Bashkëpunimi mes Ushtrisë Republikane Irlandeze dhe Abver

Ushtria Republikane Irlandeze (IRA), një grup paraushtarak që kërkon të largojë Irlandën e Veriut nga Mbretëria e Bashkuar dhe të bashkojë Irlandën, ndau informacion me Abverin (Abwehr), shërbimin e inteligjencës ushtarake të Gjermanisë naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Arsyeja e këtij bashkëpunimi ishte ideologjia e përbashkët nacionaliste dhe armiku i përbashkët, Mbretëria e Bashkuar.

Konteksti

Redakto

Pushtimi i Irlandës nuk ishte një qëllim strategjik për Gjermaninë naziste para ose gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ekzistonte një plan për një pushtim të mundshëm të Irlandës, Operacioni i Gjelbër, por ishte më shumë një taktikë diversioni sesa një komplot i vërtetë për të marrë nën kontroll territorin.

Ajo që Gjermania naziste shpresonte ishte të shihte Irlandën të qëndronte asnjanëse.

Kur përpjekjet gjermane për të fituar epërsi ajrore mbi Britaninë e Madhe si pjesë e Betejës së Britanisë, të parë si një pararendës i mundshëm i Operacionit Luani i Detit, u zmbrapsën, Irlanda në masë të madhe pushoi së qeni me shumë interes.

Përfshirja e IRA-Abver gjatë gjithë periudhës mund të ndahet në tre faza:

  • Misionet e koordinimit me IRA-n që i paraprinë fushatës franceze,
  • Misionet ushtarake të drejtuara kundër Britanisë për qëllime të mbledhjes së të dhënave teknike dhe të motit,
  • Misionet politike kundër Britanisë që u ndërmorën më vonë gjatë luftës, kur kërcënimi i veprimit të drejtpërdrejtë gjerman kundër Britanisë ishte zbehur.

Çdo fazë kishte karakteristika të ngjashme: mungesë planifikimi dhe mungesë aftësish të të gjitha organizatave në fjalë. Përpjekjet gjermane për të kultivuar një marrëdhënie pune me IRA-n formuan bazën për dy misione të kohës së luftës; atë të Ernst Veber-Drolit dhe atë të Herman Gërcit, por Abveri më vonë zgjodhi të mbështetej në mekanizmat mbështetës ekskluzivë të IRA-s. Asnjëra nga strategjitë nuk doli e zbatueshme dhe i gjithë procesi ishte një fatkeqësi pas tjetrës.