Behar Shtylla
Behar Shtylla (Kolonjë, 11 mars 1918 - Tiranë, 8 dhjetor 1994) ka qenë arsimtar, nëpunës, deputet, diplomat dhe ministër i shtetit shqiptar.
Behar Shtylla | |
---|---|
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 1 gusht 1953 – 16 mars 1966 | |
Paraprirë nga | Enver Hoxha |
Pasuar nga | Nesti Nase |
Kryetar i Kuvendit Popullor | |
Në detyrë 14 janar 1969 – 19 nëntor 1970 | |
Paraprirë nga | Abdyl Këllezi |
Pasuar nga | Fadil Paçrami |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 11 mars 1918 Shtyllë, Principata e Shqipërisë |
Vdiq më | 8 dhjetor 1994 Tiranë, Shqipëri |
Nënshtetësia | shqiptare |
Partia politike | Partia Komuniste e Shqipërisë pas 1948 Partia e Punës e Shqipërisë |
Punësimi | mësues |
Biografia
RedaktoU lind në Kolonjë, ndoqi liceun frëng të Korçës. Më 13 qershor 1940 përfitoi nga një ndihmë e Këshillit të Ministrave për të studjuar në Romë. Në nëntor-dhjetor 1942 u caktua mësues i gjuhës frënge në liceun e Korçës.
Nga prilli i 1944 e deri prillin pasardhës qe sekretar i KANÇ-it për Korçën. Deri qershorin e 1945 qe sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Më 1945 - 1946 qe sekretar i Sekretariatit të Frontit Demokratik. Më 1946 - 1947 sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe vitin pasardhës drejtor politik i dikasterit. Më 1954 - 1982 qe deputet.
Më 1952 - 1953 qe ministër i shtetit shqiptar në Romë. Më 1953 - 1966 qe ministër i Punëve të Jashtme. Më 1969 - 1970 qe kryetar i Kuvendit Popullor. Më 1966 - 1972 dhe 1979 - 1982 qe ndihmës i sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Më 1972 - 1973 shef i sektorit të jashtëm po në Komitet, pjesë e të cilit qe nga 1961 deri më 1986.
Më 1973 - 1979 qe ambasador i Shqipërisë në Kinë dhe në vende të tjera afër saj si jorezident.
Vdiq në Tiranë më 8 dhjetor 1994.[1]
Referime
Redakto- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 230. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)