Hape menynë kryesore

Prapashticë është një vendbanim në komunën e Prishtinës, Kosovë.

Prapashticë
Fshat
Vendndodhja
Prapashticë is located in Kosova
Prapashticë
Prapashticë
Administrimi
Shteti Flamuri Kosovë
Rajoni Prishtinë
Komuna Prishtinë
Të dhëna dhe statistika
Lartësia 1020 m (m.n.d.)
Zona Kohore UTC+1
Verore UTC+2
Koordinatat 42° 43′ 33″ Veri

21° 22′ 60″ Lindje

GjeografiaRedakto

Prapashtica është fshat në verilindje të Kosovës që shtrihet në një rrafshnaltë të Gallapit, mjaft karakteristike, me një relief të hapur dhe shumë të përshtatshëm për banor.

Hapsira territoriale përfshin 22.12 km2.

DemografiaRedakto

PopullsiaRedakto

Numri i banorëve ka ndryshuar gjithnjë duke u varur nga ngjarjet e ndryshme historike, por edhe deportimi e migrimi kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zvoglimin e numrit të banorëve. Megjithatë në periudhat e pasluftës së Dytë Botërore ka numëruar deri në 1030 banorë. Me keqardhje duhet të konstatojmë se pas çlirimit definitiv nga pushtimi serb, numri i banorëve është tkurrur në mënyrë drastike, sa që sot numëron rreth 250 banorë. Shkak për këtë ishin masakrat e kryera ndaj popullatës së pa mbrojtur dhe kërkimi për një jetë më të mirë, kur dihet mirëfilli se jeta rurale kërkon më shumë punë dhe angazhim. Ky vendbanim kufizohet në veri me fshatin Serbinë, në verilindje me Dabishecin, në juglindje me Gllogovicën dhe Marecin, në jug me Zllashën, në perëndim me Keçekollën dhe Nishecin.

HistoriaRedakto

Gjatë rrjedhave historike, ky është përfshirë në shumë komuna të krijuara sipas shijes dhe dëshirës së atyre që sundonin.Në bazë të të dhënave dihet se Prapashtica, një herë dhe një kohë ishte e përfshirë në Komunën e Koliqit, pastaj në atë të Keçekollës, Orllanit dhe së fundi është e ngërthyer në territorin e Komunës së Prishtinës.

Lidhje të jashtmeRedakto