Makoc është një vendbanim në komunën e Prishtinës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Makaj.

Makoc
Makaj
Fshat
Pamje nga Makoci
Pamje nga Makoci
Popullsia
 • Gjithsej997

Gjeografia

Redakto

Makovci shtrihet 3 Km në veri-lindje të qytetit te Prishtinës (lagjia Gollaku) dhe 7 Km larg qendrës së Prishtinës. Ai shtrihet në pjesen veri-lindore të Prishtinës dhe kufizohet me fshatrat Llukar, Grashticë, Siqevë, Radashec, Sofali dhe në pjesën më të ngushtë të tij me fshatin Kolovicë. Nëpërmes fshatit kalon rruga magjistrale M-9 e cila shpie kah veri-lindja drejt kufirit me Serbinë, gjegjësisht drejt portës-4 në drejtim të Medvegjës dhe Leskocit, dhe kah perendimi ne drejtim te kufirit me Malit te Zi. Kufiri me Serbinë nga këtu është vetëm 25 Km larg.

Gjatë javës disa herë operojnë autobus privat në linjat e largëta në drejtim të Medvegjes në këtë drejtim. Makovci bën pjesë në bashkësinë lokale të Llukarit të komunës së Prishtinës, e cila bashkësi përbëhet nga fshati Llukarë, Makoc, Grashticë, Siqevë dhe Radashec. Deri në përfshirjen e fshatit Kolovicë si lagje të Prishtinës në vitet e '90ta edhe ky fshat ishte pjesë e bashkësisë lokale të Llukarit.

Komunikacioni

Redakto

Nga Prishtina Makoci mund të arrihet përmes linjës së autobusit 7b-Makoc-Fushë Kosovë. Autobusi ka si destinacion fillestar Makocin dhe kalon nëpërmes fshatit, për të kaluar nëpërmes qytetit të Prishtinës dhe përfundon prapa qendrës tregtare ETC në Fushë Kosovë. Kjo linjë e autobusit udhëhiqet nga ndërmarrja private SH.A.- "Prishtina" e cila ka disa bashkpronar,të cilët e krijuan këtë ndërmarrje me zhdukjen e kombibusëve si mjete të transportit publik nga ana e komunës së Prishtinës . Gjithashtu Makoci mund të arrihet edhe përmes linjes së autobusit 8-Grashticë-Prishtinë (Te rrethi). Linja 7b operon çdo 20 minuta, ndërsa linja 8 udhëton disa herë brenda dites.

Demografia

Redakto

Simbas regjistrimit të popullsisë 2011, fshati paska 997 banorë. Të gjithë (100 %) u deklaruan si shqiptarë.[1]

Kultura

Redakto

Fshati

Redakto

Në fshat gjenden dy Xhami. Xhamia e vjetër më parë ka shërbyer si mejtep regjional ne mungesë të shkollës e cila u hap tek në vitet 20 te shkeullit XX, dhe në vitin 2012 është rindërtuar nga Bashkësia Islame e Kosovës. Ajo gjihtashtu shërben edhe për fshatin Llukar për kryerjen e riteve fetare, meqë në fshati Llukar nuk posedon xhami. Gjithashtu në lagjen e Hoxhajve është ndërtuar një xhami e re ne vitin 2013, e cila është financuar nga organizata islame Bashkohu së fundi e kthyer ne parti politike nën akronimin LISBA.

Në fshat gjenden gjithashtu varrezat e dëshmorëve të luftës së fundit (me mbi 100 varreza; por të gjithë këta dëshmorë janëtë anës së Llapit) te cilet u vrane nga paramilitaret serb ne kolonen e deportimit te nisur nga Llapi ne drejtim te Prishtines. Gjithashtu gjenden disa shitore, një pompë e benzines, etj.

Shkollimi

Redakto

Shkolla më e afërt për nxënësit e këtij fshati (Shkolla fillore "Ganimete Tërbeshi") gjindtë në Llukar, vetëm disa qindra metra larg dhe e rindërtuar në vitin 2010. Ndërsa shkollimin e mesëm dhe atë universitar ata e vizitojnë në Prishtinë, si qyteti më i afërt. Nga Prishtina Makovci mund të arrihet përmes linjës së autobusit 7b-Makoc-Fushë Kosovë. Autobusi ka si destinacion fillestar Makovcin dhe kalon nëpërmes fshatit, për të kaluar nëpërmes qytetit të Prishtinës dhe përfundon prapa qendrës tregtare ETC në Fushë Kosovë. Kjo linjë e autobusit udhëhiqet nga ndërmarrja private SH.A.- "Prishtina" e cila ka disa bashkpronar,të cilët e krijuan këtë ndërmarrje me zhdukjen e kombibusëve si mjete të transportit publik nga ana e komunës së Prishtinës. Gjithashtu Makovci mund të arrihet edhe përmes linjes së autobusit 8-Grashticë-Prishtinë (Te rrethi). Linja 7b operon çdo 20 minuta, ndërsa linja 8 udhëton disa herë brenda dites.

Historia

Redakto
 
Xhamia e re në Makoc e financuar nga organizata Islame Bashkohu

Fshati Makoc përbehet nga disa lagje, te cilat të gjitha e mbajnë mbiemrin Krasniqi që kanë prejardhjen e njejtë dhe janë të afërt mes veti: Lagja e Hamzajve, Lagja e Dikajve, Lagja e Nelajve, Lagja e Hoxhajve dhe Lagja e Behramajve. Këta banorë kanë gjithashtu prejardhje të njejtë me fshatin Llukarë, Grashticë dhe Kolovicë. Krasniqët e këtyre fshatrave, sipas gojdhënave dhe një studimi te autorit Ali Berisha të botuar ne Monografin Bashkësia e Llukarit, kanë prejardhje nga Malësia e Gjakovës, e cila shtrihet në lindje të Alpeve Shqiptare. Është treva që në kufinjtë e sotëm administrativ të Shqipërisë i takon Rrethit të Tropojës dhe vazhdon dhe jashtë kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në disa vendbanime afër Gjakovës dhe Junikut. Në jug shtrihet deri në Liqenin e Fierzës. Brenda Malësisë së Gjakovës shtrihen bajraqet historike të Krasniqit, Gashit dhe Bytyçit. Ata me ardhjen e tyre nga kjo zonë, sigurisht se kishin besimin Katolik, por të cilët gjatë sundimit osman duhet të kenë konvertuar për arsye të ndryshme në besimin Islam. Këtë e dëshmojn edhe emrat dhe toponimet e këtyre fshatrave: Kolovicë nga emri Kolë, Llukar nga emri Llukë dhe Makoc nga emri Makë. Që te tre këta ishin vëllezër dhe kishin si vendbanim fillestar fshatin Grashticë. Me ndarjen e tyre, ata edhe ndajnë tokat e tyre, nëtë cilat pastaj krijohen fshatrat Makoc, Llukar dhe Kolovicë.

Si në çdo fshat të Kosovës së viteve të '90ta edhe nga Makoci kishte ikje dhe mërgim për shkaqe socio-ekonomike. Disa familje iken drejt Prishtinës e disa të tjera në boten perëndimore. Falë afërsisë së fshatit me qytetin e Prishtinës, infrastrukturës së pëmirësuar nga ana e komunës gjatë viteve të fundit dhe natyrës tërheqëse së fshatit, kohës së fundit vërehet një kthim i këtyre banorëve në fshat, qoftë për banim sezonal apo edhe të përhershëm.

Shih dhe këtë

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ Ethnic composition of Kosovo 2011. Shqyrtuar: 15 mars 2019.

Lidhje të jashtme

Redakto