Bahri Beci
Bahri Beci (lindur më 6 mars, 1936) në Shkodër.[1] Mbaroi studimet universitare në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe në shtator të vitit 1958 u emërua Punonjës Shkencor në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë. Në vitin 1977 ka marrë gradën shkencore “Doktor i Universitetit të Parisit”. Më 1979 ka marrë gradën shkencore “Kandidat i shkencave” për disertacionin “Të folmen e gegërishtes qendrore” dhe titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor“ në Shqipëri. Më 1984, ka marrë gradën tjetër shkencore “Doktor i Shkencave” për disertacionin “Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i të folmes së Shkodrës” dhe në vitin 1994, titullin “Drejtues kërkimesh ose Profesor”. Më 2008, ka fituar titullin “Akademik”.
PunimeRedakto
Bahri Beci është autor i librave [1]:
- ”Gramatika e gjuhës shqipe” (2005)
- ”Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë” (Shkodër 2000, Prishtinë 2001)
- ”Gramatika e gjuhës shqipe” (Tiranë 1997, Prishtinë 1998 dhe 2002)
- “Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i të folmes së Shkodrës” (1995)
ReferimetRedakto
- ^ a b Beci, Bahri (2005). Gramatika e gjuhës shqipe. Logos-A. f. 270. ISBN 9789989580192. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)