Avni Dabulla (Gjirokastër, 12 qershor 1877 - Tiranë, 30 shtator 1944) ka qenë jurist, nëpunës në kohën e Perandorisë Osmane dhe më pas i Shqipërisë.

Avni Dabulla
Drejtor i Përgjithshëm i Drejtësisë nën pushtim-administrimin austro-hungarez
27 korrik, 1916 – 1918
Paraardhësi: Masar Asllani
Pasardhësi: Petro Poga
Të dhënat personale
Lindi më: 12 qershor, 1877
Lindi në: Gjirokastër, Perandoria Osmane
Vdiq më: 30 shtator, 1944
Vdiq në: Tiranë, Mbretëria Shqiptare (1943–44)
Kombësia: shqiptar
Profesioni: prokuror, gjyqtar, avokat
Shkolla e kryer: Mekteb-i Hukuk-u Shahane
Grada shkencore: jurist
Feja: mysliman

BiografiaRedakto

U lind në Gjirokastër më 12 qershor 1877. Arsimin e lartë e ndoqi dhe e kreu në Shkollën Mbretërore të Drejtësisë (tr. Mekteb-i Hukuk-u Şahane) në Stamboll. Mes viteve 1900-1902 qe me detyrë prokuror në Korçë, më pas u caktua kryetar i gjykatës së Prizrenit - si dhe në vende të tjera me të njëjtën cilësi - gjer më 1912.

Nga 27 korriku i 1916 e deri më 1918 qe drejtor i Përgjithshëm i Drejtësisë në administratën e vendosur nga pushtimi austro-hungarez në Shkodër. Më 7 gusht 1919 qe zëvendësisht prefekt i Beratit gjer më 10 janar 1920. Më tej u caktua inspektor i përgjithshëm i drejtësisë në Lushnje. Po atë vit u ngarkua me drejtimin e prefekturës së Gjirokastrës, zëvendësisht.

Më 1924 ishte kryeprokuror i Tiranës. Më 1925 filloi punë si anëtar i Gjyqit të Diktimit, dega civile. Punoi edhe si avokat.

Ndërroi jetë në Tiranë nga një plumb qorr më 30 shtator 1944.[1]

ReferimetRedakto

  1. ^ Kastriot Dervishi (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 106. ISBN 978-99943-56-22-5. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)