Barnatore [1] (e quajtur gjithashtu edhe " farmaci " në anglishten amerikane ose " farmaci e komunitetit " apo " kimist " në anglishten britanike ) është një dyqan me pakicë i cili ofron ilaçe (barna) me ose pa recetë. Në barnatore, një farmacist mbikëqyr përmbushjen e recetave mjekësore dhe është në dispozicion për të dhënë këshilla për ofertat e tyre të barnave me ose pa recetë. Barnatoret tipike zakonisht gjenden pranë shtëpive të shëndetit, qendrave mjekësore, spitaleve si dhe në qendër të vendbanimit ose në zonën tregtare të një komuniteti.

Një barnatore në Kosovë
Një barnatore në Maqedoninë e Veriut
Kryqi i gjelbër është simboli i barnatoreve

Detyrat

Redakto

Federata Farmaceutike Ndërkombëtare ka deklaruar vizionin e tyre për një farmacist me bazë komunitare: [2]

  • Një ekspert në kujdesin farmaceutik, farmakoterapinë dhe promovimin e shëndetit
  • Një komunikues profesional me pacientët, ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor dhe vendimmarrësit
  • Ofrimi i produkteve, shërbimeve dhe komunikim me cilësi të lartë
  • Dokumentimi i punës së tyre dhe komunikimi i rezultateve me kolegët profesionistë.

Përgjegjësitë

Redakto

Përgjegjësitë e farmacistëve dhe brnatoreve me bazë në komunitet përfshijnë: kontrollimin dhe shpërndarjen e barnave me recetë, ofrimin e këshillave për zgjedhjen dhe përdorimin e barnave për mjekët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë dhe këshillimin e pacientëve në promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe përdorimin e duhur të ilaçeve. [3]

Në shumicën e vendeve veprimtaria e barnatoreve organizohet me rregullore ose udhëzime administrative përmes të cilave përcaktohet se si mund të veprojnë shpërndarësit, me kërkesa specifike për kushtet e ruajtjes, pajisjet dhe mbajtjen e regjistrave.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Qeveria e Kosovës:Udhëzimi Administrativ (për shëndetësi) 07/2006" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 dhjetor 2019. Marrë më 8 dhjetor 2019.
  2. ^ "Community Pharmacy Section" (në anglisht). International Pharmaceutical Federation (FIP). Marrë më 8 korrik 2014.
  3. ^ "What pharmacists do and where they work" (në anglisht). Pharmaceutical Society of Australia. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2014. Marrë më 8 korrik 2014.