Rimanishtë është një vendbanim në komunën e Prishtinës, Kosovë.

Rimanishtë
Fshat

Gjeografia

Redakto

Etimologjia e toponimit Rimanishtë është me prejardhjen arumune, prej një kohë në të kaluarën kur arumunët (vlleh) jetonin në atë trevë.[1]

Rimanishtë është një fshat i cili gjendet 15 kilometra në verilindje të Prishtinës, në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë.

Fshati Rimanishtë nga Prishtina është larg 15 km dhe kufizohet me këto fshatra, me Besinë, Vranidollin, Serocin, Ternavën, Vanocin, Sharbanin, Siqevën dhe Lebanën.

Naltësia mbidetare e Rimanishtës është prej 600 m deri në 1000 m, në malet e këti fshati ekzistojnë shumë llojë të drunjeve, poashtu ka bimë nga më të ndryshmet, edhe prej atyre që përdoren edhe në mjekësi për barna, toka është e cilësisë së lartë, por këtu kultivohen të gjitha kulturat bujqësore, madje edhe përimet e të gjitha llojeve, këtu gjenden edhe shumë llojë të pemëve, të cilësisë së mirë me rëndimente shumë të mira. Rrugët e Rimanishtës janë të gjitha të kalueshme me automjetë dhe mjetë tjera motorike.

Banorët e Rimanishtës janë të ndarë në disa lagje si Rexha, Musliu, Lahu, Arifi, Mustafa, Syla etj. Më tepër së gjysma e territorit të fshatit është mal kurse gjysma tjetër është livadhe dhe tokë e punushme e cilësisë tejet të mirë.

Demografia

Redakto

Ma tepër se gjysma e popullsisë së këti fshati janë autokton, të besimit musliman, me kulturë dhe tradita të pastërta shqiptare.

Ka rreth 140 shtëpi me 950 banorë.

Historia

Redakto

Sipas disa studimeve të pakonfirmuara, Rimanishta si vendbanim ka ekzistue edhe para shekullit XIV.

Rimanisht fshat malore i cili shtrihet në veri lindje të Prishtines në dokumentet e gjetura daton qe nga shekulli i XIV i njohur me emrin Rimaniste.

Disa persona nga Rimanishta janë edhe: Nazmi Mustafa (kryetar i Prishtinës), Dibran Rexha dhe Qerim Arifi (te burgosur politik), Rrahman Fetahu (aktor), Muhamed Arifi (aktor), Kastriot Rexha-Majk (kengetar), Muhamet Mustafa (Ekonomist dhe Politikan)[2], Sylejman Mustafa (ish-Kryeimam i Prishtinës) dhe shume te tjere.


Referime

Redakto
  1. ^ Begzad Baliu (Mars 2013), "Toponimia Arumune në Kosovë Arkivuar 14 korrik 2018 tek Wayback Machine", Konferenca: Lidhjet Kulturore dhe Historike Shqiptaro-Rumune, Universiteti Fan S. Noli Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, Shtëpia Botuese "Promo Print", Korçë, ISBN: 9789928146144, Marrë më 4 Shkurt 2018, fq. 99.
  2. ^ "Republika e Kosovës - Kuvendi - Deputetët". old.kuvendikosoves.org. Marrë më 2023-08-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto