshuar, i pafuqishëm dhe në pamundësi për t’u shëruar, ai do të ndërrojë jetë nga plagët e marra më 18 prill të vitit 1999. Në këtë periudhë, kur Ukshin Hoti po vuante dënimin e tij në burgun e Nishit në Serbi, ai dhe shumë të burgosur të tjerë do të transferohen sërish në burgun e Dubravës.

Lirimi nga burgu dhe Zhdukja

Redakto

Me 16 maj 1999, atëherë kur lufta po zgjaste që gati një vit, Ukshin Hoti arrin tek fundi i dënimit të tij. Sipas Bajrush Xhemailit, një nga të burgosurit, ai do të shoqërohet nga dy roje drejt daljes, ditën e diel, me 16 maj, një ditë jo e zakonshme për lirimin e të burgosurve. Që atëherë nuk dihet gjë për të. Fati i tij ishte në duart e pushtetit serb. Tre ditë më vonë, me 19 maj 1999, burgu i rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, bombardohet nga NATO. Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serbë radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut. Rojet dhe paramilitarët serbë zbrazin rafalet e tyre mbi të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë. Organizata mbi të drejtat e njerit Human Right Watch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe vuri në dukje dëmet që do t’i publikojnë më vonë në raportin e tyre.

Veprat

Redakto
  • Lufta e ftohtë dhe detanti, 1975;
  • Filozofia politike e çështjes shqiptare, 1995;
  • Bisedë përmes hekurash, 2000.

Të tjerët për Ukshin Hotin

Redakto
  • Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij."[14]
  • Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir... Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme."[14]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Trencsenyi, Balázs; Kopeček, Michal; Gabrijelčič, Luka Lisjak; Falina, Marina (2018). "Farewell to Modernity? Thinking Politics after the End of History". A History of Modern Political Thought in East Central Europe: Volume II, Part II: Negotiating Modernity in the 'Short Twentieth Century' (1968 and Beyond) (në anglisht). Oxford University Press. fq. 248. ISBN 9780198829607.
  2. ^ a b c Berisha, Sheradin. "Ukshin Hoti, emblemë e filozofisë politike shqiptare". pashtriku.org.
  3. ^ "Pan-Albanianism: How Big a Threat to Balkan Stability?" (PDF) (në anglisht). International Crisis Group. 25 shkurt 2004. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 shkurt 2007. Marrë më 20 gusht 2010.
  4. ^ Çullhaj, Florian (2016). Democratization from Within: Political Culture and the Consolidation of Democracy in Post-Communist Albania (në anglisht). Edizioni Nuova Cultura. fq. 286. ISBN 9788868128258.
  5. ^ a b Elsie, Robert (2004). Historical Dictionary of Kosova (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 78. ISBN 9780810853096.
  6. ^ Duraku, Edon (2014). "Ukshin Hoti". vetevendosje.org. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2019. Marrë më 12 tetor 2019.
  7. ^ a b c d e f "Kopje e arkivua". Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2016. Marrë më 15 janar 2016.
  8. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2015. Marrë më 29 janar 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  9. ^ https://www.youtube.com/watch?v=aOkF7v2IFfI Ukshin Hoti dokumentar i realizuar ne TVSH 1998
  10. ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2015. Marrë më 15 janar 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  11. ^ a b https://www.youtube.com/watch?v=aOkF7v2IFfI
  12. ^ https://www.youtube.com/watch?v=XOE0XhtiIDo Fjalimi i Ukshin Hotit
  13. ^ http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:C:2000:280E:0152:0153:EN:PDF
  14. ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2014. Marrë më 29 janar 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

Redakto