Axhem Çapo, lindi në fshatin Dukatrrethit e Vlorës10 janar të vitit 1924, është studiues, shkrimtar dhe poet shqiptar.

Axhem Çapo
Emri Axhem
Mbiemri Çapo
Lindur më 10 janar 1924
Lindur në Dukat, Vlorë
Kombësia shqiptare
Profesioni shkrimtar
Mirënjohje
Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve - Shqipëri

Biografia

Redakto

Shkollën fillore e kreu në Dukat, shtatë-vjeçaren në Shkodër dhe të mesmen në Tiranë. Në vitin 1944 doli partizan dhe menjëherë pas luftës filloi të punonte në administratën e Ministrisë së Brendshme, në Burrel e në Shkodër, deri sa u lirua më 1954. Më vonë, pas një specializimi, filloi punë si teknik markshedër e topograf në ekspedita të ndryshme gjeologjike. I nxitur nga takimet me njerëzit e punës nëpër Shqipëri filloi të shkruante artikuj, portrete, reportazhe, tregime të shkurtra e poezi në shtypin e kohës. Pas vitit 1990 shkoi si emigrant në Francë, u vendos në Nantë bashkë me gruan, ku fitoi edhe të drejtën si rezident.

Tani, megjithëse në moshë të madhe, vazhdon të merret me studime në fushën e kurioziteteve dhe enciklopedive sa në Francë dhe në Shqipëri. Bashkëpunon me shtypin e kohës, veçanërisht me revistën "Krahu i shqiponjës", organ i OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" dhe gazetën "Drita", botim i LSHA.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ka botuar rreth shtatë libra dhe ka edhe disa të tjera në shtyp.

Veprat

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto