Balena e Groenlandës (Balaena mysticetus) është një lloj i familjes Balaenidae, pjesë e nënrendit të balenave me mustaqe (Mysticeti), dhe gjinisë Balaena, e cila dikur përfshinte edhe balenat e duhura.

Balena e Groenlandës
Madhësia e krahasuar me një njeri mestar
Klasifikimi shkencor e
Unrecognized taxon (fix): Balaena
Lloji:
Emri binomial
Balaena mysticetus
Linnaeus, 1758
Përhapja e balenës së Groenlandës

Me trup të ngjeshur me ngjyrë të errët e pa pendë shpinore, ajo mund të rritet nga 14 deri në 18 m në gjatësi. Ky lloj mund të peshojnë nga 75 deri në 100 tonë.[1] Ato jetojnë tërësisht në ujërat pjellore të Arktikut dhe Nënarktikut, ndryshe nga balenat tjera që shtegtojnë kah ujërat e gjerësive të ulta për t'u ushqyer ose riprodhuar. Balena e Groenlandës është njohur edhe si Balena e duhur e Groenlandës apo Balena e Arktikut. Gjuetarët amerikanë të balenave i kanë quajtur steeple-top, balena polare,[2] ose balena e Rusisë. Balena e Groenlandës e ka gojën më të madhe nga të gjitha kafshët.[3]

Galeria

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Rugh, David J.; Shelden, Kim E. W. (2008). "Bowhead Whale". përmbledhur nga Perrin, William F. (red.). Encyclopedia of Marine Mammals (në anglisht) (bot. Second). Academic Press. fq. 131. ISBN 978-0-12-373553-9.
  2. ^ Scammon, Charles M. (1874) The Marine Mammals of the North-Western Coast of North America, New York: G.P. Putnam's Sons, ISBN 1-59714-061-9.
  3. ^ Guinness World Records (14 nëntor 2007). "Whale of a time!" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2007. Marrë më 4 qershor 2009.