Nesti Nase (Korçë, 13 prill 1922[1] - Tiranë, 11 shkurt 1995) ka qenë punonjës i Sigurimit të Shtetit, diplomat dhe ministri i Jashtëm më jetëgjatë i shtetit shqiptar. Dënohet si puçist në vitin 1982 dhe burgoset.

Nesti Nase
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
17 mars 1966 – 15 qershor 1982
Paraprirë ngaBehar Shtylla
Pasuar ngaReiz Malile
Të dhëna vetjake
U lind më13 prill 1922
Korçë, Principata e Shqipërisë
Vdiq më11 shkurt 1995
Tiranë, Shqipëri
Nënshtetësiashqiptar
Punësimidiplomat, nëpunës

Biografia

Redakto

U lind më 13 prill 1922 në Korçë, ku u shkollua te Liceu Francez dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore u bë anëtar i Partisë Komuniste. Qe zëvendëskomisar në brigadën XV me qendër në Delvinë më 1945; më 1944-1947 ka qenë pjesë e Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore, duke qenë më 1945 oficer në Delvinë, më 1946 në Leskovik, Përmet dhe më 1947 shef i Sigurimit në Sarandë dhe shef i Sigurimit të garnizonit në Shkodër. Më pas qe shef Sigurimi i repartit të xhenios në Tiranë dhe më pas nisi punë në Ministri të Jashtme.[2]

Nase u bë ministër i Jashtëm në vitin 1966, një vit pas prishjesh së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Para se të emërohej në krye të Ministrisë së Jashtme Nesti Nase vinte nga një karrierë e gjatë diplomatike. Ai kishte qenë ambasador i vendit tonë në dy nga vendet më të rëndësishme për marrëdhëniet diplomatike shqiptare, në Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë. Por kryediplomati shqiptar pati një fund tragjik, pasi në vitin 1982 ai së bashku me shumë krerë të lartë të qeverisë së asaj kohe u akuzua se kishin krijuar grup armiqësor për rrëzimin e komunizmit. Pas këtyre akuzave Nesti Nase u dënua me shumë vite burg dhe u lirua vetëm në fund të viteve ‘90.

Vdiq në Tiranë më 11 shkurt 1995.

Referime

Redakto
  1. ^ [1]
  2. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 259–260. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)