Masar Asllani
Masar Asllani (Nepravishtë, 1870 - Sarajevë, korrik 1916) ka qenë jurist, nëpunës i Perandorisë Osmane dhe anëtar i administratës austro-hungareze me qendër në Shkodër gjatë Luftës së Parë Botërore.
Masar Asllani | |
Drejtor i Përgjithshëm i Drejtësisë nën pushtim-administrimin austro-hungarez | |
janar – korrik, 1916 | |
Paraardhësi: | Petro Poga |
Pasardhësi: | Avni Dabulla |
Të dhënat personale | |
Lindi më: | 1870 |
Lindi në: | Nepravishtë, Perandoria Osmane |
Vdiq më: | korrik, 1916 |
Vdiq në: | Sarajevë, Sundimi austro-hungarez i Bosnies e Hercegovinës |
Kombësia: | shqiptar |
Profesioni: | prokuror, gjyqtar |
Shkolla e kryer: | Mekteb-i Hukuk-u Shahane |
Grada shkencore: | jurist |
Feja: | mysliman |
BiografiaRedakto
U lind në Nepravishtë të kazasë së Gjirokastrës. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në shumë vende. Më 1895 përfundoi Shkollën Mbretërore të Drejtësisë (tr. Mekteb-i Hukuk-u Şahane) në Stamboll. Menjëherë u caktua nga sistemi osman i drejtësisë prokuror në gjykatën penale të Rodosit deri më 1897. Nga 1897 e deri më 1900 qe zëvendësprokuror në Edrene, më pas me po këtë pozicion u zhvendos në Selanik deri më 1904.
Gjatë viteve 1904-1909 u ngrit në detyrë dhe u caktua si prokuror në Vilajetin e Manastirit, ku si mbështetës i çështjes shqiptare ndikoi në mbarëvajtjen e Kongresit të Manastirit kur u mbajt më 1908. Më tej qe drejtor i Çështjeve Penale në Ministrinë e Drejtësisë të Perandorisë Osmane. Më 1911-1913 qe zëvendësprokuror i përgjithshëm i perandorisë. Dhjetorin e 1913 u kthye së bashku me të vëllezërit në Shqipëri. Janarin e 1914 u ngarkua anëtar i Gjykatës së Lartë Ushtarake të Shqipërisë; ndërsa mars-gushtin e po atij viti qe sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë. Shkoi më pas në Greqi për t'u interesuar për pronat e veta në Selanik dhe në Karaferie (gr. Veria).
Më 1916 qe drejtor i përgjithshëm i Drejtësisë në administratën e pushtim-administrimit aushtro-hungarez me qendër në Shkodër. Korrikun e po këtij viti vdiq nga një grip epidemik rrugës për në Sarajevë.[1]
ReferimetRedakto
- ^ Kastriot Dervishi (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 80. ISBN 978-99943-56-22-5. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)