Behxhet Rexha
Stampa:Infobox personbox Behxhet Rexha lind në vitin 1952 në fshatin Rimanishtë të Prishtinës dhe vdiq në vitin 2008 në Rimanishtë, ishte shkrimtar shqiptar.
Biografia
RedaktoShkollimin fillorë e kreu në vendlindje dhe Besi, kurse shkollimin e mesëm, pra atë normale dhe studimet, Fakultetin Filologjik, në Prishtinë. Me shkrime letrare u mor që nga vitet e shtatëdhjeta, duke bashkëpunuar me të gjitha revistat dhe gazetat e kohës. Është laureat i çmimit “Ali Sutaj”, që e ndan revista arsimore dhe pedagogjike “Shkëndija”, për kontribut të posaçëm të tij me shkrime. Ishte kryeredaktor i revistës “Këngë lirishte”. Punoi lektor dhe gazetar në një revistë dhe në një të përditshme të pavarur prishtinase. Si krijues i ri, bashkëpunoi me gazeta dhe revista të shumta të kohës në Kosovë. Së pari shkroi vargjet në faqet për fëmijë të “Rilindjes”, pra “Rilindja për fëmijë “, pastaj në revistën arsimore dhe pedagogjike “Shkëndija”, revistën për fëmijë “Pionieri”, “Zog mëngjesi”, pastaj: ”Zëri i rinisë”, “Shëndeti” etj. Ka bashkëpunuar me shkrimtarë e njohur si Agim Deva, Zejnullah Halili, Veli Veliu, Ali Berisha, Sadri Kelmendi, Sabit Jaha e shumë të tjerë…
Veprat
Redakto- Me dorë në zemër, poezi, 1996
- Aguliçe të pllakosura, poezi, 2000
- Lulëkuqe përjetësie, poezi, Iliriku, 2001
- Prore shtegtarë, roman, Iliriku, 2003
- Valërrëgalla gjarpëronte ca andralla, poemë, Iliriku, 2004
- Çapkëni, tregime, Arkenza, 2005
- Mbi flatrat e qeshurisë –I-, 2005
- Mbi flatrat e qeshurisë –II-, 2005
- Zemra krejt altruiste, roman, 2005
- Këngë uniteti, Arkenza, 2006
- Arnimi burrërisht, Prishtinë, 2007